Mendime
Hasan Hasanramaj: Fshati Llukë e Epërm, shpatull e fortë e historisë
E shtune, 18.05.2024, 06:54 PM
Nga kremtimi i tridhjetë e katër vjetorit të pajtimeve të gjaqeve - ku dorën pajtimit e shtrinë 124 familje
Ngjarje
me rendësi historike që nuk duhet të harrohet
Fshati
Llukë e Epërm në komunën e Deçanit - shpatull e fortë e historisë ...
Ata
që e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit kombëtare mbeten heronjtë të cilët i
ngritën përmendoren e historisë sonë,
sepse fitoreve tona nuk ka mundur t’ua ndalë hovin e armiqërie e çfarëdo ngjyre atëherë dhe sot.
Nga
Hasan Hasanramaj
Për
të gjitha ata të cilët në këto momente të vështira i kanë harrua rezistenca e burrave të
rezistencës të kombit në një anë kur nevojitet uniteti ne kacafytem në mes veti
në një anë, kurse në anën tjetër e kanë qitur pas shpine kontributin e trimave në mbrojtjen e trojeve tona
stërgjyshore të cilave edhe sot e kësaj dite nga forcat e armikut shekullor po na kërcënohet rreziku. Për kujtuar të kaluarën të këto momente të vështira kur
neve na nevojitet uniteti, respekti ndaj njeri tjetrit po punojnë ma te keqen për veten dhe Kosovën.
Për këtë të gjithë këtyre që po punojnë kundër organizimin të forcave te
armikut po ju ofrojmë këtë shkrim nga fshati Llukë e Epërme në
komunën
e Deçanit i cili është vendi me i shenjtë i lavdisë së shkruar historike
e kombëtare, ku trimat shqiptarë që nga vitit 1878 e deri me 1910 te Verrat e
Llukës dhanë kushtrimin dhe e lidhen Besën e Madhe Shqiptare për fillimin e luftës çlirimtare kundër
pushtuesve otomanë dhe për mbrojtjen e tokave stërgjyshore nga grabitqarët
serbë dhe malazias të përkrahur atëherë dhe sot nga Rusia. Ky lokalitet dhe lokalitetet tjera në
Rrafshi i Dukagjinit kanë rritur burra
të kombit dhe të inteligjencës shqiptare të cilët gjatë historisë kanë dhënë
kontribut të madh në rezistencën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për mbrojtjen
dhe çlirimin e trojeve stërgjyshore nga pushtuesit shekullorë dhe për eliminimin
e të gjitha të zezave ngado që u vinin shqiptarëve.
Katër
kuvende historike të mbajtur te Verrat e Llukës i treguan drejtimin për liri, dinjitet
kombëtar, ku secili prej tyre solli nga një kryengritje kundër forcave
pushtuese turke, serbe dhe malazeze, ku u dha të kuptojnë fuqive të
mëdha së shqiptarët dinë të mbrojnë dinjitetin e vet, kur ai shkelet dhe
nëpërkëmbet nga ata që pushtojnë dhe masakrojnë një popull të vogël dhe të
pafajshëm, e këto ishin dhe sot janë forcat barbare serbe dhe përkrahësit e tyre anekënd Evropës ?! ...
Në
këtë traditë kanë mbetur si gjurmë në fshatit Llukë të Epërm të komunës së
Deçanit, e cila është një nga shpatullat me të forta të historisë sonë, vendi i shenjtë i lavdisë historike e kombëtare të shkruar mu te Verrat e fshatit
Llukë të Epërme para njëqind e dyzetë pesë vjetëve, kur trimat shqiptarë dhanë
kushtrimin dhe lidhën besën për luftë çlirimtare kundër pushtuesit otoman, por
edhe për mbrojtje nga rrebeshet e armiqve të tjerë. Kuvendi te Verrat e Llukës
së Epërm ndjek vargun kuvendeve siç ishin Kuvendi i Arbrit dhe i Lezhës, si dhe
Kuvendi për pajtimin e gjaqeve te Verrat
e Llukës, të cilët me iniciativën e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve nisi faljen
e parë të gjaqeve në fshatin Lumbardhë të komunës së Deçanit, në krye me
studiuesin e folklorit tonë të njohur
dhe të nderuar, tani të ndjerin profesor Anton Çetën.
Me
një maj të vitit 1990 te Verrat në fshatit Llukë të Epërme, të Deçanit, dorën e
pajtimit e shtrinë njëqind e njëzet e katër familje të Kosovës
Kuvendi
Kombëtar te Verrat e Llukës përherë pati karakter pajtimi dhe ngjeshje të
radhëve për t’i dalë zot këtij populli që po lëngonte nën thundrën turke dhe
serbe. Në vitin 1910 aty u pritën krerët
më të njohur të fiseve dhe të krahinave shqiptare. Në mesin e tyre ishin edhe këngëtarë nga të
gjitha viset shqiptare, të cilët krijonin një atmosferë festive para së të
shpalleshin faljet e gjaqeve dhe
vendimet e tjera të Kuvendit. Me Një Maj
të vitit 1990, te Verrat e Llukës së Epërm në komunën e Deçanit u tubuan mbi
gjysmë milioni njerëz, të cilët atëbotë ishin të gatshëm të flijojnë jetën para
tytave dhe tankeve të piromanëve serbo çetnikë.
Dorën
në zemër mbajtja e kuvendeve te Verrat e Llukës
me dhjetë shkurt të viteve 1903, 1910 dhe 1990 kanë një rëndësi të veçantë historike
dhe mbarëkombëtare. Në Kuvendin te Verrat e
fshatit Llukë të Epërme të komunës së Deçanit shqiptarët vendosën që t’i
kundërshtojnë reformat e sulltanit. Sipas disa gazetave të huaja Kuvendi i
mbajtur te Verrat e fshatit Llukë e Epërme ka qenë nën influencën e
Austro-Hungarisë.
Këtë
Kuvend dhe jehonën që bëri për mobilizimin e shqiptarëve në rezistencë e ka
fiksuar mirë kënga popullore:
“ U mblodh Kosova bitevi
Bajraktarë dhe holi
Në Llukë të Epërm u baordi
N’ Breg të Llukës pjekën
e ka bë
Krejt Shqiptaria besë ka
lidhë”
Në
këtë manifestim të madh popullor, si para njëzet e katër vjetëve, edhe një
herë, edhe një herë e tregoi madhështinë e njeriut tonë, i cili di ta zotërojë
ndjenjën e urtësisë, burrërisë dhe bashkimit. Për ta qëndisur historinë e re fshati
Llukë e Epërm më Muaji maj në Kosovën e lirë dhe të pavarur është fletë e hapur
e historisë sonë në të cilën hyri populli shqiptar dhe me fjalë burrash edhe
një herë dëshmoi se është i denjë për të ecur krah për krah me botën e
civilizuar dhe demokratike, sepse edhe Kosova e lirë e demokratike është pjesë
e një civilizimi të pranuar, të dëshmuar në thellësi të shekujve të kaluar.
Shqiptarët në këto troje
nuk janë ardhacakë, por popullatë autoktonë
Pseudoshkencëtarët
serbë në shkrimet e tyre në shekullin e fundit vazhdimisht shkruan dhe po shkruajnë se shqiptarët e
Kosovës janë popull ardhacak, por këto trillime dhe shpifje të pabaza nuk kanë
të bëjnë me të vërtetën. Ne shqiptaret kemi qenë dhe jemi ata që gjithmonë me të drejtë -
vazhdimisht kërkuam formimin e shtetit të lirë demokratik, për të cilin shumë
bij dhe bija të këtyre trojeve stërgjyshore dhe të këtij populli në njëqind e dyzet e pesë vitet e fundit, dhe më parë, dhanë jetën për
një Kosovë të lirë. Andaj me gjakun e dëshmorëve tanë si shtet i pavarur me
hapa të sigurt po marshojmë drejt botës së qytetëruar...
Andaj
të gjithë ata, të cilët e shtrinë dhe do
ta shtrijnë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit kombëtar,
janë heronjtë tanë të cilët po i ngrinin përmendore historisë, sepse fitoret
tona nuk ka mundur dhe nuk do të munden t’i ndalë as koha, as armiqtë e çfarëdo
ngjyre do të jenë. Pra burgjet shtëpiake në Kosovë i rrënuan burrëria dhe
trimëria e burrave të mëdhenj të kombit shqiptarë. Pra, ka ardhur koha – që shqiptarët në mënyrë
të organizuara dhe unike, t’i dalin në pritë të keqes e cila është e pranishme
në Kosovë...
“ Kur e ngrehu fjalën Antoni plak
Lindi pajtimi s’ka më
gjak
Kur e ngrehu fjalën
Anton Çeta
U fal gjaku u zgjat
jeta”...
Në manifestimin e madh popullor që u mbajt të
Verrat e Llukës para tridhjetë e tri
vjetëve me një respekt të madh u përkujtuan të gjithë ata që nuk janë fizikisht
në mesin tonë. Puna e madhe e shumë profesorëve, e studenteve, e intelektualeve
dhe e të tjerëve të cilët ishin dhe
mbetën pjesë e aksionit të madh popullor për pajtimin e gjaqeve. Andej, sot pas
tridhjetë tri vjetëve shumë pjesëmarrës
të këtij manifestimi po dërgojmë falënderime në adresë të
gjithë atyre që kontribuuan dhe po kontribuojnë në kurorëzimin e
aksionit të faljes së gjaqeve. ë të gjitha kuvendet në Kosovë dhe në Shqipëri.
Pra, aksioni për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës ishte një mrekulli
shqiptare për pajtim, për tolerancë dhe për bashkim kombëtar. Burrat e kombit
falën gjakun për hir të lirisë, të vendit dhe të popullit. Të gjithë
bashkëbiseduesit tanë dërguan
falënderime të përzemërta në adresë të gjithë atyre që punuan dhe e
shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve: përjetësisht qofshin të nderuar! Qytetaret
nga anët e ndryshme të Kosovës kërkojnë
ndërtimin e një shoqërie të re në bazë të parimeve të lirisë, të paqes, të
demokracisë, të sundimit të ligjit, të barazisë dhe të respektimit të të
drejtave të njeriut e të pajtimeve
ndëretnike. Prioriteti ynë është integrimi evropian i Kosovës dhe i qytetarëve
të saj. Për realizimin e parashikimeve tona kërkohet që në Kosovë më në fund të
mbizotërojë uniteti i plotë i të gjithëve, pa marrë parasysh përcaktimeve partiake,
fetare dhe ndërnacionale.