Mendime
Vladimir Shyti: Sugjerimi Hrushovit për zhvillimin e turizmit ne Shqipëri
E marte, 14.05.2024, 05:10 PM
Sugjerimi Hrushovit për zhvillimin e turizmit ne Shqipëri
Nga
Vladimir Shyti
Mbas
viteve 1950, kur Hurshovi udhëhiqte Bashkimin Sovjetik, pas vdekjes të Stalinit
që kishte lidhur një aleancë të ngushtë me vendin tonë të udhëhequr nga partia
komuniste e Enver Hoxhës, bëri një vizitë miqësore në Shqipëri.Delegacioni
Sovjetik mjaft i vëmendshëm vështroi në këtë vend një Tokë të bekuar, kodra pa
vreshta, pa agrume, fruta të pjekura që binin mbi barin vjeshtor, male
madhështore që lagen, me hare, këmbët e tyre në lumej, kurora me drurë e myshqe
me krye diellorë që i freskojnë.Si fëmijë të babazotit qëndrojnë mbi shpate
malesh, thikë, fortesë e kasolle lartojnë në panorama magjepse, ku piktorët e
botës i kishin hedhur në telahet e tyre.Jo vetëm harmonia e natyrës shqiptare,
por edhe nën toka, sipas specialistëve Sovjetik tregonte se mbartëte pasuri të
ç’muar dhe, duke i’u referuar thënies së Lord Bajronit pas vizitës së tij në
Shqipëri, i cili ndër të tjera citonte:Pashë disa njerëz këmbë zbathur që
shkelnin mbi një tokë plot arë.Ata piketuan vendet ku ndodheshin matrejalet e
çmuar, por shumë pika më të çmueshme i fshehën.
Hurshovi,
kur dëgjojë për tharjen e kënetës së Maliqit, vuri buzën në gaz dhe,
kundërshtojë këtë nisëm të homologut të tij.Ai ishte njohur me parrullën e
shtetit shqiptar, për prodhimin e bukës në vend, ndaj sugjeronte ndërtimin e
një vendi turistik, ku dhe të shumoheshin agrumet në brigjet e Jonit e më
gjërë.Këto fjalformime, të lehta si flladi, për Enverin, ishin si çdo lloj
elementi bërthamor, të kapshëm nën mjergullën e nënështrimit.Dhe mbajti një
qëndrim ashtu, me vendosmëri, nën qiellin e fatit të tij, nën siglën:”Tu qepemi
maleve dhe kodrave, ti bëjmë edhe ato toka pjellore si edhe fushat”.Edhe, kur
sepcialistët Sovjetik e siguruan se, ndihma e tyre për grurë e të tjera gjëra
të domosdoshme nuk do të mungonin për popullin e vogël shqiptar, sllogani s’e
pranoi dhe kur Hurshovi tha se:”Aq grurë sa i duhet popullit tuaj, në magazinat
tona i hanë minjtë”.
Udhëheqësi
komunist ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë kufizim të vullnetshëm dhe
rrezikun që sillte ai mospranim i të prekshmes.Atij, jo se i mungon forca por
lehtësia, jo idetë por ngjyrimet e tonit në formën e një urdhëri, që ai e
mendonte si nënështrim.Ndaj, parapëlqeu të mbetet i varfër në atë botë me forca
të përzier.
Në
vitet paskomuniste, një djalë i ri, me një vullnet të brendshëm me
subjektivizëm të rrëmbyer, por ëndrrimtarë si zoti Rama, me një figurë të
ngatërruar në dukje, por këmbëngulës në patalogjinë e tij, shpërthen rrezikshëm
të shpirtit të ngopur, përqafon iden e Hurshovit, duke e lënë popullin e tij në
varfërinë ekonomike.Shqetësohet për jetën private, për ekzistencën qytetare, që
po i largohet përtej detit, përpiqet të mundësojë vende pune, por nuk mundi të
balancojë pagat me si shoqet Ballkanase, jo më me Evropën, që është shumë
larg.Sot Turizmi shkëlqen, si nga ana finaciare edhe nga bukuritë magjepse që
afron natyra shqiptare, ku një pjesë e mirë e banorëve, nuk munden t’i
shijojë.Lideri ynë me një kujdes “prindëror”mundohet të zbusë varfërinë, duke
qetësuar dufin e rrezikshëm që vlon brenda tij, për ta bërë të arsyeshëm,
pamvarsisht simpatisë që përmban me butësi, pa i shkuar ndërmend se mjafton
trysnia më e vogël për të ndërmuar atë njeri komandues.