Mendime
Kimete Berisha: Shtëpia e çmendur
E shtune, 11.05.2024, 06:55 PM
Shtëpia
e çmendur
Nga
Kimete Berisha
1.
Albin Kurti i ka ftuar opozitën në darkë - në hotel.
Hoteli
ku do të bisedohet për çështje të brendshme të Kuvendit ka bahçe, ka kamera të
fshehura, ka edhe ca buba, ka pishinë dhe marrëveshjet mund të bëhen, sipas
disponimit, edhe në saunë.
Se
sa e sa vendime të rëndësishme janë marrë në nevojtore, veç shpirti i Arkimedit
e di.
-
Ministritë e Kurtit mbledhjet i mbajnë në hotele, bujnë zyrtarët nëpër hotele
(në pronësi të jaranëve të tyre), dhe paguhen nga shteti që bujnë në hotele.
Se
shteti ka zyre të mjaftueshme, por s'ka dhoma të fjetjes.
Hoteli
që ka zgjedhur Albin Kurti për t'i ngjeshur opozitën e ka pamjen kah sarajet e
Liburn Aliut.
2.
Edi Rama i ka zbuluar ish shqiptarët e Greqisë, të cilët do t'i bëjë përsëri
shqiptarë.
Por
ata ish shqiptarë s'janë budallenjë të bëhen falas shqiptarë.
Kushton
shtrenjtë ta bindësh një ish shqiptar të Greqisë që për 100 euro u bë grek, dhe
e ndryshoi emrin, dhe e ndryshoi fenë për pare.
Feja
dhe emri janë mall që shiten e blihen - për shqiptarin.
Minimumi
duhet ta paguash dyfish për ta bindur ish shqiptarin të bëhet përsëri shqiptar.
-
Greqia ua ka blerë shqiptarëve identitetin dhe fenë me pare, e Edi Rama kujton
se ende me pallavra blen njerëz .
Para
se t'i bindë shqiptarët e Greqisë të ribëhen shqiptarë, Edi Rama mund t'ia
ofronte falas kursin e gjuhës shqipe kryepeshkopit Janullatos i cili qe 32 vjet
e udhëheq Kishën e Nolit por nuk e di asnjë fjalë shqip.
-
E ata 800 mijë ortodoksë shqiptarë pse nuk u pengon atyre që kisha nuk flet
shqip.
Greqia
brenda është më e rrezikshme se Greqia jashtë Shqipërisë.
Po,
kush mërzitet.
3.
Se, shqiptarët patriotizmin e kanë si modë...
E
sheh në rrjete sociale analfabetin që nuk di të shkruaj shqip ndërsa kur
fejohet tregon anglisht 'She said yes'.
E
sheh vajzën shqiptare, që gëzohet anglisht kur bëhet nuse me mbishkrimin në
letrën që e mban në duar 'Bride to be'.
Shqiptarët
janë primitivë, i blen pa pare.
Se
demek nëse ia uron vajzës tënde ditëlindjen anglisht - ti je moderne e nëse ia
uron shqip - ti s'je moderne.
-
Për ta kuptuar se si tingëllon kur shqiptari feston privatisht me gjuhën e
huazuar, veç paramendoje sikur amerikanët t'ua uronin ditëlindjen fëmijëve të
tyre shqip.
Jo
veç patetike dhe euforike, jo veç shprehje e paedukatës dhe katundarizmit, por
do të ishte edhe e frikshme ta shikonim një popull komplet që do të hiqte dorë
nga gjuha amtare për shqipen tonë.
Do
të frikësoheshim dhe do të neveriteshim nga ta.
Shqiptarët
janë possessed - të pushtuar.
Anipse
gjuha shqipe është më e bukura, më e pasura, më e zorshmja, ndër më të vjetrat.
Ama,
s'mjafton.
Kanë
sevda të mos jenë shqiptarë. Gjithmonë kanë pasur sevda.
4.
Shtëpia më e çmendur sot është Shtëpia e Vëllait të Madh.
Unë
po shoh aty 'kanibalizëm moral', ku para kamerave hahën e ua hanë njëri-tjetrin
moralin, loçkën e zemrës, e dehumanizojnë shoqi-shoin deri aty sa u kanë mbetur
vetëm eshtrat.
-
E dëgjon Jul Dedën (për të cilin thonë se është humorist) duke e quajtur një
grua 'shterpë' që nuk pjell - si Nëna Terezë.
E
sheh përsëri Jul Dedën duke i thënë një gruaje se 'ti vuan për seks dhe se a e
do maicën time t'i marrësh erë'.
E
dëgjon prap Jul Dedën që e fton gruan të masturbojë!
-
Dhe pastaj Jul Deda nervozohet vet kur një tjetër cimer i çmendur e quan atë
pensionist.
Diskriminimi
është aq i madh sa është gati e pabesueshme kjo që shohim.
-
Diskriminim në bazë të pamjes - lookism (Juli e quan Eglën - të shëmtuar).
-
Diskriminim në bazë të gjatësisë - heightism (Roza e quan Eglën - të vogël).
-
Diskriminim në bazë të moshës - ageism.
Të
jesh plak/ë për shqiptarët është 'turp', është 'dështim'.
Dhe
opinionistët: Arbëri - një tip muderrizi
që vajzat i quan - motra,
dhe
Ori, një grua naive që më e rëndë i duket të jesh 'majdanoz' (për lexuesin e
Kosovës, majdanoz domethënë të jesh si biber i të gjitha çorbave),
pra
kësaj gruaje më i rëndë i duket majdanozi (si shamje e Eglës) se sa bytha e
madhe sa sana e Jul Dedës kur ua kthen grave dhe u thotë: ma hëngshi.
Ajo
bythë do të duhej të futej në rezervat e shtetit.
-
E akuza për 'tradhti' ka mbetur akuza më normale...
Tradhtar
je?
S'ka
gajle.
Kryesore
të dukesh bukur.
Dhe
të kesh mirënjohje nga Presidenti i shtetit (si Jul Deda) - ende pa të njohur
gjindja.
-
Shih ku ka degraduar humori shqiptar - tek përqeshja.
Humoristi
që përqesh gruan që nuk mund të lind fëmijë, pa fajin e saj dhe Ori që e
përkrah, anipse vet s'ka fëmijë.
Humori
i shqiptarëve - është përqeshja fizike, përqeshja e fatkeqësisë, përqeshja e
tragjedisë njerëzore dhe...çka po do më shumë.
Gërdi.
5.
Tash që po bëhet bashkë me antishqiptarët e VMRO kundër shqiptarëve, Arben
Taravani e ka shfrytëzuar për interesat e tij antishqiptare edhe Profetin
Muhamed, duke e cituar thënien e tij - 'Duaje për të tjerët atë që do për veten
tënde'.
-
Pra, duaje për antishqiptarët e VMRO atë që e dëshiron për shqiptarët e Albin
Kurtin.
U
bë edhe ky ta shfrytëzojë profetin për vota!