Mendime
Florim Zeqa: Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!
E merkure, 15.05.2024, 06:53 PM
Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!
Shkruan:
Florim Zeqa
Interesi i shtetit duhet të shikohet nga
mundësitë tona, nga aspekti gjeostrategjik dhe historik e jo nga dëshirat tona.
Duhet maturi dhe guxim në veprime, duhet vizion dhe largëpamësi politike për të
nxjerrë atë që është e mundur e jo nxitje nga dëshirat dhe ambiciet për ngritje
të imazhit personal mbi fatkeqësinë e vendit.
Anologjia e Veriut me
Triesten
Pas
përfundimit të luftës, të gjitha shtetet me konteste territoriale problemet i
kanë zgjidhur ose janë detyruar t’i pranojnë zgjidhjet e ofruara nga
ndërmjetësit ndërkombëtar sipas parimeve të etnitetit për të arritur zgjidhje
përfundimtare dhe paqe afatëgjatë në atë rajon.
Pas
përfundimit të luftës së dytë botërore, Trieste deri në vitin 1954 zyrtarisht
ka qenë pjesë e Jugosllavisë, derisa është arritur marrëveshja ndërkombëtare,
sipas së cilës Trieste i kthehet Italisë.
Sikurse
që ishin të kota parollat e Titos, “Jetën e japim, Triestën s’e japim”, të kota
mbeten edhe zotimet tona folklorike, “Pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet
Mitrovica”, pasi ajo u nda në Parlamentin e Kosovës në dysh: Mitrovica Veriore
dhe Mitrovica Jugore!
Kosova
duhet të qëndroj unike edhe atëherë kur ndodhë dështimi i anëtarësimit nëpër
organizata relevante ndërkombëtare, të cilit do nivel qofshin ato, për të
mbledhur energji për vazhdimin e betejave tjera për të ruajtur integritetin e
shtetit, sovranitetin dhe stabilitetin afatgjatë politik në vend.
Kosova
me unitetin e saj politik duhet të dëshmoj vendosmëri dhe konsistencë në
rrugëtimin evro-perëndimorë, përkatësisht të integrimit gradual në organizatat
ndërkombëtare.
Kosova
assesi nuk guxon të mbetët peng i një asociacioni, e aq më pak i tekeve
personale të një lidershipi, cili do qoftë ai.
Sikur
ta kishim çliruar vendin tonë vetë pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do të
kishim pasur plotësisht të drejt t’iu qëndrojmë besnik dëshirave dhe tekeve
tona personale dhe kolektive, por jo, kur edhe tani pas 25 viteve, KFOR-i
(NATO) është forca kryesore mbrojtëse e tërësisë territoriale të vendit tonë.
Nuk
guxojmë të harrojmë edhe faktin tjetër, që Kosova në Bruksel më 2013 dhe 2015 e
ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin, të ratifikuar në Kuvendin e
Republikës së Kosovës, të cilën e ka pranuar “pa e nënshkruar”, pra është
zotuar edhe kryeministri aktual në marrëveshjen e Ohrit vitin e kaluar!
Stop lojrave me
hipokrizi
Tendenca
për t’i ikur përgjegjegjësisë politike duke mos e zbatuar marrëveshjen e
dakorduar është thikë me dy teha për Kosovën. Nuk është aspak e ndershme për
kryeministrin aktual, që në njërën anë të thirret në patriotizëm ekstrem, kurse
në tjetrën të dorëzohet krejt siq ishte rasti me kishat dhe manastiret serbe,
të cilat i fuqizojë me territor dhe kompetenca legjislative në shtetin ‘laik’
të Kosovës!
Albin
Kurti e di mirë që do të jetë e kotë çdo orvatje për t’u ikur zotimeve
ndërkombëtare, prandaj po i bën këto lojra me hipokrizi për konsum të brendshëm
politik.
Për
ta ‘bashkuar’ Mitrovicën dhe mbajtur Veriun e vendit, Kosova duhet ta ketë
forcën ushtarake të barabart me atë të Serbisë dhe dyfish më të madhe sesa të
NATO-s dhe të partnerëve tonë që po na rekomandojnë parreshtur themelimin e
Asociacionit.
Aventurat
politike të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë me
rrezikshmëri të lartë për ekzistencën e shtetit dhe jetën e qytetarëve. Andaj,
më mirë është t’i vihet kapak një herë e mirë kësaj pune dhe Kosova të kthehet
kah e mbara, kah rruga e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të saj në
familjen e madhe evropiane.
Për
të bërë një analizë të thellë dhe të thuktë politike kërkohet kohë dhe hapësirë
e madhe mediatike, por prapë se prapë unë nuk i vë kapak asnjë vendimi politik!
Janë politikanët ata që duhet të tregohen të vëmendshëm në marrjen e vendimeve
dhe zgjidhjen e problemeve, për të mos u ndjerë të penduar nesër para
qytetarëve të vendit.