Mendime
Florim Zeqa: Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!
E premte, 17.05.2024, 06:55 PM
Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e
diplomacisë inekzistente të Kosovës, e cila për afro katër vite në pushtet,
përveqse nuk arriti ta sjellë asnjë njohje për shtetin, i përkeqësojë
marrëdhënjet e shkëlqyera me shtetet njohëse dhe sponsorizuese të lirisë dhe
pavarësisë së shtetit tonë.
Ministre servile e
kryeministrit
Sikurse
për çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë,
përfundojë nën sankcione ekonomike ndërkombëtare, duke humbur me qindramiliona
euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë,
qeveria avanturiere për “një plesht e dogji jorganin” apo për dinarin serb e
humbi anëtarësimin në KiE.
Mos
dëgjueshmëria e rekomandimeve të miqve ndërkombëtar është shprehje e mosbesimit
tonë ndaj tyre dhe jo vetëm kaq. Kjo është mos mirënjohje e drejtëpërdrejt ndaj
ndihmesës së bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së
vendit tonë.
Shndërrimi
i politikës së jashtme në politikë të brendshme, përkatësisht e kalkulimeve të
çdo veprimi për konsum të brendshëm politik, gjegjësisht e kalkulimit në vota
elektorale e ka kthyer Ministrinë e Punëve të Jashtme në levë, kurse ministren
në servile morbide të kryeministrit paranojak.
Letra e vonuar e
ministres deshtake të punëve të jashtme
Letra
e vonuar e ministreshës deshtake të punëve të jashtme të kujton atë thënjen e
famshme popullore “Nuk mbahet Qurani Natën e Bajramit”. Komunikimet me letra të
qeveritarëve tonë me BE-në janë tregues më i keq i raporteve të ngrira!
Përgatitja
dhe dërgimi i Draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nga ana e
mini-ministreshës është letër “Post-festum” për anëtarësim në Këshill të
Evropës. Ajo letër tashmë është e pavlerë, pasi për anëtarësim do të duhej të
dërgohej në kushtetuses vitin e kaluar, atëherë kur kërkonte SHBA-ja e jo tani
një ditë para “Natës së Bajramit”!
Sikurse
që Qeveria, që nuk e mori parasysh kërkesën e SHBA-ve për Draft-statutin e
Asociacionit, nuk e kishte marrë as sugjerimin e tyre për ‘Targat’, pasojat e
të cilës padëgjueshmëri i dimë të gjithë, të cilat kulmuan me sankcione
ndërkombëtare për Kosovën!
Mirëpo,
edhe tani kostoja e padëgjueshmërisë nuk është aspak e vogël, përkundrazi është
më pasoja akoma më të gjata dhe më të dëmshme për vendin!
Humbja
e rastit për anëtarësim pas dy votimeve të sukseshme në dy organizmat e
Këshillit të Evropës po na ndodh në atë stilin “Na çuan me pi ujë, na kthyen pa
e shijuar ujin”!
Kryeministri
ynë ka menduar se mund t’i mashtroj me ‘Letra’ ndërkombëtarët siq i mashtron
çdo ditë dhe në vjimësi qytetarët e Kosovës!
Kryeministri
me ose pa vetëdije është duke e dëmtuar të ardhmen e vendit dhe duke rrezikuar
stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!
Shtrohet
pyetja hipotetike, në rast të shpërthimit të një luftë e re në rajonin e
Ballkanit, si do të veprojë kryeministri i shtetit të vogël pa aleancën më të
fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik SHBA-të dhe pa
shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?
Nëse
vazhdohet edhe më tutje me këtë diplomaci inerte, pothuajse inekzistente,
dështimi do të jenë akoma më të mëdha nesër! Unë personalisht kam pritur që
kësaj radhe presidentja nga SHBA do t’na kthehet nga vizita me presidentin Joe
Biden, por ajo u kthye nga ‘Ferma e Kuajve’! Mbase ky është “suksesi” më
simbolik i diplomacisë kosovare!