E merkure, 12.02.2025, 05:10 AM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Të gjithë kundër Albinit!

E shtune, 18.05.2024, 06:57 PM


Të gjithë kundër Albinit!

Nga Kimete Berisha

- Albin Kurti ka frikë se nëse e bën Asociacionin e serbëve të Kosovës do ta bosnjizojë Kosovën...e Bosnja është në Këshillin e Evropës.

- Që është në Këshillin e Evropës nuk i ka penguar Bosnjës, aspak, që të jetë shteti më i korruptuar, më i pashpresi, më i varfëri, më i padrejti dhe më i braktisuri.

- Prandaj, s'ka pse të të mbetet zhig të jesh në Këshillin e Evropës, si sot si nesër - njëjë, ty nuk të ndihmon asgjë.

- Askush, përveç bandat politike, nuk është mërzitur pse Kosova nuk hyri në Këshillin e Evropës!

- Kosova është shtet i korruptuar...aq i korruptuar sa që

prokuroria e Kosovës nuk ka ngritur padi ndaj terroristëve serbë që sulmuan dhe vranë në Banjskë.

- Mjerim i madh politik:

shqiptarët kërkojnë nga perëndimi ta dënojnë sulmin që nuk e dënon Drejtësia e Kosovës.

- Kosova s'ka drejtësi, s'ka barazi, s'ka siguri në punë, s'ka sigurim shëndetësor, është e varfër, e korruptuar dhe gati barbare, prandaj nuk i ndihmon gjë të jetë në Këshillin e Evropës, m'sa i ka ndihmuar Bosnës.

- Kosova, Bosnja dhe Shqipëria po boshatisen.

- Kosova u bë si një OJQ për pastrimin e rrugëve të Evropës.

Si rrobaqepësit që krejt dynjanë e qepin, ndërsa vet shkojnë me rroba të shqyera.

- Qeveria Kurti (ende nuk e di pse, por e marr vesh), me mish e me shpirt ka punuar kundër Institucioneve dhe ka prodhuar OJQ për kokë banori, nëpërmjet të cilave i ka shkatërruar dhe degraduar Institucionet deri në atë shkallë sa nuk di më kush se nga sa po shkon pasuli.

- Përveç OJQ, Kosova do të bëhet edhe burg i kriminelëve të Evropës.

Për t'u bërë burg i të burgosurve evropianë, Kosova nuk ka nevojë ta plotësojë asnjë kusht, e për të dalë nga burgu - ëhë.

- Mendoj se Albin Kurti ka bërë mirë që nuk e ka pranuar  draftin për Asociacionit që e la një diplomat që u largua nga misioni i tij, pikërisht pse dështoi në dialog.

Lajçaku e bëri sherrin dhe iku!

- Ndërkohë, Vjosa Osmani (me votat e Albin Kurtit) po ia tregon 'forcën pembe' Albin Kurtit.

- Derisa Vetëvendosja po i mbush Institucionet, sa po mundet, me militantët e saj, Guxo edhe më e shkathët, po ua 'ftoh'.

- Albini është më i sinqertë, por mendoj se Vjosa po luan më mirë, ajo është eksperte t'i tradhtojë ata që e mbështesin (Fatmirin, Isën etj), dhe shumë mirë ua bën.

- Albini duket sikur Vjosës ia ka 'marr' Donikën...

Se ti moj Donika, ti je vajza e heroit kombëtar e ajo ka qenë vajza e policit (që i shërbeu regjimit serb)....

dhe Donikës i ra në mend që ka përparësi patriotike ndaj Vjosës, dhe që është elherze, e nuk pispilloset si ajo.

- Gratë edhe ashtu prishen herdokur mes vete, ato nuk i lënë bashkë dy gurë, lëre më dy gra.

Kam shumë mendime të këqija për neve grave, sa i përket miqësisë.

Janë rrenëse në miqësi dhe të prejnë në besë.

Thjesht për shkak të xhelozisë, mjafton të dukesh më bukur - dhe e hëngre!

- Dhe Donika është më e sinqertë, por Vjosa është lojtare më e mirë sepse nuk ka ndjenja.

Prandaj, Vjosa e mund edhe Donikën, e sheh, hesap s'e bën.

Por, Donika e ka Albinin, e Vjosa e ka krejt botën.

- Rrugët e Kosovës i kanë pushtuar qentë, shteti s'është i zoti t'i mbrojë njerëzit nga qentë, siç i mbron qentë nga njerëzit, ndërsa Vjosa Osmani e këshillon Evropën se si duhet të mbrohet nga Rusia.

- Ndërkohë që u bë me 'perëndimin' kundër Albin Kurtit, Vjosa Osmani po udhëton nëpër fshatra të Teksasit, për t'i treguar Albin Kurtit se është lumtur dhe e dëshiruar nga krejt planeti.

- I ka vizituar edhe aktorët e Dinastisë.

Disa që i gjeti gjallë: Fellona, Amanda, Kristella...Aleksisës nuk ia gjeti shtëpinë...e Bllejkut ia vizitoi varrin.

- Vjosa Osmani po mundohet ta shfrytëzojë PDK-në dhe LDK-në si 'kalë beteje' kundër Albin Kurtit.

- Se Albin Kurti e ka zhgënjyer popullin e Vetëvendosjes, siç i thashë edhe Prindonit,  unë nuhas, kam

intuitë'

- A u binde se...'Mirë e kam pasur kur kam thënë se Albin Kurti është Hugo Çavez'!

- Para se t'i dukej më i miri, Albin Kurti  i është dukur Hugo Chavez.

Përshtypja e parë gjithmonë del e vërtetë.

Prandaj, do të më pëlqente ta shihja Vjosa Osmanin duke e tradhtuar edhe Albin Kurtin!

- Përveç presidentes, Albin Kurti edhe ministrat e vet i ka kundër vetes.

Ata vjedhin në emrin e tij tenderë njëburimor, e vjedhin buxhetin e i kanë vjedhur rezervat shtetërore në emrin e tij.

- Albin Kurti nuk është distancuar nga asnjëri hajn i tij, që do të thotë se po dështon qind për qind dhe po dështon shpejt.

- Për një fjalë goje, Isa Mustafa e ka shkarkuar Aleksandër Jabllanoviçin pa i bërë dy fjalë, ndërsa Albin Kurti nuk e shkarkon Hekuran Muratin që e ka vjedhur Kosovën me tenderë njëburimor.

- Dhe atë stalinisten, Rozeta Hajdarin, që vjedh miell me tepsi dhe kushdo që është kundër vjedhjes së miellit ajo e largon nga puna.

Pak i duket që Jakup Krasniqi është në burgun e Hagës, Rozeta nuk u ngop me urrejtje për të, pa ia larguar nga puna edhe nipin.

Rozeta është staliniste e tërbuar, në emrin e Albin Kurtit!

- Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor.

Janë hajna amatorë, që u shihet hajnia nga helikopteri.

- Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia dëshiroj dështimin - betohem).

Nëse Albin Kurti menjëherë nuk distancohet nga ministrat e tij të korruptuar karriera e tij politike merr fund.

- Opozita më e tmerrshme dhe armiku më i madh i Albin Kurtit janë ministrat e tij, nëse janë të tij!

- Ndërkohë që Albin Kurtin po e izolojnë, perëndimi po e krijojnë Bedri Hamzën.

- Ambasadori gjerman ka shkuar me Bedriun ta përcjell ndeshjen mes Trepçës dhe Yllit.

Dukeshin si djelmosha të gëzuar.

Një tifoz i torcidës, po thotë, tha, e ka dëgjuar Rohden duke i thënë Hamzës, si ia del ti që ta ndriçosh Mitrovicën, nga tregu e deri në Shipol, vetëm me drita të veturave (qyteti i ka poçat e fikur prej se ka shkuar Agimi).

- Perëndimi nuk kërkon politikanë profesora që i japin nasihat Evropës, por shqiptarë nornal, praktik, jomegalomanë dhe të tokës, siç është Bedri Hamza.

Bedriu e ka një aftësi klasike të të bëj t'i besosh, të ndjesh siguri...është si babëlok, nuk është i paparashikueshëm, mendjemadh dhe impulsiv, bash qysh ka qejf perëndimi.

- Po duket sikur të gjithë janë bërë bashkë kundër Albin Kurtit.

Nëse nuk kupton me fjalë se si i ka punën Albin Kurti, e kupton më së miri kur e shikon fotografinë ku për t'ia shtrirë dorën Edi Ramës, Albin Kurti kërruset, e Edi Rama e ngrin kurrizin, nuk lëviz, dhe Edi Rama duket si perverz i frustruar, që përkuljen e ka rezervuar veç për grekun Mitsotakis.

- Mua Edi Rama m"u duk si ata që i ka kapur zori i shurrës, por popullit iu duk si nënçmim!

Se Edi Rama nuk ia fal Albin Kurtit që deshi t'ia marr pushtetin...!

Prandaj nuk na e çel më derën, Edi Rama u bë një  jabanxhi për Kosovën.

- Pra, duke deshur bashkim kombëtar, Albin Kurti u prish edhe me Shqipërinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora