Mendime
Nue Oroshi: Kosova në tehun e shpatës
E hene, 20.05.2024, 06:54 PM
Kosova në tehun e shpatës por nuk duhet lëshuar pe në enklavizimin e shtetit
Nga
Nue Oroshi
Mospranimi
i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është lajm i mirë për
Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi për shumë arsye dhe njëra nga arsyet që u bë
publike është edhe Mosaprovimi i Qeverisë se Kosovës për krijimin e
Asociacionit të serbëve në Kosovë. Më një fjalë mos boshnjakizimi i Kosovës apo
ndalja e krijimit të enklavave serbe që do të jetë një kancër për shtetin e
Kosovës që do ti haj mushkëritë pak e ngapak dhe nuk do ta lejoj të ecë
përpara. Unë mendoj që ky është kushti publik. Por duke njohur disa parime se
si vepron Bashkimi Evropian ka edhe disa gjëra të tjera që nuk janë bërë
publike dhe që ju raportohen rregullisht shteteve perëndimore nga Ambasadorët e
këtyre shteteve në Kosovë si dhe nga shërbimet e tyre sekrete që i kanë mbrenda
Kosovës, për këto gjera kësaj radhe nuk dua të shkruaj. Por kjo vjen edhe për
faktin se Qeveria e Kosovës si dhe partitë politike të Kosovës asesi nuk po
arrijnë që ta krijojnë një lob shqiptarë në Evropë dhe Amerikë për ta përkrahur
çështjen shqiptare dhe për të lobuar për ta forcuar shtetin e Kosovës në Evropë
dhe Amerikë. Këtë çështje iu kam thënë edhe më herët si pozitës ashtu edhe
opozitës.Si pozita ashtu edhe opozita ata shpesh dalin në mërgatë i mbledhin
përkrahësit e tyre përmes degëve,nëndegëve, pikave,apo presjeve, por në faktë
nuk bëjnë asgjë në forcimin e lobimit për Kosovën në Evropë dhe Amerikë.Të
gjithë luftën që e bëjnë pozitë e opozitë në Mërgatë janë takime me mërgatën
për ta mbledhur ndonjë votë për zgjedhje që janë shumë afër.Qeveria e Kosovës
nuk duhet ta aprovon asesi Asociacionin e komunave serbe dhe ta përserisë
gabimin që e bëri me faljen e 24 hektarëve tokë Kishës së Deçanit që ishte
kishë katolike dhe u uzurpua nga Kisha Ortodokse serbe.
Edhe
një gjë duhët të dihet se në fillim të muait qershor Bashkimi Evropian mban
zgjedhjët për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian.Tash veqëse deputetët e
Parlamentit Evropian janë nëpër zonat e tyre elektorale duke bërë fushatë dhe janë duke u munduar që të marrin edhe një
mandat te ri.Kështu që para shtatorit nuk besoj se do të themelohët Parlamenti
i Ri Evropian dhe të formohet Qeveria e re Evropiane. Deri atëherë do të
sqarohet edhe data se kur do të mbahën edhe zgjedhjët në Republikën e Kosovës.
Edhe
opozita nuk duhet ti gëzohet faktit për mos antarsimin e Republikës se Kosovës
ne Këshillin e Evropës se çështjet shteterore janë çështje të përbashkëta,
kurse në anën tjetër as pozita nuk guxon te ngutët dhe të pranoj asociacionin e
Komunave serbe për antarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës.E gjitha se çka
duhët të bëj Qeveria është krijimi i një lobi te fuqishëm me personalitete me
reputacion nga shtetetët Evropiane dhe ato Amerikane.Qeveria duhet ti gjej ku
janë e ku nuk janë përsonalitetët me reputacion kombëtar dhe politikë e jo te
humb kohë me përsona te panjohur si në aspektin kombëtar si në atë politik, me
një fjalë persona që jo vetem që nuk e dinë se çka është atdhetarizma por kurrë
nuk janë në gjendje të dallojnë shtetin nga pushteti, të bardhën nga e zeza.Ata
janë tipa të tillë që kur ju thotë partia bualli është i bardhë ata qorrohën dhe nuk e shohin buallin
e zi por thonë qenka bualli i bardhë si bora. Të tillët është mirë të rrinë dhe
ti shikojnë punët e shtepisë së tyre kurse me lobim kombëtarë të mirrën intelektualët,
profesionistët dhe diplomatët.