Mendime
Florim Zeqa: Fajtorët e dështimit!
E diele, 19.05.2024, 06:54 PM
Fajtorët e dështimit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas dy golave të shënuar të Kosovës në pjesën e
parë, në minutat e fundit të ndeshjes pësuam debakël të thellë nga Serbia 8 me
2. Deri tek kjo humbje e thellë erdhëm falë dy autogolave (me letra) dhe
dështimit të mbrojtjes sonë! Kështu do të komentohej në gjuhën sportive
dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE!
Gabimet e politikanëve
adoleshent
Letra
e udhëheqësve të shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti dërguar
raportueses së KiE-s dërguar Bakojanisit një muaj më parë, me një gamë të
zotimeve të kota, ishte gabimi filletar i liderëve shtetëror. Me zhagitje nuk
zgjidhen problemet! Nuk ka “herë e zbatojmë e herë nuk e zbatojmë marrëveshjen.
Mbetët
i habitshëm fakti se si liderët institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë
shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivelet më të larta të SHBA-ve dhe BE-së, dhe
pikërisht për këtë dështuam të anëtarësohemi në KiE dhe të mbetemi nën
sanksione, në marrëdhënie shumë të acaruara me SHBA-në e BE-në.
Përkeqësimin
e situatës e në veri e rriti ngritja e panevojshme e çështjes ë dinarit, i cili
ndikojë në bojkot të zgjedhjeve në veri dhe dështim të anëtarësimit në KiE.
Përseritja
e zgjedhjeve në veri nën bojkot total të shumicës së popullatës (serbe) në
veri, paraqet dështimin paradoksal të qeverisë së Kosovës!
Dështimit
të treshës së liderëve shtetëror ju bashkangjit edhe ministrja Gërvalla-Shvarc,
që të katërtit së bashku e ndihmuan Serbinë në pengimin e Kosovës për anëtarësim
në KiE!
Deklaratat
e pakontrolluara të liderëve shtetëror pas votimit në Asamblenë Parlamentare të
Këshillit të Evropës, ndikuan tejët negativisht në raundin e fundit për votim.
Serbia i shfrytëzojë për mrekulli gabimet e politikanëve adoleshent, duke e
përdorur “Kalin e Trojes” (Asociacionin) si kusht për pengim të Kosovës.
Jam
i bindur se, sikur të mos ishin të deklaratat e përshpejtuara të liderëve
shtetërorë për ngritje të aktpadisë kundër Serbisë menjëherë pas anëtarësimit
më 17 Maj, Serbia nuk do të mobilizohej aq shumë pas vendimit të kryeministrit
Kurti për Manastirit të Deçanit.
Letra e liderëve
shtetëror i dhurojë fitoren e madhe Serbisë
Liderët
shtetërorë në përgjithësi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe
kryediplomatja Donika Gërvalla në veçanti, janë fajtorët për dështimin e
Kosovës në Këshill të Evropës. Falë kësaj klase miopësh politik, festa nga
Prishtina u zhvendos në Beograd.
Pas
marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, pengimi i anëtarësimit të Kosovës në
KiE është fitorja më e madhe Vuçiqit në dekadën e fundit!
Sikur
të kishin vetëm pak ndërgjegje, për këtë dëm të pariparushëm që i shkaktuan
Kosovës, liderët shtetëror do duhej të ndiheshin të turpëruar para qytetarëve
të vendit, në veçanti para familjeve të të zhdukurve të cilëve ju premtuan
ngritje të padisë shtetërore ndaj Serbisë menjëherë pas anëtarësimit në KiE!
Pas
këtij dështimi skandaloz, kjo qeveri nuk ka më legjitimet popullor. Përveq
kësaj, dëmi shkaktuar është i madh dhe i pariparueshme për të ardhmen
euroatlantike të Kosovës, përderisa këtë të fundit e privon nga e drejta për të
ngritur padi shtetërore ndaj Serbisë.
Letra
e ministres Gërvalla-Shvarc derguar institucionit të KiE pa koordinim me
presidenten, fillimisht paraqet shkelje të protokollit shtetëror e cila
shperfaqi papjekurinë politike të ministres dhe tendencen e saj për faktorizim
politik. Tërheqja e letrës pas disa orëve e vërteton papjekurinë e ministres
mendjelehtë!
Shteti
i Kosovës e humbi rastin historik për anëtarërim dhe jo vetëm. Ky ishte momenti
i faktorizimit dhe rritjes së reputacionit të shtetit para bashkësisë
ndërkombëtare. Me këtë humbje skandaloze nuk u zhbë Asociacioni dhe as
obligimet ndërkombëtare të Kosovës! Pas
këtij dështimi, Kosova është shndërruar në një vend të papërfillshëm nga
bashkësia ndërkombëtare dhe të zymtë pa asnjë përspektivë për qytetarët
Për
dallim nga kryeministri Albin Kurti i cili po sillet sikur nuk ka nodhur asgjë,
presidentja Vjosa Osmani po munduhet të krijojë iluzione të reja tek qytetarët,
kinse së shpejti do të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në KiE!