Mendime
Llesh Ndoj: Që të mos jetë vonë...
E shtune, 18.05.2024, 06:57 PM
Që
të mos jetë vonë...
NGA
LLESH NDOJ
E
takova pas më shumë se dy vjetësh. Ai hyri si dikur, kur punonim bashkë, i
qetë, i vemendshëm, me sytë që
shkëlqenin dhe buzëqeshjen karakteristike.
-
Dje pasdite erdha dhe sot nuk rrija dot pa të takuar, - më tha ai duke më
përqafuar me mallin dhe dashurinë që fëmija i së djathtës përqafon prindin e
tij.
Kaluam
disa caste së bashku, pimë kafe, e pyeta dhe më pyeti për shumë gjëra, por koha
nuk mjaftonte dhe mendja thuajse nuk ishte aty gjatë gjithë kohës... Kisha
frikë nga kjo situate e vështirë, kur vendi ka nevojë për rininë më shumë se
kurrë, për freskinë e mendjes së hapur që i karakterizon dhe energjinë që ata
japin kësaj shoqërie, por nuk gjejnë asnjë mënyrë për të jetuar këtu në vendin
e tyre, ndërsa shtigjet e lakuara bëhen "autostrada" e së
përditshmes. Rrjedh gjak nga kjo tokë e bekuar nga Zoti dhe e mallkuar nga
qeveritë jo njerëzore.
Kush është Gëzimi?
Djali
i vetëm i një çifti mësuesish nga Kurbini Vlash dhe Marie Prendi, të cilët
kaluan gjithë jetën duke mësuar dhe edukuar me pasion nxënësit dhe fëmijët e
tyre. Dhe rezultatet e tyre nuk munguan: - Në arsim dolën në pension duke
mësuar dhe edukuar breza të tërë fëmijësh, rreth 43 vjet në të njëjtën shkollë,
ku edhe sot nderohen dhe respektohen njëlloj nga nxënësit, mësuesit, prindërit
dhe komuniteti. Në familje lindën, rritën dhe edukuan si ata pesë fëmijë, katër
vajza dhe një djalë, secili më i mirë se
tjetri. Gëzimi, një djalë për t'u patur zili për formimin e tijrofesional dhe
kulturorë, mbaron arsimin e mesëm në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” me rezultate
shumë të mira dhe pastaj fakultetin e drejtësisë me rezultate të larta, duke
mbrojtur edhe titullin e Avokatit. Gëzimi punoi vetëm për pak kohë në Byronë e
Regjistrimit në Hipotekën e Lezhës dhe më vonë pranë institucionit të Prefektit
po në Lezhë, por në sektorin e pronave, ku në të dyja rastet u dërgua në
dorëheqje. Firma e tij ligjore, edukimi dhe përgjegjësia familjare, nuk e lanë
të bëhej “pjesë e modës” së atyre që gjithë këto vite tranzicioni janë marrë me
pronat, duke iu shtuar rrëmujës pesëdhjetëvjeçare të së shkuarës dhe asaj “moderne”.
Ishte kthyer metodë e epokës së re ku flije në pronën tënde dhe kuroheshe në
"të huajin", ndërsa zyrtarët e kësaj pune, shumica pa shkollë, pa din
e iman, filluan "pa xhepa" dhe përfunduan "me thasë" me
para. në ditën e punës.
E
ftova djaloshin e ri në zyrën time. Ishte plot energji dhe dashuri për punën,
por të lodhur dhe të raskapitur nga padrejtësitë dhe realiteti i hidhur
shoqërorë, sepse e vetmja ndihmë që kisha mundësi të bëja për të, ishte t’i
ofroja punë pranë meje, megjithse çdo ditë ndjeja hallet e tij, stresin që
kalonte dhe përjetoja problemet ekonomike së bashku me të. Ai u martua me
shoqen e tij edhe ajo me një mësuese me arsim të lartë, por nuk mundi t’a
punësonte kurrë as në shtet dhe as në privat, ndonëse fitoi më shumë se tre
herë të drejtën e punës përmes Portalit “Mësues për Shqipërinë”, por shtigjet
në Portal ishin të mbyllura dhe mbetën një formalitet, ku nuk mund të
shpresohej më. Zyrtarët shtetërorë të arsimit në qarkun e Lezhës, e lanë
mësuesen e re plot forcë, energji dhe dashuri për profesionin, plot 6 vjet pa
punë
Migrimi, rrugë e
detyruar…
Duke
mos gjetur asnjë mundësi, duke mos parë asnjë perspective dhe shpresë për të
siguruar jetesën me mjete të ligjshme, siç ishte shkollimi dhe karakteri i
familjes së tij, emigracioni iu shfaq si e vetmja rrugë për të ardhmen. Mori
gruan dhe vajzën e vogël dhe u detyrua t'u kthente shpinën prindërve të tij për
t’u vendosur në Itali. Italia nuk zhgënjen, as Gëzimi nuk dorëzohet! Ai punon
në bujqësi, punë që nuk e kishte provuar kurrë më parë, veçse për qejf përkrah
prindërve të tij. Punon në ato pemtore në përpjekje për të siguruar letrat
rezidente, perpiqen të mësojnë gjuhën dhe arrini në kohë rekord të fitojnë
letra të përhershme italiane. Ky ishte suksesi i parë i madh për Gëzimin. Atë
që nuk e bëri shteti amë dhe administrate shtëtërore në vendlindje, e bëri
shteti fqinj, duke fituar kështu një familje me culture dhe një djalë me vlera
të larta njerzore. Të paktën shkon e vjen dhe u shuan mallin e prindërve,
ndonëse nuk i ka harruar asnjëherë, sepse thuajse me detyrim, i ka ftuar për
vizitë dy herë në dy vjet me 2 - 3 muaj atje, edhe pse në kushte jo fort
komode. Tani të paktën ai lëviz lirshëm dhe gëzon më shumë të drejta brenda
Italisë, por shkon e vjen me dinjitet pranë familjes.
Deri kur?
Gëzimi
është vetëm 36 vjeç, me arsim të lartë mbaruar me specializime dhe kualifikime,
të tillë njerëz do të bënin çdo punë në vendin tonë dhe do t’a quanin nder,
tani detyrohet të kontribuoje në një vend tjetër, jashtë dëshirës dhe vullnetit
të tij, vetëm se ndjen vështirësi punësimi në vendin e tij, falë zyrtarëve të
korruptuar dhe të paaftë në institucionet tona.
Pse?
Sepse
vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap drejt meritimit në më shumë se tridhjetë vjet.
Me diploma të blera dhe pa diploma, shumë persona punojnë dhe drejtojnë (më
tepër i ngatërrojnë!) punët e këtij vendi. Djem si Gëzimi apo vajza si Vana,
gruaja e tij, punojnë në vendet e huaja, në bujqësi e ndërtim për bukën e gojës
ashtu si dhe unë në vendin tim. Vështirë të them, por ndjehn shumë më mirë sesa
të jenë zyrtarë këtu. Ata vërtetë janë të lodhur, por jetojnë mirë, janë të
qetë dhe të barabartë si shtetas Italianë, ndërsa këtu. Më dhemb shpirti kur
mendoj se vajza e vogël Meri, do të jetë nënshtetase italiane dhe do harrojë
gjuhën e nënës. Ky ishte vetëm një rast spontan, pos a raste të tilla ka në
vendin tone që të rinj të arsimuar dhe të kualifikuar detyrohen të largohen nga
atdheu i tyre edhe familjarisht pa patur asnjë shpresë punësimi, në profesionin
e tyre. ?shtë turp!
Kur
kjo situatë duhet të ndryshojë, atëherë rruga jonë do të jetë evropiane. Po
deri atëherë? Nuk mund t’a përcaktoj si quhet, ose nuk dua, por vetëm evropiane
nuk është!
Llesh Ndoj, intelektual dhe studiues.