Mendime
Florim Zeqa: Dita e Presidentit, simbolikë shtetërore e jo partiake!
E shtune, 25.05.2024, 06:55 PM
Dita e Presidentit, simbolikë shtetërore e jo partiake!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dita e Presidentit korrespondon me zgjedhjet e
para presidenciale të 24 Majit të vitit 1992, në të cilat u zgjedh presidenti i
parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) në përputhje të plotë më
Kushtetuten e Kaçanikut.
Abuzimi me familjen
Rugova vazhdon edhe me presidenten Osmani
Paradoksi
i shënimit të kësaj dite është se, nga ajo kohë e deri më sot, përveq
retorikave elektorale, nuk e kemi pasur asnjë iniciativë serioze për ndryshimet
kushtetuese të cilat mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë!
Të
shënosh Ditën e Presidentit dhe të mos e flasësh asnjë fjalë për mundësinë e
zgjedhjes së presidentit me voten e popullit është mashtrim i mbështjellur me
hipokrizi i presidentes për të mbrojtur interesat personale para atyre
shtetërore.
Përdorimi
i familjes Rugova nga ana e presidentes Osmani për interesa thjesht personale
është vijimësi e veprimeve të saj, e cila asnjëherë nuk ka punuar për interesin
partiak dhe shtetëror, por gjithnjë në radhë të parë e ka kënaqjen e egos
personale.
Sikur
të ishte ndryshe, presidentja afër vetes tek familja Rugova duhej të kishte
drejtuesit e dy institucioneve shtetërore, kryeministrin dhe kryeparlamentarin,
drejtuesit e subjekteve politike e jo bashkëshortin e saj!
Dita
e 24 Majit apo dita e presidentit do duhej të simbolizonte ditën e unitetit
politik e jo të kthehet në kremte partiake apo klanore brenda sojit të njëjtë!
Veq kësaj, presidentja duhet të jetë drejtuese e shtetit dhe e politikës së
jashtme në veçanti, pasi ministrja e punëve të jashtme z. Gërvalla-Shvarc me
paaftësinë e saj diplomatike ka degraduar skajshmërisht. Ajo shkon dhe takon
vetëm grupe të interesit në diasporë, takon arbëreshët nga dy herë në vit, por
jo edhe mërgatën në Itali, anipse disa herë i kam shkruar dhe bërë ftesë për vizitë
të mërgatës në pjesën veriore të Italisë.
Çdo ikje nga obligimet
ndërkombëtare me pasoja fatale për vendin
Pas
dështimit (përmes letrave) për të qenë në rend dite anëtarësimi i Kosovës në
KiE në takimin e Komitetit të Ministrave të 17 majit, presidentja do duhej të
merrte masa ndëshkimore për shkarkimin e ministres kryeneqe të punëve të
jashtme, e cila kokë në vete dhe me direktiva të kryeministrit Albin Kurti i
dërgojë letër të pavlerë Komitetit të Ministrave në KiE, letër të cilën e
tërhoqi disa orë më pas!
Gërvalla
duhet të shkarkohet edhe për shkak të mbrojtjes së megaskandalit korruptiv të
ambasadorit Martin Berishaj, të skandalit të permasave ballkanike.
Pas
dështimit skandaloz, Kosova po provon të riniset sërish drejt anëtarësimit në
KiE me një draft-statut të ri për Asociacionin, por me letra dhe draft-statute
nuk fiton Kosova, por ndihmohet drejtëpërdrejt Serbia.
Në
këtë rast presidentja duhet ta merrë në dorë timonin e diplomacisë së jashtme,
për ta rikthyer çësthjen e anëtarësimit në binarë të shëndoshë. Kjo është e
mundur dhe duhet të ndodhë sa më parë, duke dëshmuar guxim dhe pragmatizëm në
marrjen e vendimeve shtetërore për themelimin sa më parë të Asociacionit, të
këtij obligimi ndërkombëtar që ka marrë Kosova në momentin e ratifikimit të
marrëveshjes së 19 Prillit 2013 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sikurse
pavarësia e Kosovës që nuk guxon të kthehet pas, as dokumentet e ratifikuara në
Kuvend dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk kthehen pas, ato duhet të zbatohen.
Ne nuk e kemi komoditetin të bëjmë veprime dualiste, atë që na konvenon ta
pranojmë, kurse ato që nuk na pelqejnë t’i refuzojmë. Për faktin se fati ynë
kolektiv dhe ekzistenca e shtetit të Kosovës është e lidhur ngusht me interesat
e aleatve tonë perëndimorë.
Çdo
ikje nga obligimet ndërkombëtare dhe çdo tendencë për ikje nga rekomandimet e
aleatëve tonë strategjik për themelimin e Asociacionit do të jetë me pasoja
fatale për vendin!
Fitorja
e Serbisë në KiE mund të bëhet akoma më e madhe nëse presidentja nuk e merrë
guximin për ndërmarrjen e hapave kushtetues që e obligojnë si drejtuese e
shtetit. Një çasje më pragmatike e presidentes do të ndihmonte në heqjen e
masava ndëshkimore ekonomike të vëna pa drejtësisht nga BE-ja ndaj shtetit tonë
për fajin e politikës aventureske të kryeministrit.