Mendime
Skender Jashari: Lugina e Preshevës ka SHBA-të dhe BE-në, më shumë sesa politikanët dhe partitë politike të saj
E diele, 02.06.2024, 06:53 PM
Lugina e Preshevës ka SHBA-të dhe BE-në, më shumë sesa politikanët dhe partitë politike të saj
Nga Skender Jashari
Edhe dje, më 31 maj 2024, Parlamenti Europian, i dërgoi letër Serbisë, ku kërkon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç sidomos dekadën e fundit, kemi pa, që më shumë SHBA, BE dhe vende të tjera perëndimore kanë ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nuk
jam optimist për Luginën e Preshevës, as për politikanët e saj, e as për vetëdijen
që mbizotëron në mesin e qytetarëve tonë, por as për qasjen e Republikave tona
karshi Luginës së Preshevës dhe Serbisë.
I.
Qasja e Serbisë ndaj Luginës së Preshevës
Natyrisht
kurrë nga Serbia nuk pres që ajo të demokratizohet, civilizohet dhe të
respektoj marrëveshje, ligje të saj demokratike në letër por jo në praktikë a ligje
ndërkombëtare. Pas vitit 2001, me përfundimin e Luftës së U?PMB-së, Serbia vazhdoi luftën dhe
veçmas speciale, por jo edhe ne. Serbia vazhdimisht dhe publikisht deklaronte
armiqësi ndaj Kosovës, ku përfshinte edhe Luginën e Preshevës. Lehtazi shihet
qasja e Serbisë ndaj Luginës së Preshevës:
1.
Qasja
e Serbisë kundër Kosovës( Shqiptarëve) dhe Luginës në aspektin ndërkombëtar:
a.
Qasja
e Serbisë kundër Kosovës(Shqiptarëve) dhe Luginës, në arenën ndërkombëtare, bëri
që çështja e Luginës të harrohet edhe nga vetë delegacionet e Kosovës, Shqipërisë,
poashtu edhe nga faktori ndërkombëtar( pasi ky e shihte që faktori politik i
Luginës ishte në gjumë!).
2.
Qasja
e Serbisë kundër Luginës:
a. Bishtnimi i Marrëveshjes së Konçulit
2001 dhe i detyrimeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të
njeriut, pakicave kombëtare etj. Këto të garantuara edhe me dokumente dhe nga
institucione ndërkombëtare, madje edhe në ligjet e Serbisë, shumica e këtyre
akteve normative ndërkombëtare janë pranuar(Kartën e Kombeve të Bashkuara,
Deklaratën e përgjithshme për të drejtat e njeriut, Pakti ndërkombëtar për të
drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat
Civile dhe Politike etj), por që në praktikë nuk zbatohen.
b.
Zvogëlimi,
shtypja dhe luftimi i Vetëdijes Kombëtare Shqiptare dhe intelektualëve,
“bashkim-vllaznimi” me Serbi dhe forcimi i ideologjive të dobishme për Serbinë.
1. Zvogëlimi, shtypja dhe luftimi i Vetëdijës
Kombëtare Shqiptare dhe intelektualëve. Në kuadër të kësaj forma të ndryshme, si arrestimin, kërcënimin,
dënime të ndryshme, dëbime a diskriminime të nacionalistëve Shqiptar( p.sh:
shumica e veteranëve të Luftës së U?PMB-së janë përndjekur, arrestuar a
detyruar të ikin nga vendlindja, pastaj shumica e intelektualëve diskriminohen,
izolohen, përjashtohen, nuk u njihen diplomat etj. Armiqësimin, përçarjen,
pengimin, shkëputjen, ndarjen në forma e mënyra të ndryshme të Shqiptarëve të
Luginës me ata të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë.
2. Bashkim-vllaznimi me Serbi duke joshur,
blerë, financuar, kredituar, punësuar, dhënë hapësirë, individëve dhe
subjekteve politike që ishin në dobi të drejtëpërdrejtë të Serbisë apo në dobi të
tërthortë( forconte, mbështeste etj një politikan a parti politike për t’ia
kundërvënë politikanit, partisë politike që ishte më e dëmshme për interesat e
Serbisë, etj).
3. Forcimi i ideologjive të dobishme për
Serbinë, qoftë atyre që drejtëpërdrejtë shkojnë në interes të Serbisë apo edhe
të tilla që tërthorazi janë të dobishme për Serbinë, përfshirë edhe ato
politike, fetare, antiperëndimore( veçmas anti-amerikane), proturke, proruse.
Ideologjitë e tilla si radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi Islamik, pastaj
turkofilizmi, boshnjakizmi, rusofilizmi, antiamerikanizmi, antisemitizmi,
izolacioniste(shkëputja nga aleatët perëndimor dhe izolim i Kombit tonë),
nacionalizmit radikal gjoja Shqiptar, etj janë promovuar, mbështetur, nxitur
nga qarqe shtetërore dhe agjenturore të Serbisë, tek Shqiptarët e Luginës së
Preshevës. Madje element lojalist të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, janë
rekrutuar si agjent të Serbisë a ideologjive tjera filoturke, filoerdoganiste,
filoruse, antiamerikane, nacionaliste ekstreme gjoja Shqiptare etj, për t’i përdorur
për qëllime të drejtëpërdrejta a të tërthorta për qeverinë e Serbisë a kundër Interesave
Kombëtare Shqiptare.
c.
Izolimi,
varfërimi, vështërsimi i jetës, diskriminimi dhe mos-respektimi i të drejtave
dhe lirive individuale dhe kolektive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si
dhe lehtësimi i shpërnguljeve. Përfshirë vështërsimin në nxjerrjen e
dokumenteve, punësim, mbijetesë të pavarur( agro-blegtori), pasivizimi i
adresave, gjobitje dhe dënime material, administrative, kundërvajtëse dhe
penale etj.
d.
Përfshirja
në veprimtari kriminale të qytetarëve e sidomos të rinjëve të Luginës së
Preshevës. Kjo dukuri e rekrutimit sidomos rinisë Shqiptare të Luginës së
Preshevës, mund të vërehet që shumica e atyre të rinjëve që janë shoqëruar me
familjarë të policëve të Serbisë( polic shqipfolës), më pas janë nxitur të përfshihen
edhe në kriminalitet.
1.
E
që kjo praktikë është aplikuar nga vitet 1992 e më pas, ku të rinjë
rekrutoheshin nga grupe të rinjësh, që shkaktonin terror tek të rinjët dhe
qytetarët e tjerë që kishin integritet e dinjitet në Luginë.. P.sh: Grupe të
tilla si e “2Pac” në Preshevë.
2.
Përfshirja
e agjentëve, agjentëve islamik të Serbisë, për të promovuar, propaganduar
radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, madje duke u përfshirë edhe
në akte terroriste islamik, në Luginë, rajon( sidomos në Republikë të Kosovës,
por edhe në Maqedoni), pastaj edhe në vendet perëndimore. Janë një numër i
konsiderueshëm i të tillëve, që veprojnë si “hoxhallarë vehabi”, si gjoja këngëtar,
si gjoja aktor etj.
3.
Përfshirja
pastaj në krime ordinere, të tilla si kontrabanda me narkotik, grabitje,
vjedhje etj. Sidomos në vendet e Europës Perëndimore e gjetiu.
II.
Qasja e Republikave të Shqipërisë dhe
Kosovës ndaj Luginës dhe e vetë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Para
rreth 10 vitesh, së paku kërkoheshin edhe me protesta disa të drejta dhe liri për
Shqiptarët në Luginë, sot as të tilla më nuk ka. Faktoriteti i Shqiptarëve të
Luginës së Preshevës, gradualisht është dobësuar, identiteti dhe vetëdija Kombëtare
Shqiptare në vazhdimësi është dobësuar, derisa vazhdimisht janë forcuar
ideologji jomiqësore dhe armiqësore kundër Shqiptare.
1. Këshilli Kombëtar Shqiptar nën
Serbi
Këshilli Kombëtar Shqiptar nën
Serbi, gjegjësisht ky pseudo-këshill, ka 29 antarë( të zgjedhur nga partitë
politike përmes zgjedhjeve) dhe 6 komisione me nga 5-15 antarë.[1]
Komisionet: për arsim dhe arsim të lartë, kulturë, informim dhe botime, përdorim
zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe komision për rininë dhe shoqërinë
civile,[2]
kompetencat e këtij pseudo-këshilli, janë mes tjerash edhe: përcakton propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të
pakicës kombëtare( e që të gjithë e dijmë që për Famurin tonë, disa qindëra
qytetar shqiptar të Luginës janë gjobitur e dënuar); inicon procedurën para Gjykatës
Kushtetuese, Mbrojtësit të qytetarëve, ombudsmanit krahinor dhe vendor dhe organeve tjera kompetente, kur
vlerëson se është bërë shkelja e të drejtave dhe lirive të garantuara me
Kushtetutë dhe me ligj e pjesëtarëve të pakicave kombëtare( mijëra raste të
shkeljeve të të drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve shqiptar të
Luginës së Preshevës janë bërë, por asnjë rast nuk dëgjohet zëri i këtij
pseudo-këshilli); inicon procedurën nga
pika paraprake në emër të pjesëtarëve të
pakicave kombëtare, bashkë me autorizimin e mëparshëm të marrë me shkrim( e
as në emër të ndonjë qytetari viktimë të Luginës së Preshevës nuk është bërë); merr
qëndrimet, fillon nisma dhe ndërmerr masat lidhur me të gjitha çështjet të
cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me pozitën, identitetin dhe të drejtat e
pakicës kombëtare( nuk ka bërë qoftë ndonjë gjë konkrete dhe serioze në këtë
drejtim). E njejta gjë ndodhë edhe me të gjithë politikanët dhe partitë
politike lokale në Luginë të Preshevës, derisa ka pasur disa deklarata gjoja
patriotike. Avokati dhe përfaqësuesi legjitim për Shqiptarët e Luginës së
Preshevës do duhej të ishte Këshilli Kombëtar Shqiptar, i zgjedhur dhe përfaqësuar
denjësisht prej, për dhe nga Shqiptarët e Luginës.
2. Partitë politike të Shqiptarëve
të Luginës së Preshevës
Por shohim që politikan lokal,
marrin përsipër avokimin dhe përfaqësimin e Shqiptarëve të Luginës, jo për
Interes të Shqiptarëve të Luginës, por për interese personale dhe partiake. Kjo
përçarje nuk evitohet as nga partitë
politike në Luginë, e aq më pak nuk kërkohet nga Qeveritë e Shqipërisë dhe
Kosovës, që politikanët dhe partitë politike të Luginës të jenë të bashkuara
kur bëhet fjalë për t’u ndesh me Serbinë në mbrojtje të Interesit të Shqiptarëve
të kësaj ane.
3. Politikanët dhe partitë
politike të Kosovës dhe Shqipërisë
Politikanët dhe partitë
politike të Kosovës dhe Shqipërisë, në vazhdimësi, kanë instrumentalizuar
individ dhe grupe qytetarësh të Luginës së Preshevës, për qëllime politike
interne në Kosovë. Por përpos deklaratave sipërfaqësore, cinike,
pseudopatriotike, asgjë e asnjëherë seriozisht nuk është bë diç konkrete( as ato “donacione” e
“ndihma humanitare të qeverive të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë” dedikuar
Luginës, nuk kanë qenë shpërndarë meritorisht gjegjësisht janë keqpërdorë;
donacionet e librave kanë qenë më shumë lojë; kërkesat për lejim të Abetares
dhe librit të historisë, poashtu ka qenë joserioze). Këtë cinizëm, paturpësi e pabesi e bazoj që
Bajram Begaj presidenti i Republikës së Shqipërisë, më 22 shtator 2023,[3]
kërkon sa për sy e faqe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të
Luginës, pasi së pari këtë e kishin kërku Sekretari i SHBA-së, më 12 dhe 13
shtator 2023[4]
dhe Von Cramon raportuesja e Parlamentit
Europian për Kosovën, më 19 shtator 2023.[5]
Mos të harrojmë, kjo nuk është e fundit, në vazhdimësi edhe më parë, SHBA dhe
vendet e Europës Perëndimore si të ndara a edh institucione respektive të BE-së,
kanë trajtuar çështje
që janë në interes të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës- derisa zëri i
Shqiptarëve të Luginës dhe politikanëve të saj është venitur, zëri i aleatëve
tonë në Perëndim është forcuar.
Ka akte normative ndërkombëtare
dhe Europiane( si konventa, protokole, pakte, rezoluta por edhe vendime të
Gjykatave ndërkombëtare etj), kërkojnë që shtetet amë të mbrojnë dhe avokojnë në
emër të popullatave të tyre etnike të mbetura në territoret e shteteve tjera.
Konventa
Kuadër “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” ku shprehimisht theksohet që
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës do ta mbikëqyrë zbatimin e saj, derisa theksohet po ashtu që edhe shtetet
joanëtare të Këshillit të Europës do të marrin pjesë në zbatimin
e saj, veçmas shiko nenet 5,[6] 8,[7]12.1,12.2, 12.3,[8] 17.1, 17.2,[9] 18.1,[10] 24.1 dhe 24.2.[11]
III.
Qasja e SHBA-së, BE-së dhe Aleatëve Perëndimor
ndaj Luginës së Preshevës
Edhe dje, më 31 maj 2024,
Parlamenti Europian, i dërgoi letër Serbisë, ku kërkon mbrojtjen e të drejtave
dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtë letër e nënshkruan
Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, që ia
drejtojnë kryeministrit dhe dy ministrive të qeverisë së Serbisë. Në këtë letër
theksohet shqetësimi i thellë edhe për mospërmbushjen e Marrëveshjes së Konçulit të 2001, si dhe duke përmendur
shkeljet sidomos dekadën e fundit, të formave të ndryshme të diskriminimit, përfshirë
edhe pasivizimin dhe kufizimin e edukimit dhe mundësisë së punësimit, kujdesin
mjekësor adekuat. Në përfundim të kësaj letre theksohet që dështimi në
adresimin e këtyre çështjeve,
nuk minon vetëm parimet e barazizë dhe jodiskriminimit por edhe rrezikon përkeqësimin
e tensioneve dhe jostabilitetit në rajon si dhe rrugën e Serbisë për BE.
Në vazhdimësi, kemi pa që edhe
më parë, sidomos dekadën e fundit, shumë më e zëshme kanë qenë zyrtar dhe
institucione të ndryshme të vendeve perëndimore, në veçanti SHBA-së, BE-së, Britanisë,
Gjermanisë, Italisë etj, që kanë ngritur zërin në mbrojtje të Shqiptarëve të
Luginës së Preshevës.
Si do duhej:
IV.
Qasja që do duhej të kishim Lugina e
Preshevës
Organizime
qytetarësh, biznesmenësh, nacionalistësh, intelektualësh, sportistësh, artistësh,
politikanësh përfshirë edhe partitë politike etj, qoftë nën ombrellë të Këshillit
Kombëtar( të vërtetë) Shqiptar, a edhe të
partive politike, duke u bashkuar për të ideuar strategji të mirëfillta, për
avansimin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve Shqiptar të Luginës
së Preshevës; zhvillimit ekonomiko-socio-kulturoro-sportiv; avansimin e çështjes
së zgjedhjes përfundimtare të statusit politiko-juridik të Luginës së Preshevës
dhe çështja e sigurisë dhe mbrojtjes së Luginës së Preshevës.
Qeveritë
e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk bashkërendojnë e bashkëveprojnë mjaftueshëm dhe
efektivisht në dobi të Luginës së Preshevës dhe faktorit Shqiptar më gjerë.
P.sh:
1.
për
avansimin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve Shqiptar të Luginës
së Preshevës; Përmes krijimit të mekanizmave lokal në Luginë të Preshevës, përmes
kordinimit dhe bashkëveprimit me të gjitha komunitetet tjera etnike nën Serbi,
përmes kordinimit me subjekte fizike e juridike( organizata, parti politike,
institucione) të shteteve tona( Republikave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë
etj).
2.
zhvillimit
ekonomiko-socio-kulturoro-sportiv, duke krijuar strategji nacionale të Shqiptarëve
të Luginës, për zhvillim në këto fusha. Duke kordinuar me shtetet tona
Republikat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, për të zhvilluar këto fusha. Pa
harruar gjetjen e ideve dhe mundësive për eksportim të agro-blegtorisë së Luginës
së Preshevës, për në bregdetin Shqiptar, pastaj për në vendet e treta.
3.
avansimin
e çështjes së zgjedhjes përfundimtare të statusit politiko-juridik të Luginës së
Preshevës. Duke u kordinu me Republikë e Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të
Maqedonisë, veçmas duke kushtëzuar dhe reciprokisht me rastin e Serbëve në
Kosovë. Por pa lënë anash edhe bashkërendimin edhe me faktorin ndërkombëtar.
Gjithashtu bashkërendimin dhe kordinimi edhe me gjitha komunitetet etnike nën
Serbi dhe me shtetet fqinje që kanë pakica kombëtare të tyre nën Serbi( psh:
Hungari, Bullgari, Kroaci, Bosnje etj).
4.
çështja
e sigurisë dhe mbrojtjes së Luginës së Preshevës. Kjo e nëndarë në sektorin e
sigurisë publike, ku “policia ekzistuese multiçetnike” të bëhet realisht polici
multietnike, që si në përbërje si në zinxhir komandues përfaqësohet nga përbërja
e popullatës lokale. Kurse çështja e mbrojtjes, duke gjetur mënyra të mundshme, për të ruajtur të
gjithë veteranët e U?PMB-së, por edhe duke gjetur mundësi që
të gjithë të rinjët e moshës për luftë, të kryejnë trajnime profesionale
ushtarake dhe specializime( kryesisht jashtë Luginës së Preshevës), duke qenë
në vazhdimësi në aleanca me komunitetet të tjera etnike nën Serbi, që në rast
të nevojës, të jenë të përgatitur për ta mbrojtur vendin nga pushteti okupues
qendror i Serbisë.
V.
Qasjet e Republikave tona, karshi ndikimit
rus-serb, ndaj Luginës
Republikat
tona( Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës) karshi Luginës së Preshevës dhe
Serbisë, nuk janë kënaqëshëm për shumë aspekte. Republikat tona të Shqipërisë,
Kosovës, nuk janë mjaftueshëm të qëndrueshme ekonomikisht, politikisht,
ushtarakisht për të qenë kundërpeshë ndaj Serbisë, Panserbizmit, ndikimit rus në
Ballkan etj. Në këtë rast do duhej unifikimi sa më i plotë i shteteve të Shqipërisë,
Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke krijuar një Mini-BE, Mini-NATO. Natyrisht,
baza e NATO-s në Kuçovë, modernizimi dhe armatosja e ushtrive të Republikave
tona, janë shumë me vend, edhe pse do duhej të ishin jo vetëm si kundër-reaksion
ndaj kërcënimit Serb a rus.
Qeveritë
e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk bashkërendojnë e bashkëveprojnë mjaftueshëm dhe
efektivisht në dobi të Luginës së Preshevës dhe faktorit Shqiptar më gjerë.
P.sh:
1.
Zhvillimi
ekonomik i Luginës së Preshevës, do duhej të ishte shtylla primare, për
Mbrojtjen e Luginës së Preshevës. Ideja e tillë, është e mundur lehtësisht,
duke krijuar marrëveshje me fermerët lokal të Luginës së Preshevës, për t’i
tregtuar produktet agro-blegtoriale të Luginës, për në bregdetin Shqiptar, apo
edhe për të lehtësuar dhe ndihmuar kompanitë lokale të Luginës së Preshevës a
edhe nga Shqipëria e Kosova, që t’i mbledhin prodhimet agro-blegtoriale, për
t’i eksportuar në vendet e treta. Në këtë mënyrë, duke krijuar bazën e
ekzistencës dhe fitime për banorët lokal, duke bërë kështu që mos të kenë arsye
ekonomike për shpërngulje.
2.
të
këshillojnë, motivojnë, korrigjojnë dhe sanksionojnë subjektet (individët) dhe
juridike( partitë politike) të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës( jo duke
ndjekur analogjinë me Listën Srpska në Kosovë), por duke ndjekur praktikën e
SHBA-së dhe BE-së, karshi politikanëve dhe qytetarëve( biznesmenëve) rus pas
agresionit rus në Ukrainë.
3.
të
mbrojnë të drejtat dhe liritë e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në arenën
ndërkombëtare. P.sh: çdo rast të shkeljeve individuale a kolektive të të
drejtave dhe lirive të qytetarëve të Luginës së Preshevës, duke e procedu në
instanca ndërkombëtare si në aspektin politik dhe të drejtësisë etj.
4.
të
avansojnë çështjen e zgjedhjes së statusit përfundimtar politik të Luginës së
Preshevës, sidomos derisa zhvillohet dialogu për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi;
në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë; Eksterritorialitet të
kishave ortodokse serbe etj.
5.
të
vetëdijësojnë, këshillojnë, dhe në forma e mënyra të tjera jodetyruese qytetarët
Shqiptar të Luginës së Preshevës, në forma të tilla si përmes propagandës,
shkollimit-edukimit, medieve, sportit, kulturës etj. Kurse pa shmangur edhe
format sanksionuese në rastet e vërtetuara
me gjykime të prera, të qytetarëve tonë të Luginës së Preshevës, që veprojnë si
agjent të Serbisë, Rusisë, Turqisë a ideologjive anti-Shqiptare.
6.
të
ushtrojnë presion ndaj Serbisë, në raporte ndërkombëtare dhe rajonale, duke
shfrytëzuar çdo situatë të mundshme, për ta avansu statusin social, ekonomik,
kulturor dhe politik të Luginës së Preshevës.
Më:01.06.2024
Skender
Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë
në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin
politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Neni 39, i Statutit.
[2] Neni 38, i Statutit.
[3] https://www.euractiv.com/section/all/news/albanian-president-demands-equal-rights-for-albanians-in-serbia-as-in-kosovo-at-un-assembly/
[4] https://www.euractiv.com/section/politics/news/discrimination-of-albanians-in-serbia-reaches-us-secretary-of-state/
[5] https://www.euractiv.com/section/politics/news/von-cramon-serbia-must-choose-eu-or-russia-albanian-rights-in-south-must-be-addressed/
[6] Palët angazhohen të nxisin kushtet e nevojshme për personat që iu
përkasin pakicave kombëtare për të
ruajtur dhe zhvilluar
kulturën e tyre, dhe
për të ruajtur
elementet themelore të këtij identiteti, konkretisht besimin fetar,
gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore.
[7] Palët angazhohen të pranojnë se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të manifestojë fenë apo besimin e tij/saj dhe të krijojë institucionet, organizatat dhe shoqatat fetare.
1.
Palët, kur është e
përshtatshme, do të marrin masa në fushën e arsimit dhe studimeve për të nxitur
njohjen e kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare
të tyre dhe të shumicës.
2.
Në
këtë kuadër, Palët
do të sigurojnë
ndër të tjera
mundësi të përshtatshme
për kualifikimin e mësuesve dhe pajisjen me tekste shkollore, dhe të
lehtësojnë kontaktet ndërmjet studentëve dhe mësuesve të komuniteteve të
ndryshme.
3.
Palët
angazhohen të nxisin mundësi të barabarta për ndjekjen e arsimit në të gjitha
nivelet për personat që i përkasin pakicave kombëtare.
1.
Palët
angazhohen të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave
kombëtare për të vendosur dhe mbajtur kontakte të lira dhe paqësore përgjatë kufijve
me personat që banojnë ligjërisht në shtete të tjera, veçanërisht me ata me të
cilat kanë një identitet etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, apo një
trashëgimi të përbashkët kulturore.
2.
Palët
angazhohen të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave
kombëtare për të
marrë pjesë në
aktivitetet e organizatave
jo-qeveritare, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
[10] Palët do të përpiqen të përfundojnë, kur është e nevojshme,
marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtetet e tjera, veçanërisht me
shtetet fqinje, për të siguruar mbrojtjen e personave që i përkasin pakicave
kombëtare përkatëse.
1.
Komiteti i
Ministrave të Këshillit të Evropës do të mbikqyrë zbatimin e kësaj Konvente
kuadër nga Palët Kontraktuese.
2.
Palët që
nuk janë anëtare të Këshillit të Evropës do të marrin pjesë në mekanizmin
zbatues, sipas procedurave që do të përcaktohen.