E merkure, 04.12.2024, 07:09 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Shqiptarët në udhëkryqin historik!

E merkure, 29.05.2024, 06:56 PM


Shqiptarët në udhëkryqin historik!

Shkruan Florim Zeqa

Shqiptarët ndodhen ndërmjet interesave gjeopolitike të aleancës perëndimore dhe të asaj lindore. Edhe pse jo me ndarje legjitime, shqiptarët de facto janë të ndarë mes lindjes dhe perëndimit. Përtej kësaj, shqiptarët janë të ndarë mes besimeve mesjetare dhe atyre të civilizimit botëror.

Dilemat e anëtarësimit në NATO

Në dukje të parë, interesat shqiptare janë të pozicionuara përkrah interesave të aleancës perëndimore, por, një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të ndarë mes besimeve të civilizimit evro-perëndimor dhe besimeve mesjetare, duke shkaktuar kështu përplasje të brendshme shpirtërore dhe jo vetëm.

Disa e shohin ekzistencën e tyre si komb të rreshtuar në rrugën e civilizimit evro-perëndimor, kurse të tjerët në heshtje e mbështesin agresionin e lindjes, përkatëisht të Rusisë ndaj vlerave dhe demokracisë perëndimore.

Lidershipi kosovar me qëllim është duke i bërë obstruksione politikës evro-perëndimore në raport me zgjidhjen përfundimtare të konflikteve shekullore me Serbinë. Kurse disa të tjerë me papjekurinë tyre politike po i kontribuojnë nxitjes së urrejtjes ndërtnike dhe konflikteve në Ballkan.

Pushteti i Vuqiqit lobojë tek shumë shtete që Kosova mos të pranohet në Këshillin e Evropës, dhe e arriti qëllimit më ndihmen e shteteve njohëse të pavarësisë së Republikës së Kosovës, siq janë Franca, Gjermania Italia, etj, pasiqë Asambleja Parlamenetare e kishte dhënë dritën e gjelbër përkunder argumentimeve të Bokojanis së Kosova i plotëson të gjitha kushtet për pranim në këtë organizem ndërkombëtar.

Pas avancimit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përseri ngritet dilema e anëtarësimit të plotë në këtë organizatë ushtarake.

Dilemat përkojnë në mosnjohjen nga OKB-ja dhe në mospërmbylljen e fazës tranzitore të FSK-së në ushtri të rregullt e shtetit të pavarur dhe sovran. Përtej kësaj mund të dalin pengesa tjera të paparashikuara nga të njëjtat shtete që bllokuan anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kur kësaj t’i shtohen edhe ndryshimet gjeopolitike në Evropë pas luftës në Ukrainë, shumë lehtë Kosova mund të mbetet pengë e interesave strategjike të fuqive të mëdha, gjegjësisht e sakrifikimit tonë nga qendrat e vendosjes për të evituar një luftë të re në hapësirat ballkanike.

Sa kuptimplote ishte deklarata e Von Cramon: “Më vjen shumë keq, ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e njërit prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”.

E vetmja mundësi për të dalë fitimtarë në përballjen politike me Serbinë, është ndërlidhja e interesave amerikane në Ballkan me interesat tona, që i bie se, nëse arrijmë të shfrytëzojmë gërshëtimin e atyre interesave do t'ia arrijmë më lehtë dhe pa viktima ta përmbyllin dialogun me Serbinë, në të kundërtën, na pret punë e madhe se sfida të panumërta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora