Mendime
Kimete Berisha: Zdravo oj Mimoza!
E hene, 03.06.2024, 06:55 PM
Zdravo oj Mimoza!
Nga
Kimete Berisha
1.
Mimoza.
Si
ndjehesh si zemljake që e ke frymëzuar dhe e ke bindur Radojçiqin që të bëhet
me ty, kundër veteranëve të UÇK-së!
Asnjë
veteran nuk t'u ka hidhëruar, sepse nuk të marrin seriozisht.
-
Por mua nuk më pengon që ti flet me serbë, por më pengon që ti e thërret e para
një
mashkull.
-
Se vet fakti që ti e thërret Radojçiqin, domethënë, ty të është dashur
Radojçiqi e jo ti atij.
-
Unë e dua njërin dhe për mukajet mbetëm pa u takuar qe sa vjet, se unë nuk e
thërras e para....më përpara digjem.
-
E për çka të është dashur krimineli ty!
-
Pse Amerika i tutët Radojçiqit dhe e fut në Listë të Zezë e ti s'tutesh prej
tij, le ta analizojnë amerikanët.
-
E kur i tregon Radojçiqit se je duke shkuar në shtëpi...është bisedë private.
S'ka dert që është bisedë private.
-
Sepse, politikisht askush nuk i tregon askujt që po shkon në shtëpi.
2.
Që Albin Kurti i vë përpara gratë për t'u marrë vesh me kriminelë serbë, nuk
është që s'është gjest burrëror, por kjo tregon se Albin Kurti ende mendon se
femra është
'zbutëse'.
'Zbutësi
i njerëzve me sy prej zymrydi'.
-
E Mimozës, asaj përherë i pëlqejnë ata që kanë luftuar kundër Drenicës, se kur
u bë kryetare e Gjakovës (me tankset e KFOR-it), ka pas dashur të çmendet për
t'ia bërë Fadil Hoxhës përmendoren, veç për inat të Shaban Polluzhës.
-
Mos se gjynah.
3.
Liburn Aliu ka thënë se Albin Kurti ka gabuar që është përzier në zgjedhjet e
Preshevës.
-
Por, sikur të mos ishte përzier nuk do të fitonte këshilltarja e tij (që do të
thotë-Ai).
Pra,
duhet të përzihesh.
Pse
jo?
Nuk
e humb burrërinë me shqiptarë.
-
Prandaj, nuk mund të jesh 'përbashkues'
i
së mirës dhe së keqes, siç u kujtua pas kohës të thotë Liburni, duhet të
distancohesh nga e keqja, ashtu siç po tregon Liburni se Albini është
distancuar edhe nga ai.
4.
Jo veç shqiptarët janë çmendur. Komisioneres së BE Ursula Leyeniu iu zbulua
'love story' me Phizerin.
-
Domethënë, bota kurrë nuk është dukur më e çoroditur:
me
presidentë kriminelë,
me
presidentë - vrasës fëmijësh,
me
show man-a që luajnë luftërash, me Papën që e ka humbur konceptin e dashurisë,
me plagjiatorë, me poetë të rrejshëm, me antitalentë dhe me asnjë të vetëm që
të heq mall njeriu.
5.
Në skenën e improvizuar anash Katedrales, të rinjtë ishin ulur në asfalt dhe në
ekranin e madh e shikonin ndeshjen e futbollit.
Kush
s'kishte pare për të hyrë brenda grilave, e shikonte ndeshjen matanë grilave,
dhe kjo i bënte të dukeshin edhe skamnorë por edhe sikur po prisnin takim me të
burgosurit.
-
Që s'ka të drejtë Përparim Rama të vjedh në emër të futbollit të huaj, s'ka.
-
Ata që e shikonin ndeshjen prapa grilave të hollë, ata nuk i kontrollonte kush
a kanë 'armë'.
6.
Përparim Rama e ka privatizuar edhe festën e çlirimit.
Koncertin
publik për 25 vjetorin e çlirimit e ka bërë me ftesa duke i ndarë shqiptarët në
të privilegjuar dhe në popull të përvuajtur, të përjashtuar.
-
Muzika nuk mund të
rrethohet
me grila, që i ka vendosur në shesh, prandaj ky as logjikë nuk ka.
Ky
thjesht është një i paditur arrogant, që bllokon rrugë dhe i ndan njerëzit
sipas statusit.
Ky
e feston Çlirimin me ftesa, në shesh.
Kaq
di ky.
-
Kush je ti që i ndan shqiptarët me grila!
Përgjigju
vetes.
7.
Albin Kurti ka shkuar në Turqi për t'i vizituar dronët e dështuar Bajraktar.
Sikur
të gjithë të tjerët para tij, Albini tha se me turqit jemi asi-kësi, sepse na
lidh historia.
-
Ama historia thotë se për 500 vjet ishim të pushtuar nga ata, e jo vëllezër...
-
Prandaj Hashim Thaçi, me kërkesën e Erdoganit, ka pas provuar ta heq pushtuesin
osman nga librat e historisë (i ka pas formuar edhe komisionet), ama nuk e
lejoi Angela Merkel.