Mendime
Florim Zeqa: A janë mediat tona neutrale në fushata zgjedhore?!
E hene, 03.06.2024, 06:54 PM
A
janë mediat tona neutrale në fushata zgjedhore?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ditë
më parë e bëra një shkrim publicitar për kandidatin shqiptar në zgjedhjet e
Parlamentit Evropian, për një mediumi italian nga i cili e mora këtë përgjigje:
“Caro Florim il tuo articolo mi è giunto e mi dispiace dirti che non potrò
pubblicarlo in quanto la nostra testata ha rinunciato ai redazionali elettorali
non aderendo alla comunicazione di propaganda politica” (I nderuar Florim,
artikulli juaj më ka mbërritur dhe më vjen keq t'ju them se nuk do ta botoj dot
pasi gazeta jonë ka hequr dorë nga editorialet elektorale duke mos iu
përmbajtur komunikimit propagandistik politik).
Neutraliteti i medias në
zgjedhje
Kjo
është dëshmia më e mirë e respektimit të politikës redaktoriale të një mdiumi
në shtetin e lirë dhe demokratik. Mirëpo tek ne në Kosovë, për të mos thënë
fare të rralla janë gazetat dhe mediumet e pavarura që i qëndrojnë besnik
misionit fisnik të gazetarisë moderne dhe pavarësisë editoriale për të ruajtur
neutralitetin në fushata zgjedhore.
Pasi
tek ne në Kosovë cenohet pavarësia e gazetarit dhe e mediumit në përgjithësi
nga ndërhyrjet e qeverisë dhe partive politike, ku nga kërcënimet e grupeve të
interesit deformohet misioni i shenjt të gazetarisë.
Neutraliteti
mediatik e ndihmon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe parandalon abuzimet me
votën e qytetarëve, pamundëson personalizimin e fushatës nga liderët populist.
Pasqyrimi i drejt i fushatës zgjedhore dëshmon para publikut forcën reale mes
dy blloqeve politike apo të ndeshjes së dy liderëve, duke i treguar pikëpamjet
dhe programet politike, por jo edhe forcën e muskujve të politikanëve në garë.
Falë
medieve servile, politikanët tonë për gjysëmshekulli kanë thyer rekorde duke
mbetur në në pushtet përmes riciklimit politik nga njëra parti tek tjetra.
Problemi nuk qëndron tek të ricikluarit, por tek populli që e di mirë kush janë
dhe i voton!
Pse ndodh kështu?
Ndodh
sepse, njerëzit e varfër të detyruar nga kushtet e vështira sociao-ekonomike,
për të siguruar një vend të punës, regjistrimin në fakultet apo ndonjë
privilegj tjetër më të vogël, i cili në rrethana normale është i garantuar nga
shteti, detyrohen t’i vardisen çdo pushteti ose të ikin përgjithmonë nga ky
vend, ngase alternativë tjetër nuk ekziston!
Gazetarët
që i thejnë rregullat e parashtruara nga të fortët e politikës largohen nga
puna për shkak të kritikave të qeverisë apo grupeve të interesit brenda partive
të caktuara politike, kurse drejtuesit e mediave kërcënohen me mbyllje të
aktivitetit informativ.
Mirëpo
në këto raste, secili gazetarë duhet ta mbrojë kolegun e vet, duke raportuar
rastin tek organet kompetente, duke u solidarizuar apo duke protestuar. Vetëm
kështu mbrohet e vërteta dhe ruhet pavarësia e gazetarit dhe i medias në
përgjithësi.
Gazetari
është dhe mbetët vëzhguesi më i mirë i një procesi zgjedhor, duke raportuar çdo
shkelje dhe parregullsi, çdo rënje dhe ngritje reale të partive gjatë procesit
zgjedhor deri tek rezultati përfundimtar.
Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!