Mendime
Mehmet Musa: Europa dhe zgjedhjet e saja politike!
E merkure, 05.06.2024, 06:50 PM
Europa dhe zgjedhjet e saja politike!
Shkruan
Mehmet Musa
Jemi
në prag të zgjedhjeve politike europiane por përveç k?saj Europa është para një
momenti kyç të historisë së sajë. Si bashkësi politike e formuar gati menjëherë
pas një lufte shfarosëse, ishte akti më i mirë e më i mençur qe kjo pjesë e
botës e kishte bërë në shekujt e fundit. E formuar për shkak të interesave të
saja ekonomike, ajo u tregua edhe mbrojtese shumë e mirë edhe e interesave
nacionale, që fundi i fundit edhe e determinojnë këtë kontinent, e cila
sëmundje e ka sjellë Europën, shpesh herë në luftëra të përgjakshme. E formuar
pas një lufte që njerezimit i kushtoi viktima më të mëdha qe ai ndonjëherë kishte
përjetuar, normal që rregullat e saja të para do të ishin shumë me të lehta, të
brishta dhe jo obligative, kjo për shkak të mosbesimit, por edhe urrejtjes që
egzistonte.Me kohën ato detyrime u bënë
një çikë më konsistente, por megjithate jo obligative. Zhvillimi dhe
zgjerimi i kapitalizmit, ose kalimi në të ashtuquajturin kapitalizmi global, po
tregon se Bashkimi Evropian ka nevojë per reforma shumë te thella në qoftëse
deshiron të jetë konkurues me aleancat tjera ekonomike, sidomos ato
Indiano-kineze, në mënyrë që Europa të kalojë. Në një bashkim shtetesh
europiane me një qeveri të pergiithshme që do të ketë kompetencat e një shteti
federal, dhe jo edhe më tutje të vendnumërojë e te diskutojë për mustaqët e
Qelos, e që në ndërkohë konkurentet e sajë ecin me një shpejtësi dixhitale.
Lufta ruso-ukrainase sidomos, i nxori zbuluar këto dobësi në këtë bashkesi, e
cila seriozisht po nuk ndryshoi, sidomos ne organet e veta vendimmarrese, do të
dështojë, dhe pasojat do të jenë shumë të keqija, e mos te them do te kthehemi
në kohën në mes dy luftërave botërore.Është e çuditshme se si ende këte nuk e
kanë kuptuar shtetet e saj kryesore që janë Gjermania e Franca, kjo shifet edhe
në kandidatët e propozuar për në zgjedhjet e ardhshme. Gjermania dhe Franca në
këto zgjedhje, si edhe gjithmonë, kanë dërguar politikan/e të dorës së dytë dhe
të tretë, me k?të ata po tregojnë se ende nuk janë të gatshëm te japin diçka
nga sovraniteti i vet, pra edhe më tutje nacionalizmi i dominon kokat e tyre.
Në këtë aspekt italianet janë treguar me të mençur sepse duke i dërguar në këto
zgjedhje kandidat si Draghi e Renzi, tregojnë se i kanë marrë shumë serioze
dridhjet tektonike që ka perjetuar Bashkimi Evropian. Kjo është një shansë që
duhet shfrytëzuar dhe shpresuar. Perjetuar Bashkimi Evropian. Kjo është një
shansë që duhet shfrytezuar dhe shpresuar që njerëz të tillë te bejnë presion
edhe tek shtetet tjera europiane, qe më ne fund te ndryshohet mënyra e vendimmarrjeve dhe që vendimet e organeve
te BE-s te jenë obligative, dhe ato te mirren me nje shumicë të kualifikuar të
votave, e jo të pritet te jenë unanime, dhe vetem atëhere të obligueshme Evropa
dhe europianet duhet ta kuptojnë që janë në një anije të përbashkët, e cila ose
duhet zhvilluar e reformuar më tutje në një drejtim unitarizmi (federalizmi),
ose si anije do fundoset me pasoja tragjike. Historia këtë më së miri na e
m?son. Edhe ne shqiptarët duhet të jemi të interesuar që kjo ndërmarrje
(Europa), të ketë sukses, dhe të mos sillemi si vagoband, ku rafsha mos u
vrafsha, sepse mund me të vërtetë të humbim shumë, neve si popull madje këte e
kemi më të freskët se gjithë të tjerët. Prandaj të kemi më shumë ;P?rgjegjësi!