E marte, 30.12.2025, 04:28 AM (GMT)

Pal Neçaj: Loti i pyjeve

S'qan veç njeriu, qajnë edhe yjet,(Eeehu, çfarë loti leshojnë pyjet!),Thonë se kënga është loti i burrit,Po unë e njoh edhe lotin e gurit.E kam parë lotin, faqes së gurit,(Faqes gurit, Nikaj – Mërturit),E kam parë lisin, kur loti i doli,…Për inxhinierin Geg Sokoli.Gjithë jeta e tij shkoi nëpër pyje,(Nëpër pyje, në kuvend me yje),Dhe pedagog në auditore,Ato pyje e shoqeruan prore...

Gani Mehmetaj kundershton shkarkimin

Nuk desha ta bëj publik vendimin e MKRSsë, sepse doja t’i ndiqja procedurat ligjore, mirëpo shpifjet e komunikatës, të shpërndarë nga MKRS më obliguam të jap një sqarim për opinionin, shkruan në reagimin e tij për opinion drejtori i shkarkuar i Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.“MKRS, përmes Komisionit Disiplinor, lëshoi një vendim për pushimin tim nga puna. Ky vendim është arbitrar, i mbështetur në shpifje e kurdisje të dy ...

Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (6)

Në fillimet e shekullit të IV (pas Krishtit), perandoria Romake filloj të ndahet në njesi administrative më të vogla. Perandori Dioklecian (me origjinë ilire, i lindur ne Dioklea - Salona me 244, vdiq në Spalato ne 311), me anë të Tetrakisë (tetra - tettares – kater dhe árchein – qeverisje), e ndau Perandorine Romake në kater rajone, ndersa Perandori Konstandin I (lindi në Nissus të Ilirisë me 274, vdiq në vitin 337), e coptoje dhe me ...

Kolë Tahiri: ''Albania'' e Konicës (3)

Duke u ndalur në problemin e veçorive etno-psikologjike, mendoj, se është vështirë të ndeshet edhe një i dyte si Konica, që të ketë njohur aq thellë vetitë e mira e të liga të shqiptarëve, boten e tyre te brendeshme, veshtruar, kurdohere me syrin realist, kritik, me syrin e qytetarit te kulturuar evropiano-perendimor.- Konica ben radiografinë e shpirtit shqiptar. Në emër të shqiptarit Konica“refehet” me sinqerite, sikur te ishte perpara Krishtit ...

Milazim Kadriu: Festivali i kalitjes liridashëse

Për katër ditë me radhë në Podujevë u mbajt Festivali kombëtar i Folklorit “Lajmëtari i Lirisë” që u organizua për herë të parë e që shënoi ditëlindjen e 50 të heroit të kombit Zahir Pajaziti si dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Këtyre ditëve ku u zhvilluan një varg aktivitetesh shkencore, letrare, kulturore , artistike e sportive. Në hapje të Festivalit një grup ...

Halil Shabani: Delvina dhe Çamëria në kryengritjet e viteve 1910 - 1912

Fillimi i shekullit të XX në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kryengritjeve të armatosura në mbarë trojet shqiptare ishte një prurje e rilindasve të Kombit Shqiptar. Ajo lëvizje u iniciua edhe në jug të Shqipërisë: nga krijimi i“Komiteteve të fshehta” për shpëtimin e kombit nga Bajo Topulli, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji etj. Krerë të lëvizjes patriotike krijuan në Delvinë në 1908 klubin patriotik “Bashkimi” me qëllim ...

Zeqir Lushaj: Aaah Serbi, moj shtrigë e vjetër

Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,Mbi Kosovën, ç’ka do t’bash tjetër?Lidhe me pranga i thue; “Mos luej”,N’shpinë e vet, i thue “je i huej”!,Brez mbas brezi, babe e djalë,Janë fajtorë, se janë shqiptarë.Kur Kosovën e mbulon gjaku,Festë të madhe ka Beogradi,Bajonetat numrojnë votat,Beogradi cakrojnë gotat ...

Daniel Gazulli: Motra ia goditi

Ishte Pashkë, pothuej fundi i vitit të parë në shkollën fillore.Si gjithë fëmijtë kurreshtarë, ndalesha e lexoja çdo gja.Edhe kur shkoja në Kishë me gjyshin, lexoja shkrimet mbi varre.Gjyshi ndalej pothuej gjithmonë tek varri i familjes, një varr i naltë prej guri të gdhendun, gjithë ornamente, me dy dhoma varrimi; nxirte kutinë e duhanit dhe dridhte një cigare, duhan Sheldie, ai ma i miri. Mandej e linte cigaren pranë ...

Vilhelme Vranari: 100 vjet Pavarësi Kombëtare!

Të gjithë shqiptarët, në fillim të shekullit XX shpresonin se kishte ardhur koha që pas 5 shekuj robërie, Shqipëria të gëzonte pavarësinë. Pas vdekjes së Skënderbeut, grindjet mes principatave nuk e favorizonin kurrë njohjen e Shqipërisë si komb. Patriotët e Rilindjes Shqiptare dhe Arbëreshe kishin punuar për ta përgatitur opinionin për domosdoshmërinë e shkëputjes nga Turqia. Këtë mision e mori në dorë njereiu që e njihte mirë Turqinë. Ismail Qemalit, si diplomat i pajisur me kulturë të gjerë, njohës i ...

Don Lush Gjergji: Po të ishim ne në vendin e tyre!

Një personalitet dhe emër i njohur i kulturës sonë shqiptare, pas Luftës së vitit 1999, më rrëfeu këtë ngjarje: “Serbët na dëbuan me dhunë nga Kosova. Gjatë largimin kaluam nëpër disa varreza. Më shkoj mendje tek ata të vdekur të cilët i pushonin eshtrat e tyre në ato varreza për mua të panjohura. U pata lakmi! Thashë në veten time: “Të lumët ju që nuk shihni dhe nuk përjetoni tragjedinë tonë!”. Dhe vazhdova dialogun ...

Xhelal Ademi: Flamurit

Sa shekuj kalove duarve të trimërisëNdër muzgje acari gjithë netë kobzezashTi prijës i gëdhendur në fjalë të lirisëMbi sfond pavdekësie e në gjakim brezash.Dhe dole krenar si gjithëherë trimërakKur terrte e ngryste bota në errësirëValëvitjet e tua me atë ngjyrën gjakKapnin horizontet ndaj motit të gëdhirë...

Fritz Radovani: Kush e shkatrroi Shkodrën, Krajl Nikolla me topa, apo Enver Hoxha me hora?

Gjuhej me top Shkodra, gjuhej me top Rozafa, gjuhej me top Katedralja…e gjylet binin ku u mbushej mendja, veç kur hapej gropa e copat e mishit të njeriut fluturonin me buca dheu…Kam lexue tre libra per “Rrethimin e Shkodres” të viteve 1912 – 13 të shkruem nga Gjino Berri, Don Ndoc Nikaj dhe At Justin Rrota, ku tregohet me saktësi ajo që ngjau nga shteti fqinj i Malit të Zi kunder një grushti Shqiptarësh, të pushtuem 500 vjet nga turqit, po që ishin zgjue nga gjumi në Prillin e vitit 1911 ...

Abas Fejzullahi: Jorgani i Dardanisë që ruan e mbulon veprimtarin e Lirisë Kadri Mani

Qe një muaj i mbuluar me jorganin e Dardanisë-Kosovës së cunguar e halle madhe edhe sot e kësaj dite,… pushon në përjetësi i nderuari dhe i pa harruari KADRI MANI, veprimtar i pa lodhshëm i çështjes kombëtare, intelektuali e luftëtar i dalluar, që për lirinë e pavarësin e Kosovës-Dardane, s`pushoj së vepruari në të gjitha drejtimet gjatë jetës së tij, pa kursyer as kohën e as mundin, për të krijuar kushte e mundësi veprimi, që me punë dhe përgjegjësi, të fillon për së mbari zhvillimi ekonomik dhe arsimor kudo ...

Sejdi Berisha: Këtu, vetëm varret frymojnë shqip...!

Me dëshirën e zjarrtë u nisa për në Lezhë, ku organizohej një manifestim letrar dhe kulturor në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë rrugës, gjithçka më grumbullohej në mendje, por, tash sikur çdo gjë ishte e mbështjellë me gëzim e hare. Me kohë arritëm në Lezhë, unë me disa nga krijuesit nga Gjakova dhe Bajram Curri, sepse, tani na ka mundësuar Rruga e Kombit! Në këtë qytet, zbresim afër shtatores të At Gjergj Fishtës, e që ai shesh rrethohej nga gjurmë historike: Varri i ...

Dibran Demaku: Moti i festës së madhe

Kur kanë mbetë vetëm edhe pak ditë nga rrumbullaksimi i një shekulli i Pavarësisë së shtetit shqiptar( kur po i shkruej këto radhë është data 09 Nëntor), në vend se të gjithë shqiptarët të jenë bashkë dhe të festojnë këtë Festë të madhe, kanë shpërthyer polemika nga më të ndryshme:Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë shpallin programet e tyre festive të ndara; dikush thotë se Festa e madhe do të bëhet në Tiranë, dikush tjetër në Vlorë.Përveq partive politike çdo ditë dalin “analistë” të ndryshëm dhe me ...

Ilir Muharremi: A e gjeti Albert Kamy absurdin?

Ngarkesa emocionale si burim themelor shpalos enigmën, mosdijen, kërkimin, gëzimin apo brengen e zhdukjes së perandorit Kaligula. Asgjëja bëhet pjesë kryengritëse e dialogut në hyrje të veprës. Pas pak fjalën e përvetëson personazhi Helikon. Anon nga një përmbajtje mjaftë epshore, estetike, ideale që si frymë ka përjetësinë: dashurinë. Dashuria sipas tij, na vije si një sëmundje që nuk kursen as të mençuritë e as budallenjtë ...

Baki Ymeri: Varrezat shqiptare të Bukureshtit

Emri i bukur dhe titulli i hijshëm joshin vëmendjen e lexuesit. Një titull më i bukur do të tëngëllonte kështu: Ku prehen shqiptarët e Bukureshtit? Dhimitër Zografin që pat vajtur me Ismail Qemalin në Vlorë e kemi në varrezat e famshme Bellu, ku prehen edhe eshtrat e disa rilindësve tjerë, si dhe ato të shkrimtarit të famshëm rumun, Viktor Eftimiu. Xha Viktorin nuk e mundonte ksenofobia nacionale apo konfesionale, por për fatmjerimin ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx