Kulturë
Don Lush Gjergji: Po të ishim ne në vendin e tyre!
E shtune, 10.11.2012, 08:19 PM
Po
(Melihate Tërmkolli, Loti i ngrirë në qepalla, Fëmijëria e pajetuar, Prishtinë, 2012)
Nga Don Lush GJERGJI
Një
personalitet dhe emër i njohur i kulturës sonë shqiptare, pas Luftës së vitit
1999, më rrëfeu këtë ngjarje: “Serbët na dëbuan me dhunë nga Kosova. Gjatë
largimin kaluam nëpër disa varreza. Më shkoj mendje tek ata të vdekur të cilët
i pushonin eshtrat e tyre në ato varreza për mua të panjohura. U pata lakmi!
Thashë në veten time: “Të lumët ju që nuk shihni dhe nuk përjetoni tragjedinë
tonë!”. Dhe vazhdova dialogun me ata: “
E tillë ndonjë herë qenka jeta, rrethanat, kur cenohet, rrezikohet,
dhunohet, vritet, masakrohet dhe zhduket edhe fëmija, pafajësia, vegjëlsia!
Shumë prindër, sidomos nëna, të cilat kanë parë dhe përjetuar skena tmerri dhe
ferri mbi fëmijtë e tyre, do ta kenë pasur këtë mendim, dëshirë, ofshamë
zemre:
“Loti i ngrirë në qepalla” 1995-1999 i Melihate Tërmkollit
jep një pasqyrë të saktë dhe të dokumentuar për fëmijtë e vrarë, të
keqtrajtuar, të burgosur, të dhunuar, të zhdukur... Deri ku arrin e keqja,
urrejtja, djallëzia, e cila nuk kursen asken dhe asgjë, as pafajësinë e
fëmijëve të pambrojtur? Ata janë testamenti i shkruar me gjak dhe i vulosur me
pafajësinë e tyre, qortim për ne dhe për mbarë njerëzimin.
Kurrë më luftë, kurrë më urrejtje, kurrë më hakmarrje, fton dhe qorton
gjaku i tyre i pafajshëm, jeta e tyre e thyer në njomësi, “fëmijëria e
pajetuar”. Melihate Tërmkollit, nderime dhe falënderime, për një punë
të gjatë dhe të mundimshme, shpresoj dhe uroj të dobieshme, për ne dhe për
miqët tanë, sot apo nesër edhe për popullin serb, që të mësojë nga historia!
Tri konstatime:
· Vuajtja, pësimi,
tragjedia s’mund të kuptohet, por vetëm të pranohet, bashkëndahet, motivohet.
· Vetëm njerëzit e mirë
dhe bujarë dinë dhe duan t’i bashkëndajnë me të tjerët dhe për të
tjerët dhembjet, për ide dhe ideale të larta, t’i fshijnë lotë e syve dhe të
zemrës.
· “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim” thoshte e Lumja Nëna Tereze. Vuajtja e motivuar dhe e dhuruar, e bashkëndarë, përforcon, fisnikëron dhe bujaron njeriun dhe njerëzimin. (Prishtinë, 6 nëntor 2012)