Kulturë
Përparim Hysi: "Hajdutja" që bleu teserën e partisë
E merkure, 07.11.2012, 07:14 PM
"Hajdutja"
që bleu teserën e partisë
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Çdo njeri që di për procedurat për pranimin në parti (është fjala për në partinë e punës ) ,sa të shohë titullin e tregimit tim,do të tundë kokën me mosbesim dhe as do marrë mundimin që ta lexojë këtë tregim. Unë,sado që nuk kam qenë komunist, i kam njohur këto procedura: të ishe mirë nga biografia,të siguroje dy a tri komunistë që beheshin garant dhe me një stazh(asi kohe qe i shkurtër ) dhe,sakaq, pranoheshe si kandidat partie. Atëherë,vjen dhe pyetja e drejtpërdrejtë që si është e mundur që jo vetëm është"hajdute",po edhe e ka blerë teserën e partisë. Lexuesëve që do kenë durim ju them vetëm kaq:Ç'tregoj më poshtë,nuk e luan topi.
* *
*
Ka
ndodhur në pjesën e dytë të mesviteve '
70-të.Do bëheshin zgjedhjet për
këshillat popullore. Gjithmonë,en bloc,këta kandidatë për në këshillat
popullore,projektoheshin nga byroja e partisë në ndërmarrje (ndërmarrja jonë qe
me komitet partie ) dhe,gjasme,i propozonte fronti. Po fronti në fshat kishte
çelësat e kashtës dhe vetëm i paraqiste,pasi kishin marrë "uratën" e
partisë. Unë ato vite kur dhe po shkruaj,qeshë kryetari i organizatës së
frontit në fshat dhe,sado që kisha çelësat e kashtës për këto kandidatura,
qeshë betuar që do t'i rrëzoja këta të "vjetrit" që kishin 20 e ca
vjet që nuk luanin nga listat.Se,sidomos,kryetari ( ky qe komunist i vjetër )
jo vetëm na qe bërë si pajë nuseje,por me gjobat që u vinte fshatarëve për dëme nga më të ndryshme,qe kthyer si hall më
vete. Qeshë betuar,por mos kujtoni se qe aq lehtë.Se partia (byroja) i njihte
më mirë se sa unë,po se po,por dhe nga kushdo këta lloj kandidatësh. Sipas ligjit për zgjedhjet e
këshilltarëve,ne kishim të drejtë që të rrëxonim cilindo prej tyre,por duhet të
kishim shumë fakte kokëforta dhe nuk qe aq lehtë,veç tjerash,që të rrëxoje një
"veteran" partie që edhe kish luftuar
me armë në dorë kundër pushtuesëve. Mandej,bëhej luftë për postin e
kryetarit që ky,veterani,e kishte si me tapi.
Por ja që "gjahu" më erdhi në shteg.Mvarej nga unë,sa i zoti do isha në këtë gjah.
* *
*
Për fatin
tim të mirë (qe fati i mirë për gjithë fshatin,që unë e shfrytëzova ), sa kishte
ardhur si sekretare e byrosë së partisë së ndërmarrjes,një ishnxënsja ime. E
pata patur nxënëse qysh nga viti 1959 dhe,tash pas 15-vjetësh,ja tek takohemi. Takohemi kokë më
kokë dhe gëzimi qe i dyfishtë.Raportet me nxënësit i kam patur dhe i kam shumë
të ngrohta dhe kështu ndodhi dhe këtë herë. Nuk qe dossido kjo ish nxënsja
ime,po arriti deri kandidate e KQ të
partisë dhe kaq nuk qe pak.Sa kujtuam të shkuarën,ashtu,kalimthi,unë e
zbraza:
-Dëgjo,-i
them,- ata të vjetrit që na kini sjellë nga byroja,nuk i duam.Kanë bërë
zullume.Po ta them këtu,që mos bëhen objekt diskutimesh në popull.
-Po
mirë,-pranoi ajo.Po duhet të kemi komnistë të mirë se fshati është i madh dhe në 13
kshilltarë,të paktën,duhet të ketë në krye një komunist me përvojë.
-Kemi,-i
them unë,-dhe është një grua.A nuk thotë partia e sh.Enver që gratë janë forcë
e madhe.
-Mirë,
atëherë,pranoi ajo po ishkryetari duhet
të mbetet,sa për përvojë aq dhe si veteran.
-Gjysma e
sëkeqes,-pranova unë,por kryetare do të zgjidhet ajo gruaja:Aishe Lapardhaja.
Është me arsim të mesëm dhe ka ardhur si komuniste nga një fshat i
Mallakastrës.
Së bashku
me ishnxënsen time,bëmë listën dhe "kompromisin" për veteranin
dhe,pas dy orësh,u parqitën para organizatës së frontit. U lexua lista nga
sekretarja e bryrosë,u diksutua për secilin kandidat dhe,për mos u zgjatur, nga 13 kandidatët (të
gjithë zgjidheshin për herë të parë) mbeti në listë veç ishkryetari veteran.
U bë
mbledhja e të zgjedhurve dhe kur Aishe Lapardhaja mori detyrën si
kryetare,veterani që qe dhe ishkryetar,i dorëzoi vulën dhe veç vulës dhe kasafortën duke i
numëruar në sy të 13 vetave dhe dhjetëmijë lekë që qenë gjëndje në kasafortë.
Të gjitha veprimet u bënë me procesverbal dhe,në fund,ishkryetari dorëzoi dhe
çelësat e kasafortës.
-Kanë
qenë tre çelësa,- tha ai,po njëri ka humbur.
Aisheja i
mori dy çelësat,mbylli kasafortën dhe,mbasi ffalnderoi për zgjedhjen e saj,ndau
detyrat për secilin.Detyra e parë:çdo mbasdite,pas pune,secili sipas grafikut
do bënte pritjen e popullit.
Gjithë
fshati u gëzua për këtë zgjedhje kaq të qëlluar.Kshilltarët,sipas grafikut,në
krye të punës. Nuk kishte fare ankesa. Kur mbaroi dhe i fundit,sipas grafikut,
i erdhi radha dhe kryetares së re. Mori një nga çelësat e kasafortës (i mbante
që të dy në arkën e pajës,siç pohoi ajo më vonë ) dhe shkoi në zyrë. Sa u ul në
karrike,futi çelsin në kasafortë dhe,sa e hapi,u prish në fytyrë: lekët kishin
avulluar.
-Bobo,- bërtiti.Si është e mundur kur të dy çelësat i kam në shtëpi? Mbylli zyrën dhe drejt e tek sekretari i partisë. U dha "alarmi".Për dy javë dhe të ndodh kjo gjë kur nuk ka ndodhur kurrë që të merret dhe një lekë. Kryetraja e re kullonte nga lotët.
* *
*
Qysh të
nesërmen erdhën specialistë nga të degës së mbrëndshme.Panë mirë e bukur.
Kasaforta nuk qe dëmtuar me mjete të forta,por qe hapur me çelës.Çelësat që të
dy i kishte kryetarja e re,e cila dhe i ka marrë.Është hajdute.Jo vetëm duhet
të paguajë lekët kokërr më kokërr,por të
shkarkohet nga detyra,të përjashtohte nga partia dhe t'i jepet gjyqit. As 15
ditë nuk i mjaftuan kësaj që të vinte dorë në arkën e pushtetit. Erdhi urgjent
jo vetëm sekretarja e byrosë,por dhe nga komiteti i partisë së rrethit. Të
diskutohet me gjithë popullin ( oragnizatën e frontit ) të demaskohen rëndë
hajdutët(qe fjala për kshilltarët e rinj).
Edhe këtë
mbledhje që zhvillohej me"pompë të madhe" gjoja e hapja unë(sa për
dekor,de),por këmborët i tundnin ata,të
ardhurit.
Sidoqoftë,kur
po kërkohej dhe"aspra" nga e shkreta Aishe,unë u ngrita dhe diskutova
me zë të lartë.Apo më mirë,kur thonë
andej nga anët tona,e trasha zërin.
-Nuk
është hajdute Aisheja dhe është fatkeqësi kjo që i ndodhi asaj.Kini parasysh :
një çelës i kasafortës ka humbur prej kohësh. Pse mos mendojmë që këtë çelës e
ka gjetur dikushi dhe ka bërë vjedhjen në kasafortë? Për t'u bërë më
bindës,vazhdova duke cituar atë
pedagogun e madh rus Makarenkon që kasafortën ia besoi një hajduti
profesionist si Kabanovi dhe,për
çudi,nuk u prek dhe një rubël.
-Mjaft,shoku
mësues,- ndërhyri ai i partisë së
rrethit,këtu janë vjedhur paratë.Ky ësht turp dhe kjo,kryetarja,të shkarkohet
dhe organizata të shikojë qëndrimin e saj në parti.
Aisheja
(unë e mora në qafë) banonte në një hyrje përballë meje dhe,tek e shihja aq të
përlotur, nuk ia fala vetes që e futa në atë valle aq dramatike.
Masat e ndëshkimit vazhduan.Aishenë e përjashtuan nga partia( nga këshilli po se po ) dhe lanë detyrën e kshiltarit dhe disa të tjerë që e panë se mund të shkoje për dhjamë qeni siç shkoi dhe Aisheja.
* * *
Kish
kaluar gati një muaj nga këto ndëshkime dhe një ditë Aisheja trokiti tek dera
ime. Tek u mata t'i kërkoja ndjesë se u
nisa për t'i bërë mirë dhe i doli keq,më tha:
-As ti
nuk ke faj,por dhe as unë.Lekët po m' i
mbajnë,sado që jam e pafajshme,por kam ardhur që të më bësh një letër për
sh.Enver se dua t'i rrëfehem atij për të
më kthyer në parti.
U zura
ngusht.Nuk qe aq lehtë që të shkruaje një letër për sh .Enver dhe kur ( a nuk
po i ziente koka nga grupet anti parti e të tjera e të tjera ),pastaj,sado që
shpirtërisht qeshë me Aishenë,por si mësues që isha pak me"qere" qe
pak "sport i rëndë" për mua.
-Dëgjo,-
më siguroi ajo. Ia kam gjetur anën për t'ia dorëzuar në dorë.
Kur më tha kështu, u ula dhe ia shkrova një për një ngjarjet dhe ia lexova,firmosi dhe iku me premtiimin se kurrë nuk do t'i tregonte njeriu,se letrën ia kisha shkruar unë.
* * *
Dhe përsëri trokiti dera ime.Përsëri Aisheja.Tani nuk isha ajo e mërzitura e dukrshme,po kishte ardhur përgjigja: Aishe Lapardhaja të rimerte teserën e partisë.Letra mbante firmën e Ibrahim Sinës (komunistët patjetër që e nohim këtë emër). Tër qejf ajo qejf ajo e rimori atë teserë që i kushtoi plot dhjetëmijë lekë Dhe mos kujtoni se qenë pak për një familje punëtore si i saj.
* *
*
Kur
ndërmarrja u prish dhe kur njerëzit u lëshuan kush e kush të zhvaste sa më
shumë nga pasuria e patundshme e ndërmarjes,u sulën dhe mbi makazinën.Aty prej
30 vjetësh punonte ai "veterani" që qe lënë si"farëkosi"
për të ndihmuar kshilltrët e rinj. E hapën atë makazinë me forcë dhe,për
çudi,në murin prej bllokash,panë një si "folezë" edhe kjo prej
cimentoje.
-More
ç'të jetë kjo monstër këtu në këtë mur?-pyeti njëri prej tyre. Rrëmbeu një vare
dhe më t'i ra sa i hëngr krahu."Monstra" u shkoq sikur nuk qe nga
goditja e fuqishme dhe,sakaq,ra për tokë një çelës i gjatë,gati i ndryshkur.
-Ou,-bëri Faiku,njëri nga ishkshilltarët.Është i
kasafortës së kshillit,ai,i "humburi". Pa e bërë të gjatë,thirri
kryetarin dhe,sa e futën në kasafortë,ajo u hap sakaq.
-Ah,qeni!-tha
Faiku.Ne na turpëroi,Aishenë e mori në qafë. Ky i paska marrë ato para dhe
e"betonoi"çelësin.Por tani le
që shteti nuk kish ngenë e "çelësit të hummbur",por dhe ai
"qeni" kishte gati 10 vjet që kishte ikur nga fshati yënë dhe kushedi
se ku lehte tanimë?...