Kulturë
Gëzim Llojdia: 100 vjet Shqipëri në Austri
E diele, 04.11.2012, 04:25 PM
''100
VJET SHQIPËRI'' NË AUSTRI
Nga Gëzim Llojdia
Instituti
për „Danubin dhe Evropën qendrore e juglindore“ – idm, "think tank-u"
me i rendesishem ne Evrope për ketë hapësire gjeografike, organizoi nen
pjesëmarrjen e personaliteteve te larta nga politika, diplomacia dhe ekonomia
austriake si dhe vende te tjera te rajonit, trupit diplomatik nga vendet e
Ballkanit mbledhjen e përgjithshme te tij si dhe simpoziumin: „100 jahre
albanien“- „100 vjet Shqipëri“ .Ky aktivitet i zhvilloi punimet diten e marte,
30 tetor 2012, ora 18.30, ne Akademine ushtarake „Theresianum“-burgplatz 1,
a-2700 ne Wiener Neustadt, nje qytet barock gati
Përshëndetja
dhe hapja e simposiumit nga: Gjeneralmajor Norbert Sinn - komandant i akademisë
ushtarake „theresianum“.diskutuan: Erhard Busek - president .Genc Pollo -
ministër për inovacionin dhe teknologjinë e informacionit
Neritan
Ceka - arkeolog dhe këshilltar i kryeministrit për kulturën Oliver Jens Schmitt
- historian, prof. ne universitetin e Vjenës. Fate velaj - president i „forum
Weltoffen international“;Moderator: Andreas Breinbauer - rektor i -Wien
Me poshtë
mund te lexoni një sinteze te fjalës se Fate Velaj ne ketë dialog mbi 100
vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë. I nderuari dr. Busek, i dashur
Erhard. Kur dr. Busek me telefonoi dhe
me tha se dëshironte qe unë t‘i bashkohesha këtij paneli diskutantesh mbi 100
vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë, ndodhesha ne Fier, një qytet disa km larg
qytetit ku u shpall kjo pavarësi. sigurisht ne po atë moment iu përgjigja: „po!
do te jem patjetër“, një përgjigje qe me doli menjëherë dhe nga thellësia e
bindjes sime te plote për dy arsye:
- E para ishte se unë jam nga Vlora, vendi
ku u shpall pavarësia por dhe me origjine nga Kanina, vendlindja e njeriut qe
shpalli pavarësinë, Ismail Qemalit, një diplomant i extra class i cili kishte
ruajtur thelle ne zemër ëndrrën shekullore te popullit te tij, atë te një vendi
te pavarur.
- E dyta ishte prej asaj qe me dr. Busek me
lidh një miqësi e vjetër, e cila lindi dhe u forcua nga një këndvështrim i
njëjte mbi te ardhmen evropiane te Ballkanit, këndvështrim ky qe u manifestua
nga një bashkëpunim i vyer neper simpoziume, konferenca, iniciativa
politiko-kulturore ne shume vende përfshire këtu Viennen, me startimin e
iniciativës sime te pare jashtë Austrie, atë me titull „ndërmjet Danubit dhe
Nilit“ qe e çova dhe ne Kajro, apo ato ne Berlin, Bruksel, Alpbach, Salzburg,
Beograd, Shkup, Bukuresht, Tirane, Vlore, etj., gjë për te cilën i jam
mirënjohës qe me dëgjoi, me besoi dhe me shoqëroi shpirtërisht, mendërisht dhe
fizikisht ne këtë punën time ne dhe për Evropën. Danke Erhard! Ky simpozium
është ndërtuar për te diskutuar mbi nje ngjarje te madhe ne historinë e kombit
shqiptar, si dhe te te gjithë hapësirës shqip folëse, mbasi kjo date nuk i
përket vetëm Shqipërisë se sotme por edhe Kosovës, pjese te Maqedonisë e te
malit te zi, ashtu si dhe gjithë shqiptareve kudo ku ata janë. njëkohësisht ajo
i përket edhe Austrisë, mbasi është shteti qe ka qene garant i mbrojtjes se
pavarësisë se Shqipërisë, si dhe aleat i madh i saj. unë nuk kam për qellim sot
te sjelle fakte e detaje te reja mbi momentet te cilat shoqëruan këtë akt final
te historisë se Shqipërisë, mbasi ky panel eshte i ndërtuar ne mënyre te tille
qe nuk krijon hapësira boshe por, ajo qe unë jam i interesuar dhe qe është dhe
arsyeja perse unë sot jam këtu, fakti prej te cilit do te me duhet te ndriçoje
sadopak hapësirën kohore te se ardhmes se Shqipërisë, atë te periudhës
2012-2112.
Nëse do
te me pyesnin sot, se cfare i duhet Shqipërisë se sotme ne këtë vigjilje te 100
vjetorit te pavarësisë se saj, unë do t’i përgjigjesha vetëm me dy fjale:
„Një ide
e qarte dhe një vizion“.Historia 100 vjeçare e Shqipërisë, prej shpalljes se
pavarësisë dhe deri me sot, është e mbushur me ngjarje te cilat populli im nuk
i kishte te nevojshme dhe aq me tepër te domosdoshme për t‘i përjetuar.
eksperimente politike dhe ekonomike te pafundme te cilat e lodhen, e robëruan
dhe e izoluan atë e mbajtën larg nga ëndrrat gjeopolitike te atyre qe shpallen
pavarësinë dhe ne te njëjtën kohe i dhëne përkufizimin absolut se ky popull nuk
është ne gjendje te orientoje te ardhmen e tij, ne atë drejtim nga e cila rrjedh
dhe adn-ja e tij: kultura perëndimore. Tashme ne jemi ne fillimin e një
shekulli te ri, atë te pavarësisë, te periudhës 2012-2112. si ne çdo vend te
botes ky vit jubilar festohet dhe për këto festime ka pasur dhe një kohe
përgatitore relativisht te gjate. por ajo qe vërtet mua me ra ne sy ne këtë vit
jubilar dhe qe ne fund me hidhëruan pa mase, ishin se gjate gjithë vitit nuk u
dëgjua asgjë me shume se „melodia“ e debateve funebre, te nje klase politike e
drejtuese te sterlodhur nga ethet e delirit e te patjetersueshmerise se tyre ne
histori.
Pra, mbi
gjithshka u fol ne fillim te këtij viti jubilar. si fillim u tha se do te
merrnim statusin e vendit kandidat mbasi e mbështesim ate ne merita te cilat
nuk na mungojnë, u tha se do ndërtoheshin vepra madhështore, një stadium i madh
futbolli, me i madhi ne rajon dhe qe ngeli vetëm një fjalim gjestional. mandej
u tha se do te ndërtohej një parlament i ri mbi gërmadhat e se kaluarës mizore,
parlamenti me i madh ne rajon por qe ngeli vetëm një show gjestional. u tha se
do ndërtoheshin monumente, statuja te dhjetëra personaliteteve te historisë.
sikur nuk kishte mjaftuar koha 100 vjeçare për tu bere këto por duhesh pritur
viti 2012 për t‘i përjetësuar ata.
Por,
fatkeqësisht te nderuara zonja dhe zotërinj nuk u tha asgjë ne ketë 100 vjetor
se a do te ndërtohej një monument apo areal politiko-kulturor dedikuar
shekullit te ri te pavarësisë qe po hynim, atë te pavarësisë se mendimit, te
ideve, te vizioneve, ëndrrave te brezit te ri qe ne mbyllje te një epoke 50
vjeçare te izolimit dhe mbajtjes larg Evropës ne fillim te viteve 90 thërrisnin
me zë kumbonjes: „e duam Shqipërinë si gjithë Evropa“, ku tashme fëmijët e tyre
njëzete vjecar nuk janë si brezi e moshataret e tyre neper Evrope, nisur nga
ajo cka baballarët e tyre u premtuan.
nëse unë,
te nderuara zonja dhe zotërinj, qysh ne fillim ju tregova se telefonata e dr.
Busek me gjeti ne Fier, nuk thashë se me gjeti ne rruge e sipër, por ne fier
për t‘u stacionuar aty. ne një qytet qe përpara syve dhe thelle ne zemër ka
vendosur te ardhmen e tij evropiane dhe, për ta realizuar atë, jo pa qellim me
qytetet me „thirri“ te realizoja idenë time te vjetër, atë te „Evropa plaza“,
një shesh qe i kushtohet kontinentit tone, identitetit tone te përbashkët e te
ardhmes se përbashkët evropiane. idea ime e ndërtimit te „Evropa plaza“ ne
fier, vjen mbas suksesit te dertimit te „Evropa bulevard - 100 hapa drejt
Evropës“ ne Pogradec i cili nga miqtë tanë evropian është klasifikuar si
projekti me prestigjioz ne përmbushjen e sloganit te bashkimit evropian „ta
bashkojmë Evropën nëpërmjet kulturës“. imagjinoni te nderuar zonja dhe
zotërinj, një rrugice te vogël te një qyteti te vogël jashtë hapësirës e
bashkimit evropian. një rrugice
„Evropa
plaza“ ne fier është një dimension i ri i ndërtimit te shesheve, larg ideve te
vjetra te përdorimit te shesheve për mitingje dhe tubime. një shesh i ideuar
dhe i konceptuar si një simbol i asaj qe qyteti dëshiron: një përkushtim i te
ardhmes se tij, asaj ne zemër te Evropës nëpërmjet një vepre arti ne lartësinë
prej 11m dhe një instilacioni me 50 tubo qe lëvizin nga 2 deri ne
projekti
ka për qëllim të paraqesë historinë e përbashkët evropiane, ta vendosë atë
thellë në ndërgjegjen e popullsisë në veçanti të rinisë, dhe mbi të gjitha të
paraqesë specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm
pluralist, evropian. këto projekte fituan zemrat e miqve tanë te mëdhenj si:
jose Manual Barosso, Benita Ferrero Waldner, Werner Faymann, Vaclav Havel apo
çmimi nobel Imre Kertesz, ministra, mendimtar e filozof, dramaturg e poet…e te
gjithë këta shkruajten për një rrugice 250m e nje shesh te vogël e jo për
autostrada e rruge qe inaugurohen përditë. ne jemi te bindur se inaugurimi i
„Evropa plaza“ ne fier do te jete një feste e madhe e evropianeve për Evropën,
e cila do te shërbejë si simbol i asaj se historia jeton dhe se e ardhmja ka
një ngjyre: atë blu të Evropës së bashkuar. Ne fund te nderuara zonja dhe
zotërinj do me duhet te perserise atë qe është edhe ideja ime e patjetërsueshme
se Evropa e bashkuar përpara se te jete një union ekonomik, është një union
vlerash te përbashkëta dhe qe Shqipëria te behet pjese e këtij unioni vlerash,
duhet te rishikoje dhe ridimensionoje vlerat e saj, ato te dialogut,
mirëbesimit dhe te tolerancës.Ne fund, me lejoni te nderuara zonja dhe zotërinj
ti rikthehem diskutimit te prof. Oliver Jens Schmitt.
I
nderuari dr. Schmitt,ju ne referatin tuaj u munduat te ndriçonit një hapësire
kohore 100 vjeçare te historisë se Shqipërisë ne vetëm 10 minuta dhe ajo qe me
beri përshtypje me shume ishte retorika dhe ngazëllimi me te cilin ju ne mënyrë
sistematike folët vetëm për problematikat e popullit shqiptar duke e paraqitur
shpalljen e pavaresise si një fenomen rastësie, dhe ekzistencën 100 vjeçare te
tij akoma me rastësor. ju ne referatin tuaj folët për një Shqipëri qe vetëm
probleme gjeneron dhe nuk përmendet një gjë a ndihmese qe ky popull ka dhënë
kulturës evropiane…sigurisht qe Shqipëria nuk është Austria, sigurisht qe nuk
është as Franca e Anglia por nuk mund te presësh me shume nga një popull qe për
500 vjet ka qene nen pushtimin e një perandorie obskure e ne cep te saj ku edhe
ai ndriçim i asaj perandorie nuk kishte mundemi te depërtonte deri ne kufijtë e
vendit tim. shpallja e pavarësisë ishte një ëndërr, qe sado u vonua ne realizim
erdhi me ne fund por qe u shoqërua me ngjarjet fatale për kontinentin si
fillimi i luftës se pare botërore, prishja e e strukturës se aleatit te madh te
saj, perandorisë austro-hungareze, pushtimin nga Italia….lufta e dyte botërore
e deri ne 50 vjet diktature komuniste. mos valle është Shqipëria fajtore edhe
për këto? komunizmin nuk e shpiken
shqiptaret, ai u shpik diku larg por u soll ne Shqipëri dhe fatin e Shqipërisë
e përjetuan edhe shtete me një strukture e kulture me solide se ajo. Sigurisht
qe Shqipëria është një vend fragil por unë nuk e mbështesë mendimin tuaj se
vendi im është një faktor problematik dhe mosstabiliteti ne rajon. e kundërta
është i nderuari profesor!!! Shqipëria është stabiliteti i rajonit dhe këtu me
duhet te sjelle ne kujtese te kësaj salle, akademisë ushtarake qe bane emrin e
perandoreshës Maria Theresia se nga territori i Shqipërisë nuk është startuar
asnjë agresion a lufte karshi popujve te tjerë por e kundërta ka ndodhur dhe ne
jemi dëshmitarë te historisë recente, asaj te luftës ne Kosovë ku Austria dha
një ndihmese e qe i nderuari gjeneralmajor Norbert Sinn e përmendi dhe ku
ambasadoret e vendeve pjesëmarrëse ne këtë salle, ne veçanti ai i Kosovës mund
ta vërtetojnë se nuk ishte Kosova por Serbia ajo qe beri gjenocidin…
ne fund
me duhet te sjelle ne kujtese vitin 2006, atë kur dr. Busek me ftoi te
organizoja një expo ne forumin evropian te alpbach-ut. „Shqipëria-e pare
ndryshe“ e quajta unë këtë expo me fotografi e referat dhe qe fitoi zemrat e
mendjet e te gjithëve e qe jam i bindur se do fitoje zemrat e mendjet e te
gjithëve atyre qe do vizitojnë Shqipërinë.
moderatori i këtij simpoziumi, prof. Birnbauer kur me prezantoi mua tha se ne 2003 me është dhënë një medalje ne kryeministrinë e Austrisë për merita te veçanta, ne 2011 presidenti I parlamentit evropian me dha medaljen “European Citizen” për merita te veçante për bashkimin evropian e tj vlerësime. e pra, unë, Fate Velaj nga Kanina erdha ne Austri si askush por tregova se Shqipëria ka djem e vajza si unë nga te cilët mund te përfitojë Evropa dhe bota.