Kulturë
Shaban Cakolli: Orë letrare në shkollat e Dardanës
E diele, 04.11.2012, 04:20 PM
PËR NDERË
TË 100 VJETORIT TË PAVARËSISË - ORË LETRARE NËPËR SHKOLLAT E DARDANËS?
Nga Shaban Cakolli
Dardana (ish-Kamenica) njëra
nga trevat me pasuri të pashterrshme kulturoro-kombëtare,dikur kalonte nëpër
ngarkesa padrejtësishë,ku ushtroheshin përndjekëje e burgosëje mbi
shqiptarët,të cilat ushtroheshin nga hegjemonizmi i monarkisë sllave,të cilët
synonin eleminimin fizik dhe kulturor të shqiptarëve në këto treva,të cilat për
ne ishin njësoj të rrezikshme,kurrë nuk arritën të na shuajnë dashurinë për
historinë
kombëtare,trimërinë,mençurinë,qëndresën,burrërinë,besen,nderin,dashurinë,edhe
pse i ruajtëm me shumë vuajtëje e sakrifica.Pas luftës së fundit në
Kosovë,Dardana frymon krejt ndryshe.Ajo është bërë qerdhe e kulturës sonë
kombëtare,ku shumë të rinjë i paraprijnë punës së paepur drejt zhvillimit të
kulturës sonë kombëtare.Ndër ta duhet përmendur Faton Krasniqin,drejtor i Qendrës për Kulturë dhe Sport,i cili ka bërë
nisma të rëndësishme dhe hapa të mëdhenj
në kulturën tonë kombëtare në Dardanë.Me projekte të mëdha,me punë të përkushtuar,në mënyrë
esenciale,qytetarët e Dardanës,qoftë me organizimin e festave kombëtare,shënimeve
të ndryshme kulturore në bashkëpunim me institucionet kanë demonstruar vlera të
mirëfillta dhe vizione të qarta.Këta muajt e fundit institucionet e komunës së
Dardanës po punojnë me aktivitete të ngjeshura,në përmbushëjen e
aktiviteteve të tyre kombëtare e
kulturore në kuadër të 100 vjetorit të shpallëjes së Pavarësisë së
Shqipërisë.Kordinimi i aktiviteteve është bërë për lakmi,me një kalendar shumë
serioz,me programe të larmishme që fund e krye i shkojnë për shtati kësaj
ngjarëje të rëndësishme historike të këtij 100 vjetori.
Njëra nga
këto nisma ishte edhe një karvan poetik,me poetët e Anamoravës,i cili për nderë
të 100 vjetorit mbajti orë letrare nëpër disa shkolla të Dardanës
Për nder
të "100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar", Drejtoria për Kulturë, Rini
dhe Sport, organizoi orë letrare me poetët e Anamoravës nëpër shkollat fillore
të këtyre fshatrave si në shkollën fillore në: Topanicë, Hodonoc, Karaçevë e
Poshtme, Muçivërc, Shipashnicë, Busavatë, Strezofc dhe Krilevë.
Drejtori
për Kulturë, Rini dhe Sport Faton Krasniqi ka thënë se ky lloj organizimi do të
bëhet tradicional, poetët pjesëmarrës ishin: Hysen Kçiku, Beqir Buzuku, Demir
Krasniqi, Nexhat Rexha, Daut Maliqi, Musa Ahmetaj, Fitore Bunjaku, Sinan
Sadiku, Vebi Klaiqi, Gani Korça, Vesel Bojku dhe Shaban Cakolli. Krasniqi tha
se ky "Karvan i Poetëve të Anamoravës", do të jetë nga ky vit
tradicional, dhe do të vazhdojë nëpër shkollat tjera të komunës sonë.
Me
iniciativën e Faton
Krasniqit,përkujdesëjen e Milit Thaqit
dhe Nazim Maliqit,organizimi ka kaluar në një pregatitëje të lartë,me pritëje
të ngrohët nga drejtorët dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave,si dhe është
përcjellur me interesim të madh nga nxënësit e këtyre shkollave.Për mua si poet
i mërgimit,ishte fat i madh qëndrimi im në vendlindje në kohën e këtyre
organizimeve,nderë e madhe nga ftesa e organizatorëve që më përzgjodhën të jem
pjesëmarrës në këto takime,krenari që
gjindesha në mesin e shkollarëve të vendlindjes sonë.Uroj ky organizim të bëhet
tradicional dhe gjithnjë të jem në mesin e këtyre organizatorëve të dashur
dhe të shquar.