Kulturë
Ilir Muharremi: A e gjeti Albert Kamy absurdin?
E premte, 09.11.2012, 08:42 PM
Për
veprën e Albert Kamysë – Kaligula
A e gjeti Albert Kamy absurdin?
Drama prej katër aktesh “Kaligula” e Kamysë është shkruar për herë të parë në vitin 1938, e më pas e ripunua në vitet 1941 dhe ‘44, për t’u botuar më në fund në vitin 1945, është ndoshta drama më e fuqishme e shkrimtarit, qoftë pse u shkrua në kohëra të rrufeshme historike (Lufta e Dytë Botërore), qoftë pse personazhi kryesor i saj është një Perandor romak që udhëhoqi Romën në vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij.
Nga Dr. Ilir Muharremi
Akt I,
Skena I
Ngarkesa
emocionale si burim themelor shpalos enigmën, mosdijen, kërkimin, gëzimin apo
brengen e zhdukjes së perandorit Kaligula. Asgjëja bëhet pjesë kryengritëse e
dialogut në hyrje të veprës. Pas pak fjalën e përvetëson personazhi Helikon.
Anon nga një përmbajtje mjaftë epshore, estetike, ideale që si frymë ka
përjetësinë: dashurinë. Dashuria sipas tij, na vije si një sëmundje që nuk
kursen as të mençuritë e as budallenjtë. Mirëpo, dialogu i ngritur në kryer të
fjalive të shkurtra, forcon shërimin nga kjo vuajte gjenetike dhe e trashëguar.
Patrici i parë thekson se çdo njëri nuk mund të vuaj më shumë se një vit.
“Perandori romake jemi ne” pohon
Skena II
Perandori
Kaligula, një personazh, vulgar, i egër, i pa mëshirshëm, poet, kërkimtar i së
pamundurës (hënë) karakterizohet nga Skipioni si artist gjë që nuk shkon tek
perandorët.
Skena III
Futet
Kaligula! Heligoni dhe Kaligula zhvillojnë dialogun. Këtu shpaloset momenti i
parë absurd dhe përfundimtar i veprës. Forca për ta kapur Hënën. Ndoshta
mbulesa e të vërtetave të kryepersonazhit Kaligula. Vdekja nuk i paraqitet si
vuajtje e gruas së humbur, arti i tij filozofik kontradiktor vecohet me diçka
përtej njerëzore dhe është karakteristikë e shkrimtarëve absurd dhe
ekzistencial. Të gjithë vdesin, por asnjëherë nga ne nuk gjen fundin e qëllimit,
kujtimi i këtyre ka vdekur me lindjen tonë. Asgjë nuk tregohet se nga ka nisur
për të ditur se ku do përfundojë, kjo është esenca kryesore e këtij dialogu ne
vepër.
Skena IV
Feja ,
arti dhe dashuria na mbajnë neve në këtë jetë. Feja nënshtrimi, arti e bukura,
dashuria dhimbja dhe ekstaza. Jetës autori i jep kuptimin ideal nëpërmes
personazhit Skipion një i ri që ka humbur babanë nga dora e Kaligulës. Përveç
kësaj, në mënyrë të tërthortë, paksa edhe zigzage, Kaligula paraqet një plan
për rrënimin e ekonomisë politike në dy faza. Të gjithë personat e rëndësishëm
që kanë një farë pasurie të madhe ose të vogël, janë të detyruar ta lënë pa
trashëgim fëmijët e tyre, duke i bërë menjëherë testamentet në dobi të shtetit. Të qeverisësh do të thotë
të vjedhësh. “Nëse ka rëndësi thesari, atëherë nuk ka rëndësi jeta njerëzore”.
Skena X
Liria
s’do të ketë më kufij. Autori përmes Kaligulës tregon atë distancën në mes
veprës. Kaligula i urren letrarët sepse ata flasin, por që të mos dëgjohen,
nëse dëgjohen, do ta kuptonin se s’vlejnë dhe nuk do të flasin më. Kerea
përpiqet të bind Kaligulën se gënjeshtra nganjëherë është e pa ditur. Mirëpo
sipas Kaligulës kurrë nuk është e pafajshme. Bota është pa rëndësi, ai që e ka
kuptuar këtë ka fituar lirinë. Në gjithë perandorinë Romake vetëm Kaligula
është i lirë.
Skena XI
Burri nuk
qan vetëm për dashurinë, por për absurdin. Autori dukshëm shpreh funksionin dhe
kundërshton ligësitë e mashkullit se ardhacak më i ri se femra, por në avancim
më i përsosur. . Çfarë i jep ky pushtet, përse i shërben kaq habitshëm.
Kaligula e dijë që nuk mund ta bëjë që dielli të perëndojë në lindje, vuajtja
të mos rritet dhe qeniet të mos vdesin më. Atij nuk i bënë përshtypje në është
në gjumë apo zgjuar. Qëllimi i Kamyës është të ndikoj mbi rendin e kësaj bote, ta kontrolloj, ta
ndryshoj, por e vërteta tokësore ndryshon vet, njeriu e humb lirinë në të.
Thjesht pushteti i Kaligules përpiqet të barazohet me atë të perëndive. Ai
përpiqet të merr përsipër të bëjë një mbret ku është e pamundur të jesh mbret.
Kaligula e di se është e mira dhe e keqja, e madhërishmja dhe e ulta e drejta
dhe e padrejta, atonik ndryshojnë, por vullneti i tij është të ndryshojnë.
Akti i
dytë
Vullgariteti,
egërsia, agonia përmbytja e vullnetit, korniza e së keqes virtyti për shtypje.
Kështu shpaloset Kaligula nga Paricët. Por, a është në të vërtet kështu siç
thonë Patricët?! Duke ngrënë në tryezë me të tjerët, pështynë mbi pjatat e
tyre,, i qëron dhëmbët me thonj dhe kruan kokën me tërbim. Ekzekutimin do ta
bënte me dëshirë, ngaqë gjakftohtësia ka përshkruar trupin e tij. Ngacmon
Lepidusin me një humor të keq, ngaqë ka urdhëruar vdekjen e birit të tij.
Kaligula ngjan me personazhin vulgar të Hitlerit, diktator i dhimbjes dhe i
vuajtjes. Kamy tregon edhe sfidën e vetvetes nën shërimin e të tjerëve. Lirinë
e kufizimin të njeriu e ai është Kaligula. Por, a ekziston Kaligula edhe sot?
Përgjigja është po. Mishërimi i ndjenjave, psikologjisë, pushtetit ideal
përfillet me qëndrimet e shkruara në vepra dhe të treguara nëpërmes historisë.
Demokracia globale fshihet nën kthetrat e Kaligulës. Kjo aktualizohet dhe
përjetësisht jeton ngaqë e vërteta e natyrës njerëzore puqet me rregullimin dhe
përsosmërinë e pushtimit. Njeriu i cili mohon vdekjen dhe jetën, kërkon
përvetësimin e distancës së largët e që ka raport mishërues me njeriun. Hëna, e
cila kontrollon baticën dhe zbaticën,
dukshëm mban raportin me ne. Përse është e partishme për Kaligulën?
Irealja dhe realja mund ta kenë kontaktin, madje edhe përjetimin. E kuptimshme
është se të humbësh jetën s’është gjë e
madhe, por për Kamyn humbja e kuptimit të kësaj jete, zhdukja e qëllimit për të
ekzistuar, është çështje e
përballueshme. Ai ngritë çështjen e të jetuarit me qëllim. Kjo botë është me
plot qëllim dhe arsye. Erdhëm sepse duhet ardhur, ikëm ngaqë duhet ikur, por me
qëllim. As Kamy nuk demaskon ndonjë qëllim, por vetëm shpjegon kuptimin e të
ekzistuarit. Filozofia e Kaligulës është një filozofi kufomash të gjalla.
Akti i
tretë
Organizmi
i komplotit kundër Kaligulës, përmbysja e Tiranisë është interesim i
vetëdijshëm, origjinal që shpalos forcën shoviniste të organizatorëve. Por,
këtu autori pasqyron se edhe nëse luftohet në formë grupore një perandor,
tradhtia është orientim i zhvilluar në mesin e tyre. Kaligula ngadalë zbulon se
çdo personazh është tradhtar ngaqë ka tradhtuar besën e komplotit dhe e
rrëfejnë të vërtetën që do ndodh. Personazhet ngjajnë me skulptura reale,
nganjëherë edhe abstrakte për veten e tyre. Frika, si temë që trajtohet,
simbolizon luftën jashtë natyrës së individit dhe bashkimin për të mundur çdo
padrejtësi që bëhet. Estetika dhe kulminacioni barazohen ndërmjet tensionet së
krijuar. Kompozicioni shkrihet mbi strukturën që nw disa vende , është e
shkapërderdhur dhe fuqizon mitin e ekzistencializmit, absurdit.
Akti i
katërt
Të
dëmtuarit, të vrarët, kanë të njëjtën shije me Kaligulën. Moment barazues, sfidues në mes dialektit të
pafajshmëve dhe kryesit te veprës. Përmbajtja është mjaftë revulucuinare dhe
shpall të pa fajshmin të fajshëm. Kuptimi në mes personazheve, apo dialogu në
fillim nuk ishte i përshtatshëm për veshët e tyre, por në fund, ata që pësuan e
kuptuan Kaligulën. I vrari bëhet vrasës. Por, ku na qon kjo?! Te një lojë
barazimesh dhe identifikimesh ekstreme absurde dhe ekzistenciale?