Sabile Basha & Tefik Basha: Austria – Vendi i Artit dhe Kulturës
Pas disa orësh të mbushura me kujtime nga Bratislava, vetura jonë fluturonte drejt Vjenës, duke përshkruar pa u ndalur ato 60 kilometra rrugë të hijshme. Tefiku ishte i ulur përpara, i qetë, ndërsa unë, Albina dhe Beni i vogël në karriget e pasme, zhytur në biseda që na bënin të harrojmë çdo lodhje...

























