Shefqet Dibrani: Portret artisti: Sylë Mujaj
Sylë Mujaj (1958), u lind në fshatin Dukaivë, Rugovë, komuna e Pejës në Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Pejë. Studimet e larta, në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, Dega inxhinier i agronomisë. Sa ishte student, në vitin 1981 është arrestuar dhe dënohet me 10 vjet burg...


























