Kulturë
Ndue Dedaj: Marianne Graf sajdis me libra
E premte, 13.09.2024, 06:29 PM
MARIANNE GRAF SAJDIS ME LIBRA
-
bibliotekat, miqtë dhe bashkëpunëtorët -
Nga
Ndue Dedaj
Dje,
zonja Marianne Graf, sajdisi me një tufë librash që mbajnë autorësinë e saj
bibliotekat, njerëz të pushtetit vendor, kulturës, arsimit, mediave,
ekoturizmit etj., me të cilët ka bashkëpunuar për më shumë se 32 vjet, që ajo
vepron me projekte në Shqipëri. Ajo i përshëndet ngrohtësisht lexuesit përmes
një citimi të Carlos Reis Zaf?n, që shkruan:
“Çdo libër i vetëm ka një shpirt, shpirti i atij që e shkroi dhe shpirti i
atyre që e lexuan, e përjetuan dhe e ëndërruan”. Një nga pasionet e saj dukshëm
është natyra dhe trashëgimia kulturore në çdo detaj, çka e tregojnë përshkrimet
dhe veçmas fotografitë e rralla artistike, nga Alpet në Karavasta, të njerëzve,
kullave, veshjeve, maleve, shpendëve, bimëve, drurëve, gjithçkaje autentike
shqiptare, ku autorja nuk harron asnjëherë të vendosë emrin e atij që ka
fotografuar. “Ju kërkoj, me të gjithë forcat tuaja, ruani dhe mbroni magjinë e
atdheut tuaj. Është porosi e të parëve dhe misioni për të ardhmen e brezave që
vijnë!” e përmbyll porosinë e saj Graf.