Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Dedaj: Marianne Graf sajdis me libra

| E premte, 13.09.2024, 06:29 PM |


MARIANNE GRAF SAJDIS ME LIBRA

- bibliotekat, miqtë dhe bashkëpunëtorët -

Nga Ndue Dedaj

Dje, zonja Marianne Graf, sajdisi me një tufë librash që mbajnë autorësinë e saj bibliotekat, njerëz të pushtetit vendor, kulturës, arsimit, mediave, ekoturizmit etj., me të cilët ka bashkëpunuar për më shumë se 32 vjet, që ajo vepron me projekte në Shqipëri. Ajo i përshëndet ngrohtësisht lexuesit përmes një citimi të Carlos Reis Zaf?n, që shkruan: “Çdo libër i vetëm ka një shpirt, shpirti i atij që e shkroi dhe shpirti i atyre që e lexuan, e përjetuan dhe e ëndërruan”. Një nga pasionet e saj dukshëm është natyra dhe trashëgimia kulturore në çdo detaj, çka e tregojnë përshkrimet dhe veçmas fotografitë e rralla artistike, nga Alpet në Karavasta, të njerëzve, kullave, veshjeve, maleve, shpendëve, bimëve, drurëve, gjithçkaje autentike shqiptare, ku autorja nuk harron asnjëherë të vendosë emrin e atij që ka fotografuar. “Ju kërkoj, me të gjithë forcat tuaja, ruani dhe mbroni magjinë e atdheut tuaj. Është porosi e të parëve dhe misioni për të ardhmen e brezave që vijnë!” e përmbyll porosinë e saj Graf.