Kulturë
Atdhe Geci: Atdheu e di si ngrihet dielli me duar
E premte, 13.09.2024, 06:16 PM
Atdhe Geci
ATDHEU
E DI SI NGRIHET DIELLI ME DUAR
Dje
e mundëm një fushë mbushur me varre,
e
mundëm një kohë të burgjeve
e
pushkatimeve, e mundëm një vrasës të lirisë,
gjenocidin
e mundëm,
një
pushtues, që vrasjen e kishte mësim.
Nuk
e mbaj më ngarkesën e shekujve
nuk
mbajnë as ata të dhimbshëm të paktë,
pyes,
pse vonon një forcë që i atdheut i prinë?
Ai,
që popullit tonë i jep dritë dhe lavdi!...
Bashkohuni
të dhimbshëm të paktë rreth flamurit!
Bashkohuni
të dalë zot të Dheut të Atdheut!
Kosova
dardane e do emrin e tokës së vet,
e
do dhe motër Çamëria, motër Iliria,
Krahina
e Mollës së Gjakut dhe Ulqini,
ah,
fortesat mbi det, Shkupi, Tetova, Gostivari e
Kumanova,
ah matanë ndanë lumit të përjetshëm dardan...
Nuk
e mbaj më ngarkesën e shekujve
thotë
ai që vdekjen për atdhe e do, kujtesën e lirinë të shkruar në liri e dua...
Kosovë
dardane, protagoniste e fatit të Atdheut
gjithçka
nis nga fjala dhe ngjizja e urtisë,
gjithçka
nga mendimi nis, nga zemra dhe duart tua!
Dardanë,
bëhuni grusht për të keqen,
e
për armiqësinë.
Heshtja
e harrimi i vendlindjes dhe
atdheut,
ndaj Çamërisë, është krim, po, krim pa
doras
e muranë, një vetëgroposje e qenies…
Çfardo
të jetë udha turbullore e kombit
e
do kapedanin e vetë që i prinë Atdheut!...
Djepi
i shqiptarëve është shkretuar
nga
Dhébraktisja e pafund e krahëve rinorë
nga
shpërdorimi i lirisë dhe heshtja e durimi,
ky
faj i pjesëmarrjes në Keqësi,
indin
e shpresës këput,
Shqipëri,
e atdhenjta tokë shqiptare
nuk
të dua të heshtur dhe harrimtare
ngrite
zërin për pjesët e pushtuara
se
është zë për veten, për ne të gjithë,
se
t´i e di si ngrihet dielli me duar!...
Atdhe Geci - poezi nga libri "Iliada
shqiptare"