Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Dashuria si lojë
E diele, 15.09.2024, 05:56 PM
DASHURIA SI LOJË
Melodi
e humbur në poezinë e Sadik Bejkos
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
“Fundi i lojës” nga Sadik Bejko është një reflektim i thellë për dashurinë, një
ndjenjë që shfaqet në dy forma, herë plot gëzim e entuziazëm kur përjetohen
çaste lumturie dhe herë dhimbshëm e me trishtim kur ndodh ndarja. Teksti është
i ndërlikuar, në lëvizje midis realitetit të përjetuar dhe ndjesive të
përçudnuara nga lodhja emociona-le. Në poezi, autori e përshkruan përfundimin e
një lidhjeje dashurie, si një "lojë," duke nënvizuar dualitetin e
ndjenjave të dashurisë. E ndërtuar mbi tonalitete të ndryshme emocionale,
poezia shpreh përmes tingujve dhe metaforave ndjesinë e humbjes së një (loje)
dashurie, duke e zhvendosur këtë (ndjenjë) në sferat e thella shpirtërore. Fundi
i saj nuk përjetohet vetëm si ndarje fizike, por më tepër si zbehje e kujtimeve
dhe ndjenjave, duke i dhënë dashurisë një dimension metafizik që ngjan me një
melodi të ndjeshme, një këngë që vazhdon të jehojë në shpirtin e atyre që e
përjetuan.
I-
Poeti e cilëson dashurinë si "lojë" për të theksuar natyrën e saj të
ndërlikuar, kalimtare dhe shpeshherë iluzore. Dashuria, si një lojë, përmban
rregulla të pashkruara, paqartësi dhe ndjenja që mund të jenë të papërcaktuara plotësisht. Ajo
mund të jetë përvojë plot gjallëri e lumturi, por që sjell një zhgënjim të
hidhur kur përfundon. Duke e quajtur "lojë" poeti sugjeron se
dashuria nuk është gjithmonë serioze apo e qëndrueshme, dhe se ashtu si në një
lojë, njerëzit mund të luhaten mes përfshirjes dhe tërheqjes, mes fitores dhe
humbjes.
Metafora
e "lojës" nënkupton një element loje shpirtërore mes dy personave, ku
ata luajnë me emocionet, iluzionet dhe realitetet e tyre të momentit, duke
eksploruar ndjenjat dhe prekje pa e ditur qartë se ku do të përfundojnë. Në
këtë kontekst, dashuria shfaqet si një përvojë ku gjithçka është e mundshme :
nga eksitimi në lojë dhe argëtim deri te dhimbja dhe ndarja.
Në
poezinë e Bejkos, dashuria si "lojë" shfaqet me një përzierje
delikate të ndjenjave, ku përfundimi i saj sjell dhembje e boshllëk, duke
treguar se loja ka mbaruar, por gjurmët e saj mbeten si melodi e përjetuar nga të
dy dashnorët dhe lexuesi, që e përjeton në lexim të vargjeve.
II-Poezia
"Fundi i lojës" e Bejko-s më tepër përjetohet si një kompozicion
muzikor ku tonaliteti dhe melodicititeti përcjellin dimensionin emocional.
Tonaliteti poetik është delikat, duke dhënë ndjesinë e një muzike të brendshme
ku dashuria nuk është vetëm fizike, por më shumë një përjetim shpirtëror.
Vargjet rrjedhin me qetësi, si një këngë e heshtur që ngrihet dhe bie, duke
reflektuar lëvizjen shpirtërore të pasioneve të përmbajtura. Është e natyrshme
që vargjet të cilat shfaqin lojën dhe prekjet e dy të dashuruarve të kenë në
thelb melodicitet, pasi dashuria është këngë, por edhe vargjet që shfaqin
ndarjen e tyre (për çfardo arsye) të kenë gjithashtu një melodicitet, ndonëse
të trishtë e që përcjellin dhimbje. Këto raste janë të pranishme në të gjitha
poezitë tradicionale, madje, qoftë lumturimi i përjetimit të dashurisë, ashtu
dhe shimbja e trishtimi që sjell ndarja, janë burim i këngëzimit të tyre. E
njëjta gjë ndodh dhe në këtë poezi moderne të Bejkos ku gjejmë dy tipe
melodiciteti, në përputhje me situatën dashurore të dy personazheve.
1.Në
fillim të poezisë, imazhet e buta të takimeve dhe prekjeve të lehta: "Një
çaj.. një gotë verë… mbi bar sup më sup, / Nën drurë dorë për dorë"
sugjerojnë një lloj simfonie të heshtur, ku çdo prekje dhe moment ndjehet më
shumë se sa shihet. Këtu, pasioni është transformuar në një formë të butë dhe
të ëmbël të komunikimit, një lidhje që më shumë flet për shpirtin se për
trupin.
2.Tonaliteti
gradualisht ndryshon ndërsa poezia përparon, dhe poeti fillon të ndjejë një
distance, një ftohje: "Një si fëshfërimë e hollë uji në çajnik / Ena zien,
zien. Fishkëllimë ...". Këtu, zërat e brendshëm marrin forma të tjera,
ndjesia e afërsisë dhe pasionit nis të zbehet dhe tingujt bëhen më të mprehtë,
si fishkëllima e një çajniku. Ky ndërrim toni shfaq atë që ndodh në
marrëdhëniet kur pasioni fillon të shndërrohet në diçka më abstrakte, një
melodi e brendshme që mbetet e përjetuar në shpirt, por jo më në fizikalitetin
e partnerëve.
3.Pjesa
finale përmban një melodicitet
pikëllimit dhe pranim të humbjes: "Vetëm kaq? Trok e gulç në
brinjë... / Varka që kish, na i mbytej në lumë." Tingulli i brinjëve që
gulçojnë dhe i varkës që mbytet përcjell një melodicitet të ngadaltë, të rënduar
nga zhgënjimi, duke përcjellur një ndjesi dhimbjeje, ndoshta edhe pranimin e
një realiteti që nuk mund të ndryshohet.
Në
thelb kjo poezi përjetësohet si një melodi e ndjeshme, ku çdo varg ka tonalitetin
specifik, që reflekton emocionet e ndryshme të dashurisë: pasionin, ëmbëlsinë,
ftohjen dhe ndarjen.
III-Kjo
poezi arrin një nivel melodiciteti, që përforcohet nga elementet tekstuale si
rima, ritmi dhe zanoret, elemente këto,
që krijojnë një përvojë të tingullit që e bën poezinë të rrjedhë natyrshëm,
duke përforcuar ndjenjat dhe emocionet e vargjeve.
1.Rima
në poezi është e thjeshtë, por efektive, shpeshherë e përmbajtur dhe e fshehtë
brenda vargjeve, e cila e bën poezinë të ndihet e butë, por duke ruajtur
strukturën që krijon një ndjenjë koherence melodike. Kështu psh, në vargjet: “Një
puthim me prekje buze, sysh / si mbi pëlhurë qëndisja, / si pemës bulimi me
sythe”përdorimi i rimave të lehta në fjalë si “sysh” dhe “qëndisja” krijon një
ndjesi harmonie të tingujve, ku çdo
fjalë është e lidhur me tjetrën në një
melodi të qetë. Në fakt, nisja e melodisë me fjalëzën “puthim” është shumë e
ëmbël dhe të mbetet në mendje. Ritmi është i ngadaltë dhe i rregullt, duke
përçuar qetësinë dhe delikatesën e përjetimit.
2.Gjuha
shqipe, si pasojë e përdorimit të fjalëve shumë rrokëshe, në vend të atyre një
rrokshe ka një përdorim të gjerë zanoresh, të cilat u japin fjalëve hapësirë,
dritë, ekuilibër, por edhe melodicitet. Në poezi, zanoret kanë rol të rëndësishëm, veç të tjerash, edhe në
krijimin e tonalitetit dhe melodicitetit, pasi ndikojnë jo vetëm në strukturën
ritmike të vargjeve, por dhe në thellësinë emocionale te teksti. Zanoret të
hapura apo të mbyllura, ndihmojnë për ndërtimin e një atmosfere që pasqyron
ndjenjat e brendshme të personazheve. Në një analizë mbi ndikimin e zanoreve në
disa pasazhe kyçe të poezisë kemi:
a.Te
vargjet fillestare: “E ndiente, duhet të hiqte dorë. Muzg,” kemi përdorimin e
zanoreve të mbyllura “u” dhe “i”, të cilat krijojnë një tonalitet të
përqendruar e të qetë. Zakonisht zanoret e mbyllura theksojnë ndjenjat e
brendshme dhe reflektuese, dhe i japin vargut tonalitet të zymtë dhe meditativ,
i cili reflekton ndjenjën e mbarimit dhe lamtumirës. Kjo ndjenjë melodiciteti
reflekton një melodi të qetë, të ngadaltë.
b.Zanoret
e hapura dhe ndikimi i tyre shihet te vargjet: “Flirt? Mbase, por më shumë
ëndërr”, zanoret e hapura “a” dhe “e” krijojnë tonalitet më të lehtë dhe më të
lire, duke e bërë këtë pjesë të vargut
të tingëllojë më optimiste, duke e shfaqur natyrën ëndërrue-se të marrëdhënies.
Zanoret e hapura ndihmojnë në krijimin e një ndjesie të qetë dhe harmonike, si
një këngë e brendshme që sjell kujtime dhe ëndrra të bukura. Ato kontribuojnë
në lirimin e tensionit dhe japin një melodi më të ndritshme.
c.Zanoret
e mbyllura, psh te vargjet: “Vetëm kaq? Trok e gulç në brinjë.”, ku përdoren zanoret e mbyllura “o”, “u”, dhe “I”,
krijojnë ndjenjë ngushtësie dhe tensioni. Ndikimi i tyre është i dukshëm në
tonalitetin e mbyllur dhe të shtrënguar të vargut, ku reflekton ndjesinë e një
gulçi emocional dhe dhimbjen e ndarjes. Në këtë moment melodia e ndjenjave
shndërrohet në një lloj drithërimi të brendshëm, një “therrje” në shpirt, dhe zanoret e mbyllura janë ato që
e theksojnë këtë tension të brendshëm.
ç.Zanoret
dhe fluksi i qetësisë, ku në vargjet e fundit: “Qe e gjitha një gënjeshtër
yjesh / e dritash e pikëzuar?”, zanoret e hapura “e” dhe “a” krijojnë një
ndjenjë qetësie, por të papërcaktuar,që të sjell në kujtesë një melodi të
thjeshtë, por të ndjerë. Kjo strukturë zanore e hapur sugjeron një kthim në
reflektim dhe shpreh melankolinë e përfundimit të lojës, e cila nuk është një
ndarje brutale, e qetë, e ngadalshme, e thellë, për pasojë tepër e dhimbëshme.
3.Struktura
e poezisë është e lirë, por me një rregull të brendshëm që i ndihmon vargjet të
rrjedhin në mënyrë natyrale. Ky organizim i lirë i vargjeve krijon hapësira për
ndrrime të ritmit, duke përcjelluur ndjenja të ndryshme gjatë leximit. Psh., te
vargu: “Vetëm kaq? Trok e gulç në brinjë...”ka një ritëm të ndërprerë, me
përdorim të shkurtesës “gulç” që krijon tension dhe pauza të rëndësishme, dhe e
bën lexuesin të ndiejë ngarkesë emoci-onale
të fortë.
Në
këtë mënyrë, elementet tekstuale si rima, ritmi dhe zanoret ndërthuren për të
krijuar një melodicitet të veçantë, që rritet dhe forcohet gjatë leximit, duke
përcjellur përjetimin e ndjenjave dhe melodisë së brendshme të dashurisë që
shfaqet në poezi.
IV-Poezia
"Fundi i lojës" lehtësisht mund të perceptohet si simfoni intime e
ndjenjave, ku imazhet veprojnë si një orkestër muzikore që krijon një melodi
për dy të dashuruarit, ndërsa lexuesi bëhet dëgjuesi i tretë, duke përjetuar
këtë muzikë përmes vargjeve. Në këtë lente mund të shohim imazhet si pjesë e
orkestrës.
1.Në
fillim të poezisë, imazhet e buta dhe të ëmbla të takimeve të përditshme
përcjellin një atmosferë të ngrohtë dhe intime sit e vargjet: “Një çaj... një
gotë verë... mbi bar sup më sup, / Nën drurë dorë për dorë.”ku, secili imazh
është si një instrument që luan një pjesë delikate të simfonisë së dashurisë.
Prekja e lehtë, gota e verës, dhe ambienti natyror ndërthuren në një harmoni që
perceptohet vetëm për dy të dashuruarit, ndërsa lexuesi ndjek këtë melodi në
heshtje, duke ndjerë valëzimin e ngrohtësisë që e përshkon këtë skenë.
2.Ndërsa
poezia lëviz përpara, imazhet fillojnë të përcjellin ndjenja tensioni dhe ankthi të brendshëm, si
te pasazhi: “Një si fëshfërimë e hollë uji në çajnik / Ena zien, zien.
Fishkëllimë...” ku, imazhet janë si tinguj të fortë që ngrenë tensionin në
orkestër, sikur ka një pause, që përgatit lexuesin të dashuruarit për një
përballje të brendshme. Lexuesi, si përjetues i tretë, ndjen tensionin në
mënyrë delikate, pasi fëshfërima dhe fishkëllima shprehin një ndjenjë të
padukshme por të pranishme.Këtu ai (lexuesi) kupton se momentet e tensionit shfaqen
si pauza muzikore. Përgjithësisht me melodicitet të dukshëm e tingëllues janë
krijimet poetike tradicionale të dashurisë, mirpo këtë aftësi e ka dhe poezia
moderne, në rastet e teksteve të goditura. Përvoja në leximin e pozive të
Bejkos na ka bindur se ai ka aftësi për të krijuar poezi moderne, madje
postmoderniste me melodicitet tingëllues.
3.Pjesa
finale ndryshon tonin melodik dhe imazhet përcjellin një ndjesi humbjeje dhe
zbraztie. Psh, në vargjet:“E gjejmë prap të huajën, trupin / e femrës që në
arrati të vetes / jep të qeshurën, gushën…?”imazhi i femrës që bëhet i huaj është
sinjal i përmbysjes së melodisë, ku muzika e dashurisë zbehet dhe shndërrohet
në një simfoni të zymtë. Lexuesi është ende i pranishëm, ndjek me vëmendje këtë
ndërrim, dëgjon heshtjen që mbush hapësirën mes të dashuruarve, e cila përcjell
një zhgënjim të thellë.
4.Poezia
përfundon me një ndjenjë përmbajtjeje dhe pranimi të fatit:“Oh, një lojë, një
lojë kjo... asgjë më tepër.” Kjo është nota finale e kësaj simfonie intime, që,
ndonëse e hidhur dhe plot dhimbje, përçon me finesë poetike ndjenjën e përfundimit. Lexuesi, si dëgjuesi i
tretë, merr pjesë te kjo notë e fundit, duke ndjerë se melodia që dy të
dashuruarit ndanin tani ka përfunduar, duke e lënë me një heshtje të thellë,
por të pasur me përjetim.
Në
këtë mënyrë, poezia është shndruar në një orkestër të ndjenjave dhe imazheve,
ku lexuesi bëhet dëshmitar i një melodie dashurie që jeton mes dy të
dashuruarve dhe vazhdon të dëgjohet në shpirtin e tyre, edhe kur fjalët janë
shuar.
V-Sadik
Bejko me poezinë e tij moderne "Fundi i lojës" krijon një melodicitet
dhe muzikalitet që ngrihet mbi teknika të ndryshme nga ato të poezisë
tradicionale, por që ruan disa lidhje të fshehta me të. Ndërsa poezia
tradicionale shqiptare është e ndërtuar mbi rimë dhe ritëm të rregullt, gjë që
lehtëson krijimin e një melodiciteti uniform në gjithë poezinë dhe e bën atë
lehtësisht të muzikueshme, kjo poezi moderne sjell një qasje të ndërlikuar dhe
të nuancuar ndaj tingujve dhe rrjedhës muzikore. Megjithatë muzikaliteti te
poezia tradicionale me temë të dashurisë dhe kjo poezi modern kanë disa afërsi
dhe dallime që ju ftoj ti shohim bashkë.
1.Afërsitë
a.
Si poezia tradicionale, edhe kjo poezi moderne e Bejkos ruan një ndjeshmëri
ndaj tingujve të fjalëve dhe ndërlidhjes së tyre në vargje. Pavarësisht se rima
nuk është e theksuar, kombinimi i zanoreve dhe tingujve të ngrohtë krijon një
lloj harmonie që është karakteristike edhe për poezinë tradicionale pasi është
efekt i melodicitetit të gjuhës, psh te vargjet: "Një puthim me prekje
buze, sysh / si mbi pëlhurë qëndisja", ku përdorimi i tingujve të butë e
të rrjedhshëm të "u"( e shoqëruar me bashkëtingëlloren e përbërë “th”
që të jep ndjesinë e bashkimit të dy buzëve pikërisht në një puthje) dhe
"e" përcjellin një qetësi e harmoni, duke kujtuar melodinë natyrale
të këngëve popullore.
b.Ashtu
si poezia tradicionale, dhe kjo poezi moderne përqendrohet në përjetimin
emocional të personazheve e lexuesit. Dashuria dhe ndarja, që janë tema të
përjetshme, përcillen përmes figurave delikate dhe imazheve të ndjeshme që
evokojnë muzikën e shpirtit.
2.Dallimet
a.Poezia
jonë tradicionale ndjek metrikë dhe ritëm të rregullt, duke u bazuar në skema
të njohura rimash.Poezia e Bejkos, ndonëse ruan elemente muzikale, nuk ndjek
rregullat e përcaktuara të rimës dhe metrikës. Struktura e lirë e poezisë së
tij i lejon lexuesit të përjetojë muzikalitetin në mënyrë më fluide dhe
spontane. Psh: vargjet:"E gjejmë prap të huajën, trupin / e femrës që në
arrati të vetes / jep të qeshurën, gushën…?"rrjedhin lirshëm, pa kufizime
nga rimat, duke i dhënë poezisë një melodicitet të brendshëm, të cilin lexuesi
duhet ta "dëgjojë" përmes ndjenjave dhe imagjinatës.
b.
Poezia moderne e Bejkos përdor imazhe dhe metafora të ndërlikuara, shpeshherë
të ndërlidhura me abstraksione ose ndjesi të brendshme, ndërsa poezia tradicionale përdor figura konkrete dhe të thjeshta për t’u shndruar në
melodi. Psh, imazhi i tensionit të brendshëm dhe frikës te vargjet:"Ena
zien, zien. Fishkëllimë... do plasë, a zjarri krejt duhet shuar?"është
abstrakt dhe metaforik, ndërsa në poezinë tradicionale, figurat janë më
drejtpërdrejta dhe lehtësisht të perceptueshme si "lulet",
"drurët", apo "shpirti".
VI-Të
shprehurit metaforik ka ndihmuar dukshëm melodicitetin (dhe muzikalitetin) në
poezinë "Fundi i lojës" të Bejkos. Përmes figurave letrare si
metafora, poezia krijon një rrjedhë të butë, një tingull të brendshëm që
rezonon me ndjenjat e imazhet që krijohen. Te kjo poezi, metaforat jo vetëm që
zbukurojnë gjuhën, por krijojnë një efekt melodik që shoqëron përvojën e leximit.
Rastet kur metafora ndihmon melodicitetin dhe muzikalite-tin në poezi, I shohim
te pasazzhet e mëposhtme:
1.
Metafora e "zjarrit" dhe "enës që zien" në vargjet: "Ena
zien, zien. Fishkëllimë... do plasë, a zjarri krejt duhet shuar?" krijon
ndjesi tensioni, tension i cili bëhet një muzikë e brendshme. Përshkrimi i
fishkëllimës dhe tingullit të enës që zien krijon melodicitet në mendjen e
lexuesit. Ky tension, i mbështetur nga metafora, funksionon si një kreshendo
muzikore që i shton një dimension tjetër melodicitetit të poezisë.
2.
Metafora e "lojes" dhe "pëlhurës qëndisja" te vargjet "Një
puthim me prekje buze, sysh / si mbi pëlhurë qëndisja." për dashurinë dhe
kontaktin delikat e bën gjuhën e poezisë të rrjedhë me ndjenjë harmonie. Fjalët evokojnë kujdesin dhe
finesën e një procesi të ngadaltë e të ndjeshëm, duke krijuar një efekt melodik
që ngjason me tinguj të butë, si ato të një muzike klasike.Këtu hyn metafora, e cila i jep vargut një elegancë
tingëlluese që ndihmon në krijimin e një ndjesie muzikale
3.
Metafora e "lojës" dhe "mbytjes së varkës" te vargu:"Në
lojë fati / Varka që kish, na i mbytej në lumë." krijon ndjesi tragjedie dhe humbjeje, por gjithashtu
ka një rezonancë muzikore. Ndërsa varka mbytet, lexuesi përjeton "zbritje" tingullore, një notë e
ulët që përafrohet me humbjen e lidhjes së dashnorëve. Muzikaliteti i metaforës
së "mbytjes së varkës" krijon kontrast me melodinë e mëparshme të butë, duke
përçuar një tonalitet më të errët, të ngjashëm me uljen e zërit në një pjesë
muzikore.
VII-Ndjesia
e këngëzimit që vjen nga dashuria, është përjetim i brendshëm ku ndjenjat
shprehen përmes një melodie të fshehur në shpirt. Kjo dukuri është e dukshme
edhe në poezinë e Sadik Bejkos “Fundi i lojës,” ku melodia dhe muzikaliteti nuk
janë të dukshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndjehen përmes vargjeve, duke
përforcuar përvojën intime të dashurisë.
1.Në
poezinë e Bejkos, dashuria përjetohet në formë jo vetëm fizike,por dhe shpirtërore
, ku marrëdhënia midis dy të dashuruarve shndërrohet në një melodi që e
dëgjojnë vetëm ata. Kjo melodi është një përvojë intime, e përjetuar përtej
fjalëve dhe kontaktit fizik. Ja si kjo dukuri reflektohet në vargjet:“Flirt?
Mbase, por më shumë ëndërr.” Ky varg sugjeron se ndjesitë e dashurisë ngjasojnë
me ëndrrën, një përvojë që përfshin shpirtin dhe mendjen në një melodinë të
brendshme. Ëndrra, si dhe dashuria, ka një natyrë melodike, që mund të ndjehet
por jo domosdoshmërisht të shprehet me fjalë.
2.
Imazhi:“Një puthim me prekje buze, sysh / si mbi pëlhurë qëndisja.” me
përdorimin e metaforës së butë dhe delikate, përfaqëson një këngëzim të
heshtur, një ndjesi të brendshme që i ngjan një melodie të njohur, të cilën të
dashuruarit e krijojnë përmes përvojave të tyre. Prekja e buzëve dhe syve bëhet
si një partiturë muzikore e qëndisur mbi pëlhurë, duke shtuar intensitetin e
ndjenjave të brendshme dhe duke i dhënë jetë një melodi që nuk dëgjohet me
veshë, por ndjehet në shpirt.
3.Te
vargjet:“Trok e gulç në brinjë.” ndjenja e këngëzimit mund të vërehet edhe te
përshkrimi i dhimbjes fizike që ndodh në brinjë, e cila simbolizon atë
drithërimën e brendshme të dashurisë, që mund të përjetohet si një puls
melodik. Kjo krijon një lidhje të fuqishme midis emocionit dhe trupit, një
ndjenjë e përjetuar thellësisht që bëhet pothuajse muzikore për të dashuruarit.
Në
këtë poezi, dashuria, dhe ndjesia e saj e lumturisë, shndërrohet në një melodi
të brendshme që e përjetojnë vetëm ata që janë të zhytur në të. Ky melodicitet
është i qetë, por i fuqishëm dhe nuk mund të dëgjohet nga jashtë, por ekziston
brenda shpirtit dhe rron edhe pasi mbaron dashuria, si një kujtim i
vazhdueshëm, duke mbajtur në jetë ndjenjat edhe kur lidhja fizike përfundon.Kur
je i dashuruar dhe i lumtur dhe kur shkruan poezi dashurie me frymëzim të prek në
shpirt një ndjesi këngëzimi, madje të duket se e njeh melodinë që ndjen. Madje
kjo ndjesi të prek edhe kur lexon poezi moderne dashurie, si kjo e Sadik
Bejkos.
Sarandë, shtator 2024
Fundi
i lojës
Sadik Bejko
E
ndiente, duhet të hiqte dorë. Muzg,
E
gjitha kaq qe. Për të do të mbetej
Gjëja
më e bukur, më intime.
Dy
vjet ishin takuar, prekur
Zhytur
në epsh ajror, shuar lart
Si
në gjethnajë, në pak ledhatime.
Kshte
qenë e epshme si një bukë
E
ngrohtë, për t’u afruar, për t’u
Gëzuar,
për të qenë e hutuar
nën
sytë e tij. Mbase luante,
por
e luante bukur atë shkartisje
nga
vetja, për pak, pak tjetërsi.
Qenë
si në flur, të prajtur
Duke
rrëshqitur pak e pafajshëm
Në
rrënqethje, në elektrizim rastësor.
Shtërngim
i lehtë beli. Një çaj..
Një
gotë verë... mbi bar sup më sup,
Nën
drurë dorë për dorë.
Flirt?
Mbase, por më shumë ëndërr.
Shmangej
njëri, tjetri e kërkonte
Shkitën
mbi të përditshmen vrazhdësi.
Ish
dhe miqësi. Dhe urtësi. Të rritur
Që
herë-herë nxjerrin sipër
Veten
tjetër, të qenit fëmijë.
Trill?
Po. Lajkatim? Dhe kështu.
Një
puhim me prekje buze, sysh
si
mbi pëlhurë qëndisja,
si
pemës bulimi me sythe
Dhe
secili në punën e vet. Dhe ndarjet
Që
të zënë fytin si një përmbytje.
Vetëm
kaq? Trok e gulç në brinjë.
Dhuratë
e bruztë fati a rastësie
Mbi
gurët e rrugës një cipës sado
e
hollë, një gjethërim ëmbëlsie.
Por
tash diç tjetër… alarm, frikë
Një
si fëshfërimë e hollë uji në çajnik
Ena
zien, zien. Fishkëllimë...
do
plasë, a zjarri krejt duhet shuar?
Qe
e gjitha një gënjeshtër yjesh
e
dritash e pikëzuar? Qe krejt një
hiç
asgjë? Jo. Me shpatulla, me gjithë
rropulli
ishte gati të bërtiste pa zë.
Po
e prekte zbraztira. Ndaj nën zë
Këndonte
me vete me tërë gjoksin
(qante
a këndonte në ditën e gjatë) ?
Mbi
gjithë ç’pati, po vihej sipër një rrul.
Përreth
mbyllej me mur. Në lojë fati
Varka
që kish, na i mbytej në lumë.
E
gjejmë prap të huajën, trupin
e
femrës që në arrati të vetes
jep
të qeshurën, gushën…?
I
sëmbonte thikë kjo vogëlimë:
Ç’ish
“imja” në çast po i bëhej tjetër,
Loja
ku nga pak, nga pak jemi të vegjël –
Oh,
një lojë, një lojë kjo... asgjë më
tepër.
2005