Hamit Taka: Vendimi
Që nga dita e takimit me Ermalin, binjakun e Erjonit, nga mori vesh se i dashuri i saj i adhuruar ishte arrestuar për agjitacion dhe propagandë, bukuroshja provinciale ishte tepër e tronditur. Ajo ngjante me një shpend të egër të rënë në kurth. Lëvizte si rrobot, nën pushtetin e mendimeve të hidhura, nga godina e fjetjes në auditore, nga auditoret te godinat e fjetjes ...
























