Ndue Dedaj: Mozaiku i Rrëshenit
Artistët lënë shenjën e tyre në gur e në mur. Artist ka qenë ai që ka pikturuar piktogramet e Rubikut në lashtësi, ai që ka pikturuar afresket e kishës së Shëlbuemit po aty, ai që ka shkroluar me petroglife Gurin e Xhuxhës, ai që ka gdhendur shqiponjën e Arbërit të Gëziqit më mesjetë. Por dhe sa e sa të tjera objekte si këto...


























