Kulturë
Përparim Hysi: Unë u dashurova me Profesorin tim
E diele, 06.10.2024, 06:43 PM
Unë u dashurova me Profesorin tim
"Të
dashurosh, është më shumë se të jetosh"
VICTOR
HYGO
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Unë
që po rrëfehem, jam Elisabeta. Shkurt jam BETA, siç më njohin. Tani jam gjyshe,
i kam kaluar, kur thonë "me li e me fruth" dhe nuk më zë gërshëra
made in moral. Puritanët do mbledhin buzët, kurse gratë, ca më tepër: do zënë e
do shkulin faqet duke më shënuar me gisht: e paska lënë mendja! Nuk më ka lënë
fare mendja, por nuk më skuqet faqja fare kur tregoj. Jam transparente si xham.
Sa për puritanët dhe ato"që shkulin faqet", dua t'u kujtoj atë
thënien proverbiale të KRISHTIT:"Gurin e parë ta hedhë ai që nuk ka bërë
mëkate". Natyrisht, për moralin e "rrezikuar" më shumë e ngrenë
zërin të pamoralshmit.
E,
nëse kini pak durim, më ndiqni, tek
rrëfej:
*
Isha
në vitin e tretë në gjimnazin e qytetit tim. Në këtë moshën tim, gjyshja ime, Katja,
ndjesë pastë, thoshte:-Hap sytë se je me këmbë mbi yzengji. E gjyshja ime që qe aq e mirë, maste me kohën e rinisë saj. Po unë qeshë një
çupë(vërtet me këmbë mbi yzengji), por harlisja nga shëndeti dhe, tek ecja, sikur
bubulloja. Tundej vendi, kur i thonë. Por pse t'u lodhë se si qeshë, se ... (eh sa herë më kujtohet gjyshja!) ajo thoshte:-Vetëm
litari duhet i gjatë, kurse biseda sa më e shkurtër. Pra, isha në vit të tretë, në gjimnaz. Me mësime
shkoja shumë mirë dhe e pasionuar qeshë pas letërsisë.Lexoja shumë dhe , pikërisht
në vitin e tretë, letërsinë na i jepte një Profesor që nuk ishte vetëm mësues, por
artist. Ta dëgjoje, kur shpjegonte, mbesje me gojë hapur. Sidomos, kur recitonte poezi
të ndryshme si një aktor i vërtetë. Unë
bëhesha sy e veshë. Çuditesha me vete:nuk është as shumë i ri, por dhe
as i vjetër.Si e llogaris unë, duhet të ketë aty nga 20-vjet punë, por si është
e mundur që të mbajë mend kaq shumë vargje përmendësh. Zura ta shikoja në sy
dhe(eh, sa inat!) ai sikur mos isha fare i gjallë. Na dha në një nga orët temën
e hartimit:"Glorifikimi i punës tke "Fausti" i GËTES". Më
erdhi "gjahu" në derë. U bëra Margaritë dhe shkuar Margaritës. Prisja
orën e koregjimit. "Hajmalia" ime kishte zënë. Profesori e lexoj para
klasës dhe unë, në ato çaste, u bëra zog
me krahë gati për fluturim. Që atë orë.fillova ta dua Profesorin tim. Po
vallë a do ta vinte re ai seç fshihte zemra ime që dridhej si zokth, sa herë
futej në klasë? Doja që t'i bija në sy, si: me demek, unë jam Margarita dhe ti je Fausti. MIrëpo ky, "Fausti
im", nga mosha qe sa babi im. Punë e madhe:unë qeshë e"kënduar"
dhe kisha lexuar shumë për dashurinë. Dhe ngisja anijen e ëndrrave në detin tim,
të mbushur me shpresë.Thosha:-A nuk qe GËTE 75-vjeç, kur i propozoi asaj ruses
rioshe? Dhe ky"Fausti im"(kështu po e quaj këtej e tutje, është mesoburrë dhe, o ZOT, vallë do më dojë
ai mua)? Është i martuar. Le të jetë;unë nuk pres që të prishë familjen. Dua të
jem e dashura e tij dhe pikë.
Me
këtë dëshirë bija të flija dhe tërë
natës veç me të. Dita, ndaj dhe rimon me drita, t'i prishë ëndrrat fluturuese dhe t'i vendosë
këmbët mbi tokë. *
Po
ku të lënë këmborët e botës, që të dëgjosh zilet e tua. Profesori, sa doli nga
salla e personelit dhe, ndërsa po kaloja pranë sallës me derë të hapur, dëgjova
Profesore Afërditën të thotë:- Sa i bukur që është! Lum ajo që e ka! Kurse
tjetra, një lëneshë, tha:-Ndonjë ditë kam për t'ia rrufitur ato buzë:me hir apo
pahir! I dëgjova ato dhe i mora inat. Epo kot nuk thonë:- Do të prishet një
grua, lëre të punojë me gratë. Nëse punon mes burrave, morali i saj është i
ruajtur.
Por,
në fund t fundit, kështu ndodh me tërë shoqërinë, se në jetë luhet teatër si
në"ballot me maska". Kisha dal me
maman time tek tregu ku shiteshin perimet e frutat. Laj-thaj ky treg ësht e vetmja"kishë" ku
falemi. Befas shoh Profesorin tim që
vjen dhe unë, hapu dhe ku të futem. Kuqu e skuqu si një kungull i pjekur dhe
qeshë fare pa faj. Po ajo"iskra" diku e fshehur, sujkur kish dalë nga
unë dhe të tërë po e shihnin. Epo një fshat që duket.nuk do kallaus. Profesori as që e kish mendjen nga
unë dhe jo të m'i shtinte sytë siç shpresoja. Kur shoh që mbrriti teto Kristina,
gjitonia jonë, që kish dhe çupën me
vete. Ndërsa unë isha në gjimnaz, çupa e saj qe në pedagogjike. Epo erdhi, punë
e saj, po kur dëgjoj që t'i thotë Profesorit:- E, Profesor, e kam çupën të bukur? Të lërë tjetra kokrrën e
namit.Profesori do blinte fruta dhe kjo i vë"në pazar" të bijën. Isha
gati t'u hidhesha në kokë që të dyjave, por
thashë:po luajmë me maska. Profesori, sikur i bëri bisht pyetjes, por (unë them
për ta hequr qafe, domosdo), me politesë, i thotë:- Si e ëma dhe e bija!!! Një
tjetër që i njihte dy palët, shtoi si me shpoti:" Si e ëma dhe e bija/o usta
Murat".Plasi të qeshurit, por mua më vinte për të qarë. Po mua si nuk më
vuri re, Profesori? Apo ashtu ia donte mushka drutë.
*
Bëja
, çbëja, mundohesha t' i bija në sy Profesorit. I thaja pjesët përmendësh
dhe në hartime notën më të lartë. Adoleshente qeshë dhe rrushi i papjekur nuk
hahet. Si t'i thosha që e doja? Por erdhi çasti. Po vinte viti i ri.Koha e
kartolinave. Po unë nuk shkrova kartolinë që qenë në modë asikohe, si:"Era
frynte që përjashta/rrihte perdet e mëndafshta.Ose, si:"Mos pandeh se të
harrova/katolinën ta dërgova". Pse e rëndomtë qeshë unë? A nuk haja bukë
veçan? Dhe ja se si i shkrova:" Ca pika shiu ranë mbi xham/Jetojmë të dy
në të njëtën shkollë/A e di se të kam shumë xhan/Sa të shoh ty/më mbyt një
kollë.
Por
nuk e lahë me kaq: me gërma kapitale shkrova:
"NXËNËSE
MË KE
PROFEOR
TË KAM
PËRDITË
MË SHEH
A
E GJEN DOT SE CILA JAM?
Me
gërma kapitale, se mësuesët e letërsisë e njohin shkrimin e nxënësve të tyre.
Dhe prisja aq e shqetësuar, sa ç'pret një i burgosur një vendim gjykate. Kur
erdhi PROFESORI dhe, sa hodhi shikimin për të gjetur"fajtorin", unë
futa kokën si struci poshtë bankës. Faji është i lexueshëm dhe, kur më ftoi në
bibliotekë, i hapëm "kartrat". Që atë ditë filloi
ajo"poema e dashurisë" mes meje e profesorit.Pa lënduar a cënuar
njeri. E kujtoj me mall gjithçka dhe, nëse PROFESORI rron, i uroj të mbushë një
shekull!
Tiranë, 4 tetor 2024