E premte, 11.10.2024, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Flas nga Trojvogjli

E hene, 30.09.2024, 05:51 PM


Flas nga Trojvogjli

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Kush ka sy, le të më shikojë.

Kush ka vesh, le të më dëgjojë.

Kush ka zemër, të më ndiejë.

Kush ka shpirt, të më besojë.

Kush ka mend, të më analizojë.

Flas nga Trojvogjli, nga Dibra ime shamikuqe,

Ngjyer me gjak nëpër beteja,

Shamia që vello iu bë nuses,

Shamia e vëllait të vrarë,

Për Atdhe, për ty, babë e nënë,

Për ty motër e vëlla,

Për tym, nuse e re,

Që u shkrive në lotë

E të premtova do të dal zot.

Të lashë me foshnjen në gji

Me të vetmin amanet,

Të ma rritësh për Shqipëri!

Unë flas shqip

Gjuhën që më ka falë Zoti.

Edhe kur isha në zgrip

Thashë, jam gjak Kastrioti.

Dallgët e gjakut

Përzier me dallgët e lotëve,

Ku flitet shqip,

Themi njëzëri:

Jemi gjaku i Kastriotëve...

Flas nga Trojvogjli,

Flas nga Fushë Kosova,

Flas nga trojet e mia,

Nga Shkupi, Janina, Ulqini, pa droje

Me krenari.

Nuk kërkoju mëshirë,

Por vetëm të drejtë.

Nëpër padrejtësi,

Nëpër luftëra

Na kaloi kjo jetë.

Nuk ngjesha gjerdanë,

Nuk mora allti,

Penën sot kam armë

Armë këtë poezi.

Unë jam e ndjeshme

Ndaj krismave, shpërthimeve.

E di ç'është plaga,

E di ç'është vlaga,

Në tokë kur hidhet fara.

E di ç'janë lulet,

Kur acari i beftë i përcëllon.

E di ç'është dashuria

E të dashurin ta vrasin

Ndërsa ai pot ë puth në buzë...

Kur foshnjen ta vrasin,

Kur e vë në gji.

Kur plakun ta djegin

Në prush e në flakë...

Ndaj kappa penën

E jo pushkën të bëj gjak...

Flas nga Trojvogjli

I Gjon Dibranit

Që i pati bashkë trojet e vatanit.

Flas nga kulla e Gjergj Kastriotit

Që një jetë luftoi

Në emër të Zotit.

Flas nga Epiri, Iliria, Dardania, Çamëria,

O njerëz kudo në botë,

A po i shikoni plagët e mia?!

Sa të vjetra majsiur

Sa të reja, trënmdafil i çelur,

Buzë humnerave thepisur

E lëndinave me këmbë shkelur

Më shtypën

E gjakun ma bënë uiski,

Shampanjë e xhini,

Por unë qëndrova si Uiliksi...

E thashë Trojvogjli është i imi

E thashë Kosova është e imja

E thashë e imja është Çamëria

E imja Shqipëria...

Nuk kam frikë,

Borxh kurkujt nuk i kam

Për plagët që më krijuan

Mua borxh më kanë.

Nuk kam frikë

Se për vendin tim po flas

Jetën time një ditë do t'ia fal Atdheut

Se njeriu do të vdes një ditë.

Me Atdhe të robëruar

Nuk më duhet jeta

Nuk më duhen sytë

Flas nga Trojvogjli

Nga toka stërgjyshore

Mua s'ma doli Anadolli

As serbi me taborre

Jam në vendin tim

Në gëzim e hidhërim

Në dimër e behar

Ku tufa staneve blegërinë

Plot bereqet i mbush hambarë...

E s'më shkon mendja

Të zhvat mallin e tjetrit

Të bëhem sarhosh

Për të bukurat zana

Ne amanet na kanë lënë të vjetrit

Martohu me atë që të jep baba e nëna...

U flas nga Trojvogjli

Se jam shqiptare

Dhimbja e vëllait të vrarë

Zemrën ma mori nga krahërori

Se shqiptar është dhe një kosovar.

Një nënë kërkon ndihmë,

Duke hequr shaminë nga koka,

Duke mallkuar vrasësit

E mua s'më mbanë më toka...

Kur dëgjoj ulërima fëmijësh

Djegur në flakën e shtëpisë

Kur djemtë i lidhin me tela

Dhe I qëllojnë pa mëshirë

Ata kthejnë kokën të shohin

Mos u vjen nga Trojvogjli

Në ndihmë motër e mirë.

A kam vëlla?

Kujeve të motrave

Ofshamave të nuseve

Kur ato flasin gjuhën tuaj

Kur ato ishin gjaku juaj

Kur ato jetojnë në tokën e vet...

O njerëz!

Në shpirt

Kjo tragjedi, a u vret?!

Flas nga Trojvogjli

Dhe nuk kërkoj mëshirë

Por vetëm të drejtë.

Sarhohëshët e Ballkanit

Na lakmuan zanat tona

Na lakmuan pasuritë tona

Na lakmuan bukuritë tona

Dhe u turrën si cuba

Me epshin e pafre!

Na vranë

Na dhunuan

Mbi kokë na u nxinë retë

Na u nxinë sytë

E shpirti shpërtheu...

-Heu ti cub rebel!

Prapakthehu!

Se këtui ka zot atdheu

Këtu është vendi im

Këtu është gjaku im

Këtu është gjuha ime

Këtu është varri yt!

O cub i pashpresë,

O cub kobzi!

Çnjerëzor, përbindësh

Edhe sot në shekullin e ri

Koburet mban në brez...

Sillet nëpër Evropë

Shqipes me i hap gropë!

Kur e shoh ashtu të krekosur

Me ushtri në tokën time varrosur

Rishtas duke hapur puse lakmie

Nuk bëhem sehirxhie

E kësaj kasaphane

Anë për ane lëshoj kushtrimin

O njerëz!

Janë vëllezërit e mi

Flasin gjuhën e një nëne...

Flas nga Trojvogjli

Nuk kërkoj mëshirë

Por vetëm të drejtë

Nga botë e qytetëruar

Nga miqtë e vërtetë!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora