Kulturë
Përparim Hysi: Shoku "Hiç"
E enjte, 26.09.2024, 06:49 PM
Shoku
"Hiç"
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Unë
kisha gati 25-vjet që punoja në atë shkollë. Një kolektiv goxha i madh për një
shkollë fshati.Shkollë fshati me gati 700-nxënës dhe me një personel me mbi 30
mësues. Në 8-vjeçare, cikli i lartë me
dy-tri paralele dhe cikli i ulët e bënte mësimin mbasdite, me përjashtim të
klasës së parë. Qemë një kolektiv pedagogjik që punonim me përkushtim dhe, sado
në këta 25-vjet qenë ndërruar tre drejtorë,
shkolla rreshtohej në një nga shkollat e mira të rrethit. Por, pikërisht
pas 25-vjetësh, qenkan kujtuar që në shkollën tonë asnjë prej mësuesëve apo
mësueseve nuk qenkëshin komunist dhe kjo
sikur nuk shkonte, kur në çdp hallkë të jetës duhet të udhëhiqte partia. Kështu që, më mirë vonë se kurrë, emëruan dhe
në shkollën tonë një komunist. Tek lexoni, mos më paragjykoni se unë kisha
alergji nga fjala komunist. Kam njohur shumë komunistë idealistë dhe, nëse po
qëndroj tek ky"komunisti që enkas po e quaj shoku "HIÇ", e bëj vetëm për t'u treguar se çfarë mund të
bëjë një i paaftë.
* *
*
Ai
erdhi si me porosi dhe, ngaqë qe i vetmi me shkollë të mesme emëruar tek cikli
i lartë, drejtori, një njeri jo vetëm i
aftë, por dhe babaxhan, mendoi se ky, i
paarsimi. sado komunist, mund ta cënonte më pak cilësinë arsimore në lëndë që
në pedagogji, quhen lëndë të djathta:kështu që të porsaardhurit i dha të jepte
fiskulturë dhe, për të plotësuar normën, edhe lëndën e edukatës morale. Epo
erdhi, mirëse erdhi! Nja dy muaj, i porsaardhuri, sos se ra në sy, por,
pikërisht, kur kaluan dy muaj, qenë bërë zgjedhjet në organizatën e partisë në
fshat dhe, vetëm ky qe me arsim të mesëm, e paskëshin zgjedhur sekretar të
organizatës bazë. Sa u zgjodh atje, jo vetëm e bëri të njohur në një mbledhje
të këshillit pedagogjik, por sikur po lëshonte "brirë". Tani, kur i
drejtohej një kolegu a kolegeje, para emrit vinte atë ndajshtimin "shoku
apo shoqe"( ju siguroj që fjalën "ndajshtim"as ia kish haberin).
Ky "hop" i kësaj mendjeje kaq përçude, na bënte për të qeshur, sado
që qe për të qarë. Natyrshëm, që atij
duhet t'i drejtoheshe me fjalën"shok", se nuk qe vetëm koleg yni, por
bash i madhi i fshatit: sekretari i organizatës së partisë.Jo vetëm u rrit
kungulli, po zuri e mori gardhin. Mbaruar pa mbaruar orarin e mësimeve,
ky"shoku" hapte zyrën e këshilit dhe jepte"audiencë": si,
një kandidat konsultohej për statutin e partisë dhe, kur vinte një
"kandidate", dera mbyllej, se"audienca" qe tepër sekrete.
Bënte ç'bënte atje, qe punë për të dhe ata shokët e organizatës, por ky, qe me
të vërtetë një hiç, na hapi punë dhe në
shkollë. Na kujtonte se qemë"veqilët" e tij dhe mund të na përdorte
sipas mendësisë së tij përverse. Mua më hanin brirët për sherr dhe gjeta një
shkak për t'i shpallur"luftë". Shkakun nuk e shpika unë, por e pashë me këta sy.
Përballë dritares sime (dritarja qe e hapur), shoku "HIÇ" po jepte
fiskuturë. Kur shoh që, sa do fillonte, kur dëgjoj nxënësin kujdestar që i
raporton mësuesit:- Shoku sekretari i partisë, klasa është gati për mësim. Dhe
shoku HIÇ mend u bë viç kur pozoi para klasës dhe, u tha pak a shumë atë
thënien proverbiale:"...Gjithmonë gati!". E dëgjova dhe flokët m'u
ngritën gjemb. Sa hymë në sallën e personelit, sikur të më kishte shkelur në
kallo, iu lëshova:- Ore, ku e ke gjetur atë pedagogji që vë kujdestarin dhe të
raporton"shoku sekretar", mos je gjëkafshë në mbledhje të
organizatës?
-Mua,
mos më thuaj ore, se unë jam "shoku" dhe jam sekretar i organizatës
së partisë. Unë dhe ca më i rebeluar e ngrita zërin edhe ca dhe ia zbraza:-Ti
je shoku HIÇ dhe mos kujto se mund të bësh si të duash qoftë dhe në një orë
mësimore.
E
pashë që iu skuq qafa dhe ndjeva kënaqësi që ia bëra hundën copë. Nuk e di në hoqi dorë nga ajo "komanda
përverse", por si sekretar që qe, ngaqë kishin dalë dhe ato grupet
anti-parti (sa ish zbuluar nga partia e shoku Enver "poliagjenti"
Mehmet Shehu).mblodhi kolektivin dhe në emër të organizatës, kërkoi që secili
prej nesh, të bënte nga një dekleratë me shkrim për biografinë.
-E
kemi bërë biografinë dhe është në zyrën e kuadrit, - thashë unë.
-Ke
30-vjet dhe ka shumë ujëra që duhen kthiellur, -tha shoku HIÇ.
Dhe,
sado që nuk e bëra, ai i qe drejtuar organizatës së fshatit ku jetoja, se priste
hakmarrjen, Por.shoku"HIÇ" po
trashte zullumin. Xhëku krijonte"intimitete" me kandidatet dhe, tek i
kish hyrë vetja në qejf, në një familje
e teproi.
Banushi,
një fshatar babaxhan, tregonte:-Ishte andej nga ne mbrëmë, qya, sekretari dhe
më thotë:-Shoku Banush, ti e di që partia ka zbuluar shumë grupe armiqësore,
kështu që do na falësh, se me Diellën,
si komunistë, do diskutojmë ca"fshehurira". Hë, këtu dhe hë atje,
shkout HIÇ i doli boja. E hoqën nga shkolla jonë dhe e dërguan kujdestar
konvikti në një shkollë të mesme, Atje
"shoku Hiç që u bë si viç", tentoi të filtronte me nxënëse, Sado që qe"shoku", i vunë prangat
dhe dënuan me burg. Doli nga burgu, aty
prag vitit 1990.
Kisha
kohë pa e parë dhe, tek më çoi puna tek
zyra e të persekutuarëve, pashë të ulur shokun"HIÇ".
-Po
ti këtu apo pse e bëre burgun për nder?
-Më
burgosën pa të drejtë dhe vjehrri im, -tha shoku HIÇ, ka qenë kulak.
-Ore,
- i thashë, -por e shkrove këtë kulakllëkun e vjehrrit në atë , deklaratën që
na kërkoje atëherë?
Po
lëri ato, se ato qenë të kohës tjetër.
Eh,
thashë, more Shoku HIÇ, kur gjen sheshe, pse mos hashë përshesh.
Tiranë, 25 shtator 2024