Kulturë
Nue Oroshi: 'Masakrat serbe, malazeze dhe te tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999'
E diele, 22.09.2024, 06:56 PM
Pas 20 vitesh shqiptarët serish tubohën në Hamburg për promovimin e dy veprave enciklopedike: "Masakrat serbe, malazeze dhe te tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999"
Nga
Nue Oroshi
Para
20 viteve në Hamburg të Gjermanisë ku ju vunë themelët Shoqates se Intelektualeve
Shqiptare "Trojet e Arbrit" me një akademi shkencore kushtuar dy
figurave atdhetare shqiptare Kapidan dr. Mark Gjon Markut dhe inxhinier Xhafer
Deves. Për 20 vite kjo shoqatë asnjëherë nuk u ndalë se vepruari duke nxjerrë
në dritë historinë tonë shqiptare. Në këtë udhëtim të gjatë atdhetarë dhe
shkencor morën pjesë mbi 300 studiues nga të gjitha trojet shqiptare dhe
diaspora e madhe atdhetare.Tash më për 20 vite shoqata "Trojet e
Arbrit" ka mbajtur 30 sesione shkencore të rregullta dhe të veçanta, dhe
12 akademi, duke prekur cepë për cepë të gjitha pjesët e Shqipërisë
Etnike.Gjatë kësaj periudhe kohore 20 vjeçare na u ndanë nga jeta edhe shumë
intelektualë shqiptarë që dhanë kontribut të çmuar.Shumë intelektualë të tjerë
po i kalojnë ditet e pleqërisë me probleme të ndryshme shëndetsore. Të gjithë
këta intelektualë i falënderojmë për kontributin e tyre të gjatë dhënë shkencës
dhe atdhetarizmës shqiptare.Tash më Shoqata "Trojet e Arbrit" është
pasuruar dhe plotësuar edhe me intelektualë dhe intelektuale të rinj dhe të
reja që po e vazhdojnë rrugën e studiuesve atdhetar shqiptarë.Tash pas 20
viteve sërish do të tubohemi në Hamburg te Gjermanisë. Tani jemi 20 vjet më të
vjetër por më një përvojë të gjatë në aspektin e organizimeve kombëtare.
Natyrisht për 20 vjet Shoqata "Trojet e Arbrit" përveç sesioneve
shkencore dhe akademive ka botuar edhe 30 vepra shkencore,ku ka vendosur edhe 3
monumente historike, dhe ka edhe shumë projekte tjera. Kjo shoqatë po vepron
për momentin në tri dimensione: atë organizativ ku po organizon sesione
shkencore dhe akademi promovuese në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporën
e madhe atdhetare, në aspektin botues ku të gjitha këto tema po botohën në
librat enciklopedike si dhe në aspektin e vendosjës se monumenteve historike të
heronjve të Shqipërisë Etnike.Gëzon fakti se tani pas 20 viteve promovimin e dy
librave : "Masakrat serbe, malazeze
dhe te tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999", do ta mbajmë në sallën e Konsullatës së
Republikës së Kosovës në Hamburg, ku organizatore e këtij promovimi është
Konsullata e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në Hamburg, ku shfrytëzoj
rastin të falënderoj Konsullën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në
Hamburg. Mr.sc.Saranda Osmani Krasniqin si dhe mësuesën e mësimit të gjuhës
shqipe në Hamburg znj.Sadbere Emshiu për kontributin e dhënë në këtë
organizim,pa e harruar mikun tim nga Kieli Avni Bilallin i cili për 30 vjet
asnjëherë nuk mu nda në aspektin organizativ duke e dhënë një kontribut te
çmuar për kulturën dhe atdhetarizmën shqiptare. Edhe kësaj radhe sikurse para
20 viteve do të mblidhemi të gjithë shqiptarët në Hamburg të Gjermanisë për të
kujtuar pjesën e hidhur të historisë tonë shqiptare masakrat që ka kryer Serbia gjenocidiale për një shekull me radhë
në trojet shqiptare dhe që po e vazhdon edhe tash të njejtën politikë pa
ndryshuar asnjë pikë dhe asnjë presje nga projektet gjenocidiale të projektuar
nga akademia serbe.Uroj që këto libra mos të mbetën të botuara vetëm në gjuhën
shqipe por që të na ipet përkrahja që këto libra në të ardhmen ti botojmë edhe
në gjuhën angleze, gjermane dhe në shumë gjuhë të tjera të botës për ta marrë
vesh bota gjenocidin 100 vjeçar që ka kryer Serbia në trojet shqiptare.