Kulturë
Bashkim Saliasi: Figura të shquara të kombit gjerman në fushën e kimisë
E diele, 22.09.2024, 06:53 PM
FIGURA TË SHQUARA TË KOMBIT GJERMAN NË FUSHËN E KIMISË
Nga
Bashkim Saliasi
Agrikola,
Georg Bauer (Agricola Georg Bauer 1494-1555), filolog, kimist, mineralogy dhe
mjek gjerman, bashkëkohës i Paracelsit. Vepra e tij kryesore është De re
metalica, botuar pas vdekjes së tij, më 1556. Në këtë vepër ai
përshkruanpërhapjen e mineraleve, metodat e pasurimit të tyre, metodat e
shkrirjes dhe të rafinimit të një numri metalesh dhe përfundonme me një
diskutim për prodhimin e qelqit dhe të një numëri lëndësh kimike që përdoren në
proceset e shkrirjes.
Në
veprën De natyra fossilium (për të cilën ai mbahet si babai i mineralogjisë)
Agrikola jep një klasifikimtë mineraleve nga pikpamja gjeometrike. Ai ka qenë
ndofta i pari që bëri dallimin ndërmjet lëndëve “të thjeshta” dhe “të përbëra”,
ose komponimeve.
Në
kohën e Agrikolës thuhejse nuk ekzistonin njohuri kimike dhe nuk kishte analizë
të vërtetë kimike (përveç analizës së mineraleve me anën e zjarrit), kështu që
edhe klasifikimi i mineraleve nuk ishte i përsosur.
Në
disa vepra të tjera Agrikola jep idetë e tij të drejta mbi prejardhjen e
vendburimeve të mineraleve nga fundërrimi i tyre prej tretësirave ujore.
Agrikola është shkencëtari i parë që i vuri shkencat e natyrës mbi bazën e vrojtimit dhe eksperimentimit
shkencor, duke u shkëputur nga spekulimet e pafytyrshme të deriathershme.
Bunsen,
Robert Vilhelm (1811-1899), shkencëtar gjerman. Është një nga kimistët më të
dalluar të shekullit të XIX për numrin e madh të punimeve që ka kryer në fusha
të ndryshme të kimisë. Ai filloi studimet në fushën e kimisë organike, duke
veçuar kakodilin më 1840. Ka bërë kërkime të rëndësishme në fotokimi, të cilat
Osvaldi i ka quajtur klasike. Ai është marrë me veçimin e metaleve.
Veçoi
magnezin më 1851 dhe kromin më 1854, me anë të elektrolizës së klorureve të
tij. Së bashku me Roskoin, kreu një varg eksperimentesh lidhur me veprimin
kimik të dritës. Me anë të analizave spektrore, së bashku me Krikofin, arriti
të zbulojë ceziumin dhe rubidiumin. Ka zbuluar pilën dhe llambën me gaz, që
mbajnë emrin e tij, dhe ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e
kimisë fizike.
Vëler,
Fridrih (Wohler Friedrich, 1800-1882) , kimist gjerman. Punimet e Vëerit kanë
të bëjnë me të gjitha degët e kimisë. Ai zbuloi aluminin më 1827, në saj të
veprimit të kalciumit mbi klorurin e tij, dhe beriliumin njëkohësisht me
Bysinë. Klasike mbetet sinteza e uresë nga cianati i amonit, e realizuar prej
tij më 1828.
Më
1832, së bashku me libingun, vuri në dukje ekzistencën e rrënjëve kimike që
ruhen gjatë raksioneve. Ai është gjithashtu studiues i acidit benzoik etj.
Shënbajn,
Kristian Fridrih (Schonbein Christian Friedrich, 1799-1863), një nga kimistët
gjerman më të shquar të shekullit XIX. Atij i takojnë studime dhe zbulime me
rëndësi të veçantë (zbulimi ozonit, studime mbi ujin e oksigjenuar, mbi
pasivitetin e hekurit, mbi katalizën etj,).
Osvald,
Vilhelm (Ostëald Wilhelm, 1853-1932), shkencëtar gjerman. Njihen për një numër
studimesh mbi forcën e acideve. Në këto studime zhvilloi konceptin e veprimit
katalitik. Më 1883-1887 botoi dy vëllime, nga të cilët i pari i kushtohet
stekiometrisë dhe i dyti teorisë së afrisë kimike.
Duke
zbatuar ligjet e veprimit të masave në shpërbashkimin e elektroliteve ai
zhvilloi ligjin e hollimit (1888). Në vitin 1908 arriti të realizojë prodhimin
industrial të acidit nitrik me anë të oksidimit katalitik të amoniakut. Vepra e
tij shkencore karakterizohetnga një përpunim teorik i parimeve të përgjithshme
të kimisë.
Nernest,
Valter (Nernest Ëalther 1864-1941), kimist gjerman.
U
bë i njohur , në radhë të parë, për zbulimin e një llambe elektrike me
inkandeshencë, që përdoret edhe sot në
laboratore
për shkak të luminishencës së lartë. Në fushën e kimisë fizike Nernesti është
autor i punimeve mbi baraspeshat kimike. Ai ka dhënë një kontribut themelor në
teorinë e tretësirave dhe në mënyrë të veçantë në shppërbashkimin e
elektrolitëve, në shpërhapjen dhe në ujiësimin e tyre (1889). Ai ka dhënë një teori mbi forcën elektromotore të pilave. Në fizikë ai mendoi
një metodë elektrike për përcaktimin e nxehtësive, të cilin e përdori për të
bërë matje në temperature shumë të ulëta, duke treguar më 1906, se afër zeros apsolute nxehtësitë
specifike dhe koefiçentët e bymimit shkojnë drejtë zeros. Si teoricien dhe
eksperimenttator, ai ka dhënë parimin që njihet edhe si “ligji i tretë i
termodinamikës”.
Libig,
Justus (Liebig Justus, 1803-1873), shkencëtar gjerman, një nga kimistët më të
mëdhenj të shekullit XIX. Mori kulturën kimike në Paris, në laboratorin e
Gej-Lysakut.
Me
zbulimet e tij e pasuroi së tepërmi kiminë organike dhe inorganike. Libigu ka
qenë një nga të parët që ka zbatuar sistematikisht dhe shkencërisht kiminë në
bujqësi, fiziologji dhe patologji. Më 1830 gjeti metodën e dozimit të karbonit
dhe të hidrogjenit në komponimet organike me anë të veprimit të oksidit të
bakrit në tepmeraturë të lartë. Ai krijoi teorinë e qarkullimit të karbonit dhe
azotit në natyrë, veçoi titanin në gjendje jo të pastër (1831), zbuloi kloroformin
(1831) dhe më vonë kloralin (1833);
fulminatin e argjendit dhe përshkroi (1840) fabrikimin e superfosfatit.
Pasi studio poliacidet organike (1838) propozoi një teori të funksionit acid.
Ai ka dhënë gjithashtu një metodë për argjendimin e qelqit, për përdorimin e
ozonit në zbardhjen e pëluhrave, ka studiuar aldehidet, acetate etj. Zbuloi
dukurinë e izomerisë dhe teorinë kimike të tharmëtimit.
Mor,
Karl Fridrih (Mohr Karl Friedrich, 1806-1879), kimist dhe farmacist gjerman, bashkëpuntor i
Libingut. Është i njohur për kërkime të ndryshme në fushën e kimisë, fizikës
dhe gjeologjisë. Emri i tij është i lidhur me kiminë analitike për përcaktimin
vëllimetrik të klorit. Ai është shpikës i buretës me morsetë, që mban emrin e
tij.
Losen,
Vilhelm (Lossen Wilhelm 1838-1906), kimist gjerman. Njihet për kërkime të
ndryshme mbi alkoloidet (antropinën, kokainën) dhe në mënyrë të veçantë për
zbulimin e hidroksilaminës.
Klaprot,
Martin Hajnrih (Klaproth Martin Henrich 1743-1817), kimist minerlog gjerman. Ka
studiuar përbrjen e disa ujërave minerale si dhe shumë minerale. Zbuloi
uraniumin, titanin, ceriumin dhe zirkoniumin. Ai identifikoi stronciumin dhe
studio telurin, Klaproti ka qenë një nga përhapësit e teorive të Lavuzierit në
Gjermani.
Klauzius,
Rudolf (Clausius Rudolf, 1822-1888), shkencëtar i shquar gjerman që ka dhënë
një kontribut të veçantë në zhvillimin e teorisë kinetike të gazeve (1857) dhe
të termodinamikës. Ai futi konceptin e entropisë dhe dha një shprehje të re për
parimin e dytë të termodinamikës. Në historinë e kimisë përmendet për
kontributin që ka dhënë në përforcimin e idesë së baraspeshës dinamike në
raksionet kimike dhe për teorinë e tij mbi dukuritë elektronike.
Kekyle,
August Frederik (1829-1896), kimist i shquar gjerman, nxënës i Libingut. Kekyleja
ishte i pari që i lindi mendimi për të përdorur formulat e zhvilluara në kiminë
organike. Në vitin 1857 krijoi teorinë e karbonit katërvalent
.
Më 1862 dha hipotezën e lidhjeve shumëfishe të karbonit dhe dalloi komponimet
me varg të hapur dhe komponimet ciklike, më 1865 dha formulën gjashtëkëndshe të
benzenit dhe më 1867 propozoi paraqitjen katërkëndëshe të metanit. Është autor
i përgatitjes së fenolit dhe i mjaft sintezave të tjera organike.
Hitorf,
Vilhelm (Hittorf Wilhelm, 1824-1914),
shkencëtar gjerman. Studio shpejtësinë e zhvendosjes së joneve nën ndikimin e
rrymës elektrike që kalon nëpër elektrolit, dhe verifikoi teorinë e Kolraushit
mbi përcjellshmërinë limite. Rëndësi të veçantë kanë dhe studimet e tij lidhur
me shkarkimet në gazet e rralluara, të cilat e lejuan të zbulojë rrezet
katodike (1869).
Ai
vrejti hijen që formohet prapa pengesave të vendosura në rrugën e kalimit të
këtyre rrezeve si dhe shmangien e tyre nga fusha magnetike.
Grebe,
Karl (Graebe Carl, 1841-1927), kimist gjerman, një nga më të shquarit e
shekulli XX, në fushën e kimisë organike. Kërkimet e tij më të rëndësishme janë
ato për ngjyrusit natyrorë e në mënyrë
të veçantë sinteza e alizarinës (1869) së bashku me Lebermanin, që çoi në
përgatitjen industrial të kësaj lënde ngjyruse. Ka studiuar gjithashtu
komponime të ndryshme organike, si fenantrenin, krizenin, pirenin etj.
Gojter,
Anton (Guther Anton, 1833-1889), shkencëtar gjerman, nxënës i kimistit të madh
Vëler. Ka kryer studime në fushën e kimisë inorganike (cianuret) e dyfishta, amoniakatet, kobaltaminat) dhe në
mënyrë të veçantë në kiminë organike (nitrozaminat, acetale, ketoacide).
Gabriel,
Zigmund (Gabriel Siegmund, 1851-1924), shkencëtar gjerman, professor i kimisë
në universitetin e Berlinit, një nga kimistët organikë më të shquar të
shekullit XIX. Kërkues i kujdeshëm dhe eksperimentator i shkathët. Ai studio
veçanërisht rrjedhësit e ftalidit piperidinën, diazinën, kinazolinën dhe
aminoketonet.
Fisher,
Emil (1852-1919), kimist i madh gjerman. E filloi punën e tij shkencor me
zbulimin e fenilhidrazinës, mandej u mor me studimin e rozanilinës. Bëri
kërkime sistematike mbi purinën dhe taninet.
Duke
studiuar njëkohësisht tharmet dhe sheqernat, vuri në dukje veprimin specific të
të parave dhe vendosi një lidhje midis kimisë dhe biologjisë. Më 1887 duke u
nisur nga elemente përkatëse riprodhoi me anë të sintezës fruktozën, glukozën,
manitin etj. Ai arriti të fitoi komponime të ngjashme me peptone, duke
kombinuar aminoacidet.
Fisheri
studio gjithashtu kafeinën, teobrominën dhe sqaroi ndërtimin kimik të shumë
bojrave aniline.
Fitig,
Rudolf (1835-1910), kimist gjerman, nxënës i Vëlerit. Ka kryer një numër të
madh kërkimesh në kiminë organike, në mënyrë të veçantë është marrë me studimin
e përbërjes së hidrokarbureve dhe të acideve të pangopura. Ka zbuluar laktonet,
fenantrenin dhe flurantrenin. Përshtati sintezën e Vurcit në përgatitjen e
hidrokarbureve aromatike.
Bunsen,
Robert Vilhelm (1811-1899), shkencëtar gjerman. Është një nga kimistët më të
dalluar të shekullit të XIX për numrin e madh të punimeve që ka kryer në fusha
të ndryshme të kimisë. Ai filloi studimet në fushën e kimisë organike, duke
veçuar kakodilin më 1840. Ka bërë kërkime të rëndësishme në fotokimi, të cilat
Osvaldi i ka quajtur klasike. Ai është marrë me veçimin e metaleve.
Veçoi
magnezin më 1851 dhe kromin më 1854, me anë të elektrolizës së klorureve të
tij. Së bashku me Roskoin, kreu një varg eksperimentesh lidhur me veprimin
kimik të dritës. Me anë të analizave spektrore, së bashku me Krikofin, arriti
të zbulojë ceziumin dhe rubidiumin. Ka zbuluar pilën dhe llambën me gaz, që
mbajnë emrin e tij, dhe ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e
kimisë fizike.
Rihter,
Jeremias Benjamin (Richter Jeremias Benjamin), 1762-1807, kimist gjerman.
Punimet e tij i japin të drejtën të mbahet si themelues i stekiomatjes. Zbuloi
alkoolmatësin. Merit e tij u njoh më vonë nga Berceliusi, Fisheri, Osvaldi e të
tjerë.
Shtal,
Georg Ernest (Stahl Georg Ernest 1660-1734), mjek dhe kimist gjerman. Është
zhvilluesi i teorisë së flogjistionit, së cilës i dha formën përfundimtare. Ai
zbuloi përbërjen e sulfateve.
Shtaudinger,
Herman (Staudinger Hermann, 1881-1965, kimist gjerman. Pasi bëri sintezën e
disa përbërësve të piperit dhe studio insektembytsit, ai u kushtoi më shumë se
tridhjetë vjet kërkimeve mbi vargjet e molekulave që janë bazë e industrisë së
kauçukut sintetik dhe të materialeve plastike. Ai ishte i pari që ka njohur
ekzistencën e molekulave të mëdha, ka përcaktuar strukturën e tyre, ka studiuar
vetitë dhe mundësinë e sintezës së tyre. Pikërisht Shtaudingeri zbuloi se pjesa
më e madhe e lëndëve të indeve të gjalla, amidoni, celuloza, proteinat, hyjnë
në këtë klasë komponimesh.
Shtromajer,
Fridrih (Stromeyer Freidrich, 1776-1835, kimist gjerman. Ka bërë një numër të
madh kërkimesh në fushën e kimisë analitike dhe inorganike. Në vitin1817 zbuloi
kadmiumin.
Shulc,
Gustav (Schultz Gustav), 1850-1928, shkencëtar gjerman. Ka kryer një numër të
madh studimesh në lëmin e kimisë organike dhe ka dhënë një kontribut të dukshëm
në kiminë e ngjyrusesve sintetikë organikë.
Viland,
Hainrih (Wiland Heinrich) 1887-1957, kimist gjerman. Qysh nga viti 1912 është
marrë me studimin e steroleve dhe të acideve galike dhe ka propozuar një teori
lidhur me oksidimin biologjik. Tudimet më të rëndësishme i ka kryer lidhur me
ndërtimin e kriprave të acideve tëmthore me helmin e zhabës etj.
Vindaus,
Adolf (Windaus Adolf), 1876-1959), kimist gjerman. Punimet e tij mbi vitaminën
antirakitike (ergosterolin), të cilën ai arriti ta veçonte dhe të përcaktonte
strukturën e saj, e vunë në radhën e kimistëve më të njohur të kohës.
Vinkler,
Klemens (Winkler Clemens, 1838-1904, kimist i shquar gjerman. E ka pasuruar
kiminë organuike me zbulime interesante. Ka përsosur disa metoda të analizës
kimike dhe ka qenë një nga pionierët e industrisë së acidit sulfuric me metodën
e kontaktit. Në vitin 1886 zbuloi germaniumin.
Zertyrner,
Fridrih Vilhelm (Serturner Fridrich Wilhelm), 1783-1841, farmacist gjerman. Ka
kryer punime në kiminë e lëndëve që nxirren nga bimët dhe në higjenë. Në vitin
1805 botoi një analizë të opiumit, në të cilën njoftonte zbulimin e acidit
mekonoik. Në vitin 1812 bëri të njohura punimet e tij mbi acidin galik dhe mbi
acidin tartrik, ndërsa në 1816 në opium zbuloi alkoloidin morfinë.?
Literatura
Fjalori kimisë,
Shtypshkronja “Mihal Duri” 1984
1.Agrikolla, George
Bauer (1494-1555), faqa 71
2.Bunsen, Robert Vilhelm
(1811-1899), faqa 175
3.Fisher, Emil
(1852-1919, faqa 291
4.Grabe, Karl (1841-1927),
faqa 345
5.Hofman, August Vilhelm
(1818-1892), faqa 390
6.Hitrof, Vilhelm
(01824-1914), faqa 390
7.Kekyle, August
Frederik (1829-1896), faqa 440
8.Klauzius, Rudolf
(1822-1888), faqa 449
9.Klaprot, Martin
Hajnrih (1743-1817), faqa 449
10.Mor, Karl Fridrih
(1806-1879), faqa 567
11.Libig, Justus
(1803-1873), faqa, 517
12.Osvald, Vilhelm
(1853-1932), faqa 525
13.Nernest, Valter
(1864-1914), faqa 578
14.Rihter, Jeremias
Benjamin, (1762-1807), faqa 717
15.Shënbajn, Kristian
Fridrih (1799-1863), faqa 775
16.Shtal, Georg Ernest
(1660-1734), faqa 783
17.Shtaudinger, Herman,
(1881-1965), faqa 783
18.Shtromajer, Fridrh,
(1776-1835), faqa 783
19.Shulc, Gustav,
(1850-1928), faqa 783
20.Vëler, Fridrih,
(1800- 1882), faqa, 838
21.Viland, Hainrih, (1887-1957),
faqa 839
22.Vinkler, Klemens,
(1838-1904), faqa 839
23.Zertyrner, Fridrih
Vilhelm, (1783-1841), faqa 848