Kulturë
Hysen Ibrahimi: Zeqir Kurti - Vargje nëpër kohë
E merkure, 18.09.2024, 06:44 PM
Doli nga shtypi libri i titulluar “VARGJE NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti
Hysen Ibrahimi, Recensent i Librit,
Mitrovicë, 17 shtator 2024
Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
U shtyp në shtypshkronjën ”Printing Press” në
Prishtinë.
Sot më 17 shtator 2024, doli nga shypi libri i titulluar “VARGJE
NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti. Është ky libri i parë i
autorit me poezi që përkojnë me kohën, realitetin, ngjarjet e lëvizjeve dhe veprimtarisë së vet autorit e
që kanë vlera artistike e kulturore e që dëshmojnë rrënjësisht për dashurinë
ndaj kombit dhe kulturës shqiptare.
Me shumë të drejtë
redaktori i këtij libri Prof. Zymer Mehani vlerëson lartë në opinionin e tij i
cili ndër të tjera thot, citat: “Poezitë e Zeqir Kurtit që trajtojnë motivin
e vendlindjes janë një shprehje e thellë e dashurisë dhe nostalgjisë për tokën
ku ai ka kaluar fëmijërinë dhe jetën e tij. Këto poezi janë të mbushura me
kujtime, detaje të ndjera dhe me ndjesi të fortë përkatësie, që lidhen ngushtë
me fshatin e lindjes dhe me qytetin e Mitrovicës”, fund citati.
Autori Kurti duke
qenë veteran i arsimit si në vendlindje po ashtu edhe në Suedi mbi tri dekada,
vërejmë se poezia e tij dëshmon qartë se ç’është poezia, çfarë janë raportet e
saj me poetin, me jetën, veprimtarinë, me kohën, e shumë kuptime tjera, që kanë
për t’a tërhequr dhe zgjuar kërshërinë intelektuale të lexuesit me poezi dhe
vargje të shkëlqyera artistike, pse jo edhe te studiuesit.
Në poezinë e Zeqir
Kurtit, po ashtu do të gjeni shumë vargje poetike lidhur me këto çështje, si:
Qyteti im Mitrovica, fshati im Vllahi, i bukuri fshat, barinj me dele, kështu e
ka jeta, pastaj poezi kushtuar familjes, prindërve, dëshmorëve të kombit, e
shumë e shumë poezi që ofrojnë mjaft vlera për ta vërejtur raportin e poetit
Kurti ndaj poezisë shqipe.
Prandaj, të gjitha
poezitë e botuara në këtë libër të autorit Zeqir Kurti, janë tejet të
përshtatshme për të medituar për vendin e lindjes, për origjinën. Kjo mbase
është karakteristikë e e vargut që, parasegjithash vlerësohet për nga ideja e
autorit.
Libri ka gjithsej
185 faqe.
Ky libër do të
përurohet nën patronatin e Shoqatës së
Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, më
28.09.2024 (e shtunë) në Rektoratin e Universitetit ”Isa Boletini” në
Mitrovicë, me fillim në ora 12:00
Ftesa është publike
dhe janë shumë të mirëseardhur të gjithë pa dallim, dashamirët e librit dhe
fjalës së shkruar të gjuhës shqipe.