Kulturë
Gabriela Mujaj: Gazmend Freitag - Lukë Kaçaj
E hene, 16.09.2024, 06:55 PM
Gazmend
Freitag: Portrait of Lukë Kaçaj
Gazmend
Freitag, Lukë Kaçaj
Nga
Gabriela Mujaj
I
dashtun, Gazmend Freitag, si tash e kujtoj atë darkë kur të fola për Lukën. Të
fola me aq entuziazëm, me aq kreni, saqë ti kërkove me dijtë akoma ma shumë mbi
të. Të thashë që Luka asht krenaria e Malsisë, zani hyjnor i një kerubini, i
trupëzuem në kenien e tij, që asht Bas Baritoni jem i preferuem. Ka kaq shumë
vjet që e ndëgjoj vazhdimisht, tashma më duket sikur jem‘ njoftë motit bashkë.
Luka
i hijshëm, Luka i talentuem, Luka i pafat, se fatin që lindi bashkë me të, ia
patën smirë ata që kurrë nuk e patën. Sharlatanët nuk ia falen dot faktin, që
Zoti e kishte qendisun Lukën, kët kreatyrë të tijen, në mënyrën ma të përsosun
e ma: trup, shpirt e za.
Mbas
do kohe, jo shumë gjatë, më dërgove portretin e tij. U gëzova, u gëzova
jashtëzakonisht shumë, Gazmend! U gëzova sepse kisha me dasht që Luka të
kujtohej kështu vazhdimisht, që të vlerësohej gjithandej, të nderoj në çdo
vend. Kisha me dasht që figurën e Lukës mos me e mbulue pluhni asnjiherë.
Gazmend,
të falënderoj prej zemrës për punën tande, për kohën që i kushtove, vëmendjen
kur të fola për të, e talentin tand ndaj kësaj figure të naltësueme të Malsisë
sonë.