E enjte, 24.07.2025, 08:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Manushaqja dhe Ferra

E merkure, 18.09.2024, 06:50 PM


Vladimir Shyti

Manushaqja dhe Ferra

S’të marrë dot’ në duar, manushaqe,

Ferra të rrethon nga të gjithë anët,

Përse fle me tërë ato sekrete,

Universin ke brenda teje,

Kush të ka dënuar poshtë asaj ferre?

Ti,që lulëzon në dëshpërim,

Kurrë nuk e sheh shkëlqimin e diellit,

Unë do e gjejë mënyrën të këpusë,

Të shijoi petalet,aromën e pranverës,

Të lirojë nga prangat e robërisë,

Mjaft e burgosur,mos vajto!

Atë ç’ka po kërkon,të kërkon ty,

Bota kërkon hijeshinë tënde,

Bubullimat le të ushqejnë errësirën,

Ty do të rrisë shiu vjeshtës,

Mos mendo se je aq e vogël,

Shpresa është si një thesar,

T’a dëgjojë mirë pushtuesja,

Trishtimi është një ves,

Që depërton vetëm në terror,

Makinë funebër s’ka për Ty,

Cdo vit bëhesh fanar,

Manushaqe bukur,bëhu fati ynë,

Ke fjalën e nderit;do të sjellim diellin,

Bëhu lulja që u jep aromën,

Edhe dorës që të këputë,

Trokit në çdo derë,zgjo të përgjumurit,

Që të buzëqeshin edhe ata me tërë qenien.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx