Kulturë
Jusuf Buxhovi: "Kosova" në SHBA në betejë të vazhdueshme me falsifikimet dhe mashtrimet e historigrafisë serbe
E merkure, 25.09.2024, 06:53 PM
"KOSOVA"
në SHBA në betejë të vazhdueshme me falsifikimet dhe mashtrimet e historigrafisë serbe
Nga
Jusuf Buxhovi
Nga
viti 2014, " KOSOVA" nga SHBA-ja, më konkretisht nga Houstoni i
Teksasit, aty ku ka qendrën botuesi "Jalifat Publishing", filloi
"betejën" kundër mashtrimeve
dhe gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth shqiptarëve
"ardhacakë", "Kosovës djep mesjetar i shtetit serb" si dhe
autoqefalisë së kishës ortodokse serbe
nga mesjeta prej nga shqiptarët janë përjashtuar nga trashëgimia e krishterë,
ndonëse e kanë pranuar ndër të parët në shekullin katër kur sllavët ishin në
Karpate.
Pot,
"beteja" e filluar në Kosovë, në vitin 2012 me rastin e botimit në
shqip të "Kosovës" në tri vëllime, që përfundoi me kompletimin në tetë vëllime, do të ishte e
pamjafueshme pa përkthimin në anglisht dhe shpërndarjen e saj nëpër
institucionet shkencore, bibliotekat dhe universitet anembanë botës.
Botuesi
amerikan "Jalifat Publishing" dhe drejtuesi i saj Ramiz Tafilaj, ia
dolën që këtë punë ta kryejnë brenda dy vitesh në saje të një përkushtimi të
madh, veçmas të përkthyesve Avni Spahiu, Geotar Mjeku dhe Faton Bislimi si dhe
disa lektorëve amerikanë që u angazhuan në këtë veprimtari të parën e llojit
dhe përmasave të tillë.
Krahas
kësaj, botuesi amerikan, bëri punë të madhe në shpërndarje e librit ( mbi
gjashtë mijë komplete me 18 mijë ekzemplarë librash) në të gjitha institucionet
shkencore amerikane si dhe bibliotekat univetsitare. Kurora e kësaj punë u
arrit me futjen e librit në Bibliotekën
e Kongresit Amerikan dhe në radhën e teksteve të rekomanduara si literaturë për
studimin e historiografisë dë Europës juglindore, ku kanë munguar autorët
shqiptarë, ndërkohë që historiografua serbe ka plasuar mbi njëqind libra.
Sidoqoftë,
"Kosova" në tri vëllime, ndonëse e vetmuar, ia ka dalë që të trazojë
mashtrimet e historiografisë serbe, me ç'rast, si joshkencor, deri më tash
është dekonspiruar libri "Zakonik Stefana Dusana iz 1335 - cara srpskog" si dhe gjashtë
vëllimet e Akademisë Jugosllave të Shkencave "Vizantinski izvori za
istoriju naroda Jugoslavije", ku sistematikisht dhe në mënyrë flagrante
bëhet konvertimi i Tribalëve në serbë.
Natyrisht
se "beteja" me mashtrimet e historiografisë serbe u vazhdua me botimin e librit voluminoz
"Maqedonia nga antika deri te koha jonë" të përkthyet nga Avni Spahiu
si dhe me botimin e librit të sapobotuar "Dardania - antika,
mesjeta", që shqetësuan shumë historianët serbë dhe me të drejtë
madje nga shkaku i vetëm se këto libra në anglisht, me argumente të shumta nga
burime bizantine dhe të tjera, dekonspirojnë
mashtrimet e historianëve serbë, që kanë pi ujë ngaqë nuk janë
kontestuat nga askush, ndërkohë që historiografia institucionale në Tiranë dhe
Prishtinë jo vetëm që i ka pranuar, por edhe i ka shpërndarë deri te tekstet
shkollore dhe po vazhdon këtë avaz!