Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (11)
E marte, 24.09.2024, 06:59 PM
Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (11)
Si lindi dhe
u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e
armiqësi me shqiptarët
III.
SERBOGOLGOTëzimi ose ETATËPJETA E SERBISË gjatë tërheqjes së Madhe Të
ushtrisë e civilëve serbë DREJT BREGDETIT SHQIPTAR E TUTJE (“Albanska Golgota“!!!)
NGA DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Përkundër fitoreve,
edhe pse me humbje të thella, në betejat e Cerit dhe të Kollubarës (suvoborska)
dhe përjetimit të kolerës së tifos mbase edhe me marrjen e ca ndihmave
armatim-baterive nga Aleanca ushtarake, në vend që të këndellej, sipas asaj që
lexuam, Serbia, si shtet, dukej disi gjithnjë më e rraskapitur, moralisht e
ekonomikisht. Me gjasë shteti, duke u pëkujdesur për ushtrinë megalomane (mbi
800.000 forca), në krahasim me numrin e popullsisë (afro 5 milionshe aktive),
pak i kushtoi kujdes zhvillimit ekonomik. Kështu Serbisë i mungonte fuqia
ekonomike punëtore për vetëmbajtje që është kushti që mban stabile
ndërlidhshmërinë Qeveri /Ushtri/Popull të çdo vendi. Kjo plogshti-rraskapitjeje
u pa pas nja 10 muajsh paqesie, kur më 6 tetor të vitit 1915 u sulmua nga forcat
e organizuara mirë: ujore, ajrore e tokësore të Boshtit, kur nuk qe në gjendje
të ndalë ose të kundër-sulmojë, por, pothuaj, brenda një jave pas shumë
viktimash, pësoi golgotë të vërtetë, jo vetëm pësoi humbje totale në frontet e
luftës, po përjetoi kolaps brendapërbrenda vendit nga shpërngulja me panik e
popullsisë nga trevat e pararrezikuara. Kështu nga nga 6 - 15 tetor 1915 për
një javë vendi u shndërrua në kaos të vërtetë. Turma ikësish nga Drino e Ceri,
Valeva e Beogradi, pak më vonë edhe nga Nishi e Timoku, ngase vendi filloi të
pushtohej me furi edhe nga Bullgaria. Qeveria si edhe Mbreti pa forcë
autoriteti sorollateshin Beograd, Nish, Krushevë, Kralevë, por pa kushte për
civilo-qeverisje. Dhe meqë lufta vazhdonte, armiku përparonte, turmat, pa orientim
të qartë shumoheshin në të gjitha qytetet mespërmes zemrës së Serbisë
gjeografike. Në këtë situatë, ndihma nga jashtë, mbeti më fort fjalë-goje,
sidomos nga ajo fanceze e ruse, megjithatë, Shtabi Suprem ushtarak, në pajtim
me shtet e mbret, pasi nuk kishte mundësi të zgjidhnin ndonjë problem lëshoi
urdhër Ushtrisë të tërhiqej nga Jugu. Edhe në, këtë stuatë ende shpresohej që
aleatët që kishin zbarkuar në Selanik do të ndërhynin. Po qëndron e vërteta që
pa p, për mos me thënë do të mungonin
Madje ndodhi edhe
më keq, kur Bullgaria pushtoi Maqedoninë deri në Kaçanik e gjithandej ndërpreu
mundësinë e shpërnguljes nga jugu, përkatësisht të ndërlidhjes së Serbisë me
Selanikun. Në këtë situate përkeqësimi e krizë të thellë përsëri Komanda
supreme ushtarake po në konsultim me shtet e mbret, lëshoi urdhëresë që
tërheqje-shpërngulja e grumbullimi të vazhdonte drejt Fushës së Kosovës dhe
pasi nuk kishte mjaft rezerva ekzistence ushtria bartte me vete jo vetëm
armatimin, por edhe bagëti për ushqim.
Lind pyetja pse Kosova
u caktua ose pse u imponua si vend grumbullimi i masës dhe i forcave të
armatosura? Analitikanët mund ta shpjegojnë më mirë, por ne mendojmë që kjo
ndodhi për këto arsye strategjike:
E para, te serbët
si lehtësim-pranim të golgotës që përjetonin kishte mbeshtetje bestytnie
gjithëpopullore, ngase sipas mitologjisë fetare gjoja popullit serb sakrifikimi
vetjak që nga Vidovdani i dha force ekzistence ringjallja me arritjen e
cilësisë së popullit hyjnor (qiellor!).
E dyta,
ushtri-qeveria serbe që në periudhën e front-fitoreve të Kollubares i
kishte njoftuar aleatët se edhe pas tërhejqjes së saj nga Shqipëria, e cila u
njoh si principatë e pavarur, Serbia e kishte nën ndikim të pushtetshëm portin
e Durrësit dhe sugjeronte që së andejmë tani mund të intervenohej që me
Aleatët në Kosovë të organizohej kundërofensivë.
E treta, fundi i
findit nëse arrihet ndihmë dhe do të organizohej rezistencë e fortë, në çdo
pikëpamje më së keqi do të pësonin banorët shumicë shqiptarë të Kosovës,
“popull ky, i cili edhe ashtu pa dhimbje duhej shporrur së andejmi”, apo jo?!.
E katërta, ç’është
e vërteta, strategjia e vërtetë qëndronte te vetë fakti që Kosova atëbotë
kufizohej nga dy anët, veriu dhe perëndimi, nga dy shtete neutrale, siç ishin
Mali i Zi, shtet i konsoliduar me ushtri që nuk shte në luftë, dhe Shqipria,
neutrale e pakonsoliduar si shtet i vërtetë, po ku mund të shfrytëzohej
përkahësisht për evakuim mbëtej pa ndonjë pengesë nga brenda, siç edhe do të
ndodhë.
Nuk dimë, sa dhe
në çfarë mase, do të ketë ndikuar ky njoftim-sugjerim i Serbisë nën entuziazmin
e fitoreve të Kollubares te fiuqitë e Mëdha, Franca e Anglia,
të cilat në Traktatin e fshehtë të Londrës e ndanë Shqiprinë dhe kështu, duke e
joshur Italinë me Vlorën me rrethinë nga Shqipnia e Jugut e duke i krijuar edhe
lehtësi të tjera në brigjet e Adriatikut atë e futën në luftë si aleate kundër
Austrohungarisë.
Sido që të ketë
qenë, ia bëjmë me dije lexuesit të sotëm se atbotë Fushë e Kosovës, si tokë e
re e pushtuar nga Serbia më 1912, ishin këto qytete me rrethina, të populluara
me shumicë shqiptare: Mitrovica, Vushtria, Podujeva, Prishtina, Kamenica,
Gjilani, Ferizoviqi dhe nga Dukagjini Prizreni me rrethinë deri në Gjakovë,
territor ky si Metohi që i ishte folur se do t’i takonte Malit
të Zi, por hë për hë, pasi ishte çliruar prej saj nga Turqia,
andaj mbahej nën Serbi. Pra këtu në Kosovë që nga gjysma e tetorit dhe
gjatë tërë muajit nëntor (15 tetor-25 nëntor 1915) ishin gumbulluar turma e
turma të mëdha ikanakësh civilë nga mbarë Serbia, por edhe ushtri në tërheqje e
sipër, e cila vinte duke u shumuar. Pikërisht në këto çaste që ne e
quajmë Golgote e dytë, Shtabi Suprem i Ushtrisë në pajtim me
shtet e mbret, në ikje, pasi kishin konstatuar prej zemrës së plastë, se
përgjithësisht te serbët: (kod srba moral i disciplina napustila, a vera u
spas otadzbine izgubljena!” -…morali dhe disidiplina kishin
rënë, ndërkaq besimi për shpëtimin e atdheut ishte shuar, andaj
nga Elita politike kombëtare, mbret e shteti me Shtabin kryesor dhe
aparati shtetëror me arkivistikë u vendos që të parët
të ikin jashtë, përkatësht, mbizotëroi kjo logjikë
rekomandimi:
“Dorëzimi është
tradhti, ndërsa ikja jashtë atdheut për ushtarë e civilë ishte vepër
patriotike”(!!!),
prandaj nënkuptohej
se “nëse gjatë shpërnguljes vdes nga i ftohti, uria, lodhja, sëmundja,
ishte më heroizëm, se me vdekë në luftë fytafyt me armikun”!
Kështu, fundi i
nëntorit 1915 mund të quhet fillimi ose legalizimi i Shpërnguljes së
Madhe Serbe jashtë në Luftën I Botërore, dukuri kjo që quhetnë kuptim
të ngushtë arbitrarisht Albanska Golgoda!!! (Golgota
Shqiptare!!!) që si term do të jetë objekt trajtimi e vlerësimi kritik
në këtë pjesë të punimit tonë, të cilin po e shtjellojmë në këto tri nënpjesë:
Së pari, pas identifikimit të dy golgotave serbe, një mu në zemër të Serbisë
gjeografike e tjetra në Kosovë, konstatojmë iterinarin e terheqje–shpërnguljes
së tri turmë-kolonave të formuara në Kosovë: 2 që kalojnë drejttpëdrejt mbëtej
nga Prizreni në Shqipëri, ndërsa një më e madhja dhe më kompleksja do të kalojë
e formëzohet në Pejë të Malit të Zi dhe së andejmë do të kalojë edhe ajo për
tej Çakorrit në Podgoricë e në Shkodër (Shqipëri).
Së dyti, do të
rrahet tema rreth papërshtatshmërisë së mbiemër-atributit albanska në
termin Albanska golgota në gjuhën serbe dhe do të bëhet
verifikimi i të dhënave nga tekst përkufizimet përkatëse të gsbuara saktësisht
në serbishte lidhur me këtë.
Së treti,
rrumbullakësimi i vëzhgimeve tona rreth kriter-përcaktimit të pesë
golgotëzimeve serbe (në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipri, Korfuz - Greqi e
gjithandej), duke theksuar të veçantat që zbardhin nevojën rreth përdorimit
domodo të termit jo Albanska golgota, po në trajtën e
drejtë semantike: Srpska golgota
(1) Rreth
tërheqje-shpërnguljes së madhe
të të tri turmë-kolonave
serbe
dhe vendosja e
tyre në Bregdetin shqiptar
U përmend më sipër
që pikërisht periudha 6-15 tetori 1915 ishte java e serbo-golgotëzimit të parë
të vërtetë marramendës të serbëve e të Serbisë, shkaktuar nga sulmet
gjermano-autrohungareze, sulme këto, të cilat u aktivizuan në të gjitha vijat e
frontit dhe kështu Serbia do të pësojë humbje shumë të rënda, ngase prej
800.000 ushtarëve, në luftë ishin të zhdukur, 94.000,
ndëkaq 67.000 ishin zënë robë, dhe aq më keq pasi edhe Bullgaria u
fut në Luftë dhe filloi ta pushtonte Maqedoninë, atëherë Komanda
Supreme në pajtim me shtet e mbret, dha urdhër për tërheqje në
Kosovë, por ndërkohë pasi u konstatua se nga epërsia e armikut nuk do të mund
të shpëtojë Atdheu (Serbia e populli serb) nga kapitullimi, Komanmda Supreme
pas një muaj hamandjeje, gjatë periudhës, 15 tetor deri 25 nëntor 1915, në
pajtm me shtet e mbret, mori një vendim-zgjidhje shumë të guximshme dëshpruese,
por jo plotësisht shpresëhumbëse: Ikja jashtë. Kjo ikje apo ky depërtim shpërnguljeje
u organizua në tri turmë-koloni të mëdha të përbëra nga 300.000-400.000 civilë,
zyrtarë e ushtarë serbë. Dy turmë-kolona depërtuan drejtpërdrejt nga Kosova në
Shqipri, kurse një turmë-kolonë civilë që kishin kalua në Pejë (Mal të Zi), ku
do të nderlikohet ushtria serbe, e cila edhe do të do të mbizotërojë
numeriksisht. Kjo turmëkolonë e e sh umuar me forcat ushtarake në ikje,
do të ndahet në tri nënturmë-kolona dhe nga Peja drejt Podgoricës do
të ndjek tri shtigje rrugore.
Para se të flasim
për tri shtigjet rrugore të tri nënturmë-kolonat, po paracek një fakt
shumë të rëndësishëm për ikësit, Ata tshin me fat që me kalimin e
turmë-kolonave qoftë në në Shqipëri si shtet neutral, qoftë në Mal të Zi, shtet
që ende nuk ishte implikuar zyrtarisht në luftë në anën e Serbisë, nuk
ndiqeshin më nga forcat tokësore e ajrore të Boshtit. Pra me të kaluarit në
Shqipëri apo Mal të Zi, nuk kishin rrezik të pësonin nga bombardimet ose nga
nga pushtimi i forcave armike, por, siç do të shohim, kishin halle të tjera
jetësore, deri sa të vendoseshim përkohësisht në brigjet bregdetare shqiptare
pranë porteve përkatëse, prej nga pritej të evaukoheshin nga aleatët në një
vend të tretë.
a) Rreth dy turmë-kolonave që nga Kosova depërtuan
drejtpëdrejt në Shqipëri
Ishin dy
turmë-kolona që drejtpëdrejt nga Prizreni kaluan në Shqipri, por me iterinarë
të ndryshëm zbarkim-destinimi.
1. Rreth
Turmë-kolonës së parë
Kolona e parë, që
përbëhej nga paria apo elita politiko-shoqërore e vendit: qeveria, kabineti
mbretror, minstritë, komanda supreme, kori diplomatik dhe arkivistika kryesore
e shtetit, shpejtuan që të parët me dale jashtë shtetit. Thuhet se Mbreti me
familje, me një pjesë të qeverisë dhe korin diplomatik nga Kraleva kryesisht me
tren e mjete të tjera zbarkojnë në Lipjan dhe së andejmi nisen për Prizren.
Kral Petri me familje e pararojë ka bujtë te bujari shqiptar Liman Duhla
(Suharekë), të nesërmen më 24.11. 1915 ndalet në Kishën e Prizrenit, fsheh e lë
si amanete disa myhyra e ku ta dimë, dhe më 25 nëntor nga Prizreni me tërë
ekipin, duke i prirë turmë-kolonën së bashkangjitur kalon në Kukës.
Lidhur me këtë
turmë-kolonë kemi këto vëreja të veçanta:
E para, meqë
Pashiqi si qeveri dhe mbreti në marrëveshje me mikun e tyre Esad Pasha, për
arsye sigurie të brendshme nuk vazhdoi rrugën drejt Durrësit që pararoja e
ushtrisë serbe e kishte të mësuar nga pushtim-tërheqjet e mëparshme, dredhoi
nga Puka –Shkodër që kishte edhe rokomandimin e aleatëve, Dihet se deri nuk
Shkodër kishin me kalue afro 100 km. rrugë. Shkodra tri vite më
parë ishte pushtuar nga Mali i Zi, por Ambasadorët e Fuqive të Mëdha i
kthyen ndërkohë iu kishte kthye Principatës së Pavarur Shqiptare, por
përkohësisht qeversej në një Komision i Fuqive të Mëdha. Momentalisht pasi Prnc
Vidi e kishte braktisur Shqiprinë, Shkodra vazhdon të ishte nën mbikëqyrje të
konsujve. Përmendet konsulli i Frances. Po gjithsesi Mali i Zi e kishte të
shtrirë autoritetin ushtarak mbi rrethinën e saj. Mbase kjo ishte arsyeja që
caku i turmë-kolonës së parë, dhe asaj të tretë, siç do të shohim, ishte
Shkodra. Atje në rrethinë të saj më parë ishte i instaluar spitali ushtarak
anglez me personelin përkatës, i cili kishte ikur më parë nga Serbia dhe
nëpërmjet Malit të Zi, ishte vendosur atje.
E dyta, rruga
Pukë-Shkodër ishte rrugë e rrehme dhe më e sigurtë, se ajo Kukës –Durrës sepse
i ikej provokim-hakmarrjes eventuale, nga ato vise-fise shqiptare që Serbia,
ushtria e saj, gjatë pushtim- tërheqjeve të mëparshme tek to kishte bërë
barbarizmat ë hatashme. Po këtë rrugë Pukë-Shkodër e ndoçi edhe ekaloi me
lehjtësi edhe Ushtria e Krahinave të Liruara që u nis nga Gjakova.
E treta, nuk dimë
cilat mjete ushëtimi, kamiona, vetura, kishte mbreti me Qeveri, po me siguri,
kishte qere me kuaj e me qe, por në këtë turmë-kolonë më shumë kishte
civilë se njësi ushtarake të cilat ishin të pajisura me
armatim, deri edhe me artileri.
E katërta,
sidoqoftë sipas kushteve të motit me ngrica rruga kalohej me vështirësi, por
ajo u kalua pa asnjë eksces. Regjenti, me përcjllësit e tij për dy ditë
nga Prizreni arrin në Shkodër, ndërsa të tjerët varësishst nga rangu shoqëror
arritën ditëve të tjera. Kështu
tërë
turmë-kolona me ushtri e civilë këmbë arrin në cak për 5 ditë.
E pesta, me të
arritur në Shkodër apo së andejmi Mbret e Qeveri lidhur me Esad Pashën e
Qeverinë e tij bënë sistemimet e mundshme të kolonës sa më afër Shën Gjinit
(Lezhë), prej nga pritej ndihmë dhe evakuimi.
E gjashta, me të
kaluar në Shqipri, qeveri e mbret, morën ndërlidhjen me aleatët e luftës. Pati
evakuim të pjeshëm të zyrtarëve e personelit përkatës diplomatik, ndërkaq nuk
pati aq kujdes nga aleatët për ndihmë e evakuimin sa më i shpejt e teresor të
kësaj turmë –kolone dhe të tjerave.
E shtata, sido që
të ketë qenë mund të thuhet se kjo turmë-kolonë nuk ishte pa rezerva ushqimore,
por mori ndihma edhe nga Shqipëria. Ndihma ato, që mund të thuhet se ishin
përtej normales nën kushtet e luftës. Kështu Shqipëria për serbët e Qeverinë e
Serbisë dhe në veçanti për këtë turmë-kolonën nuk ishte vend i Golgotës, po
vend i Dobrotës, vend i Mikëpritjes dhe i Shpëtimit. Kjo duhet
të thuhet e jo kuturu siç është vepruar për turp tash 100 sa vjet në burimet
serbe, e që po përsëriten edhe më për të keq.
2. Rreth
Turmë-kolonës së dytë
Edhe Kolona e
dytë, niset nga Prizreni, po nga Kukësi merr drejtim të kundërt nga
turmë-kolona e parë, marshon rrreth kufinit Maqedoni – Shqipni, bashkon njësi
të reparteve të veçanta të hapërdara që ishin tërhequr nga Maqedonia edhe
kishin dalë ilegalisht në Shqipëri, në viset nga Dibra, Struga e
gjithandej dhe pasi grumbulloi ato tentoi po s’mundi me kalue në Zonën e
lirë të Selanikut, por kishte zgjidhje alternative mjaft të përshtatshme që të
shkojë nga Peshkopia drejt Vlorës, por kjo turmë-kolonë ishte më e pa fat se e
para, për këto të veçanta:
E para, kur
nga Peshkopia, siç e kishte iterinarin, u nis rrugës së rrehme drejt Vlorës, u
ndal nga ushtria e Italisë, pushtuese e asaj treve, e cila i tërhoqi
vërejtjen që assesi nuk lejohet qasja e serbëve në bregdetin shqiptar nën lumin
Shkumbin! Vetëm në Elbasan e mbi. Së këndejmi, duhet thënë hapur se nuk
ishin shqiptarët që në tokën shqiptare i vunë pengesa kësaj turmë-kolone,
po ishte aleatja Itali, e cila i shtoi mundimin kësaj turmë-kolone, të cilës
duke menduar se e para do të arrinte në portin e Vlorës, dhe prej andej do
evakuohej jashte, kësaj kolone ia kishin bashkaitur një eshallon të madh
me fëmijë-regrutëve nga mosha 13-18 vjeçare, shumica e të cilëva për arsye të
lodhjesb,vështirësive jetësore e kequshqimit do të pësojnë nga kjo
kotsorollatje rrugëtimi drejt Elbasanit.
E dyta, thamë
kotsorollatje a zvarritje sepse pasi kjo turmë-kolonë e stërlodhur iu afrua
Elbasanit, pas interevenimeve të aleatëve Italia ndërron mendim, andaj përsëri
kjo turmë-kolonë e molisur do të nisej drejt portit të Vlorës. Gjatë kësaj
kotsorollatjeje në Fier me mija e mija pjesëtarë të kësaj kolone thuhet se kanë
vdekur, pra jo nga sulmet e shqiptarëve, por nga lodhja, uria, i ftohti e
sëmundja, shkaktuar nga zvarritja e evakuimit me kohë në vendin e tretë, apo
jo?! Duke parë këtë tragjedi të paraparë, në të vërtetë ushtria italiane pa
pritr aleatët me mija nevcojtarë të tillë i ka shpëtuar duke
i evakuar në Bari e gjithandej në Itali. Kjo e mirë italiane ishte
fshehur nga serbo-jugosllavët për shkaqe politike.
b. Rreth
Turmë-kolonës së tretë: Pejë-Podgoricë –Shkodër
Kjo kolonë e nisur
nga Peja (atëbotë Metohi e Malit të Zi) del më komplekse dhe më e ndërlikuar se
dy të turmë-kolonat e para, prandaj kemi disa vëreja e konstatime të veçanta
lidhur me këtë:
E para, si
duket turma ikësish civilë nga viset e Serbisë që kishin kaluara e
grumbulluar edhe në zonën e Prtizrenit, nuk kishin tentuar me
depërtuar nga Shqipria, po ishin drejtuan në zonën e Malit të Zi nga Gjakova e
Peja, ngase kishin më shumë besim. Kështu siç dëhmon i ndrituri i Prota Tadije
Kostiq, pop i maskuar, nga Nishi, i cili u takonte grupeve të para ikësish, i
cili pas sorollatjeve qyteteve të Kosovës, Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, në
Shtime konstaton se kishte qenë rrenë me bisht se gjoja Kosova ishte serbe, ky
këtu e mëson dhe e thotë të vërtetën. Ndër 32 fshatrat shqiptare sa kishte
Shtimje vetëm 13 familje ishin serbortodukse e dhe ato ishin shqipfolëse.
Së andejmi nga Prizreni me brupet e shpifura që e shoqëronin, Kostiqi
kalon me leje postbllokun në Gjakovë dhe ai ndodhej në Pejë, kur atje arrijnë
edhe shumë grupe ikanakësh të tjerë, madje bashbkë me të tjerë civilë rrijnë
pjesë të qeverisë në ikje, pikërisht ministri i finacave, i cili tërë thesarin
e kishte me vete. Ndërkohë, aty në Pejë arrijnë edhe edhe ushtarake
të armatave të tri armatave serbe në tërheqje si dhe mbrojtësit e
Beogradit.
E dyta, kuptohet
që nënturmë-kolona të tjera ikësish organizativisht do të mbesinm mbesin në
hijen e armatave, të cilat nuk e vazhduan vijën e shpërnguljes Mitrovicë-
Prizren, ngase druhej se po sa të shfaqej si kolonë ushtarake ajo vijë do tër
rezikohej, do të bombardohej ose të pushtohej nga forcat bullgare, që nuk ishin
larg Kabash-Korishit të Prizrenit. Në të vërtetë, trupat gjermano-autrohungareze
hoqën dorë nga ndjekja, pasi kosntatuan që shtet e mbret me ushtri të
shpartalluar kishin kaluar në Shqipri e Mal të Zi.
E treta, dhe
kështu armatat e ushtrisë serbe kishin shpëtuar nga ndjekja e mëtejme nga ajri
e toka nga ushtritë kundërshtare gjermano-austrohungareze e bullgare, pasi nga
Mitrovica e gjithandej kishin kaluar e strukur në Zonën pejanë të Malit të
Zi.
E katërta, në të
vërtetë kolona e tretë e themeluar spontanisht nga gupe civil-ikësish nga
Serbia disa më të hershëm e disa nga mbetjet e tç dyja kolonave të para (I dhe
II) që ikën nga Shqipria, tashti me arritjen e ushtrisë nënkolonat u madhuan
numerikisht, por mori karakter kinse më të organizuar. Komandantët e armatave
mbanin njëfarë rregull-komandimi. Kishin lidhje telekomunikuese me Shtabin
supren në Shqipëri (Elbasan). Çdo armatë kishte pasur deri edhe formacione
sanitete mjeksësore në kuadër të saj. Koha nuk priste, pasi groposën afro
500 topat e mëdhenj në përrojegreminat mbi Patrikanë e nja 60
topa buzëmali ia falën Ushtrisë së Malit të Zi, me kërkesë-lutje që të
ngadalësojnë sa të munden trupat austrohungareze derisa ushtarët e fundit
nga kolona të futej në Shkodër. Para nisjes u bë seleksionimi i përparësive të
shpërnguljes, siç ishin qerrret me kutija të mbushura me thesare, rezerva ari e
para të shtetit (dinarë), pastaj misionarët e huaj, minsitrat e deputetët me
familje e kështu me radhë.
E katërta, pas
këtyre veprimeve, pasi vërtet ishte greumbuilluar numër shumë i madh ikësish, u
vendos që tërheqje-shpërngulja përtej vargmaleve Çakorr–Baran, Plavë–të fillojë
njëhershmërisht në këto tri rrugë depërtimi (Pejë-Rozhajë, Pejë- Rugovë,
Pejë-Plalë), secila më e vështirë se tjetra:
1. Armata e Parë
dhe Mbrojtësit e Begradit, në drjetimin: Pejë-Rozhajë-Baranë- Andijevicë-Podgoricë-Shkodër;
2. Armata e Tretë,
në drejtimin: Pejë-Rugovë-Velikë-Andrijevicë e tutje dhe
3. Armata e Dytë
në drejtimin Pejë- Plavë- Andrijevicë e tutje.
Ndonëse, kur
fillon shpërngulja më 3 dhjetor 1915 e do të zgjasë deri
në janar 1916 do të ndodhin ndryshime, por për ne është i
rëndësishëm fakti se paska pasur plan të shpërnguljes të njerzve edhe të
kafshë-bagëtive në këto tri rrugë depërtimi, dhe për mbarëvajtje paska pasur
eta ushtarës përgjegjësi nga komandat e armatave, madje gjatç rrugls paska
pasur hane e bujtina, Po a ishin funksionale përt ë gjithë ato, është çështje
më vete, apo jo?!. .
E pesta, më ka
lënë pështypje veprimi i një topçi-luftëtari, i cili hezitonte me varrosë
topin. Më dëshirë kishte me vdekë me të në luftë se kështu për së gjallë po
varros topin pa i skuq grykën me predha dhe pale fatin e vetvetes si do
ta varrosë. Gjithsesi i dëshpruaar dhe nën mundime, si nga i ftohti, nga lodhja
shkrepmaleve si ikës nga Atdheu që do ta përqeshnin crnohorkat malalazezet si qyqan,
apo jo! Po s’kishte rrugë tjetër. Urdhëri nga komanda oshte që assesi mos me iu
dorëzua armikut, sepse më vepër heroike ishte në këtë situatë me vdekë gjatë
shpërnmguljes, me ra viktimë nga uria e acari, se vdekja ballëpërballë me
armikun!
E gjashta, më ka
lënë përshtypja, gjithashtu, një përshkrim tjetër, ku paraqitet një luftëtar
tipik me pamje kreshniku, i cili diku nga fronti i Drinos, i fundit e lëshon
priten jo pse tri ditë nuk kishte pasur rezerva ushqimi, por për hir të
urdhërit nga eprorët, dhe pasi kishte humbur lidhjet me njësinë e vet niset
këmbë drejt Kosovës. Beson si thonte propaganda se rrugës do të gjejë ushqim e
veshë e mbathë nga popullata, ai zhgënjehet keqas: kur arrin në Kralevë, i
thonë nxito se ushqimi të pret në Rashkë, në Rashkë i thonë në Mitrovicë, në
Mitrovicë i thonë ikë sa më parë kah Peja se armiku e ke mbrapa. Mos me zgjatë.
As në Pejë nuk mundi të pushojë e këndellet, po megjithatë mbase e ngrohu fytin
me supë me mish kali (!). Ai vazhdon rrugën mbëtej Çakorrit. Me shumë mund
kalon në Podgoricë. Edhe atje në rrug e sipër për Shkodër në mungesë shuajtjesh
buke edhe atij si ushtarëve të tjerë u dhanë pare në dinarë sa kushtonte
shuajtja në gjelltore private, të cilat as që funksiononin për të rraskapiturit
e të papastrit e me plot morra… Kështu luftëtar-kreshniku i pafat, pas njëzet e
sa ditë udhëtimi arrin në Shkodër, skelet njeri, i parruar, i papastër, ku
arrin vetëm të shqiptojë fjalën hleba! (bukë!) i japin
një kafshore dhe i lumtur me një kafshore në gojë, heroi i Drinos,
pa i ditur e shënuar emri, vdes me fat, jo rrugës po në spitalin e
improvizuar afër Shkodrës.
E shtata, po më e
dhimshme më doli një raport i një komandcanti të një nënturmë-kolons, i cili
raportonte që ndër 300.000 njerëzit dhe 20.000 kafshë bagëti për të cilët
kishte përgjegjësi, për 23 orë në rrugë e sipër nga i ftohti iu kishin ngrirë
5.000 njerëz (vdekje e bardhë) dhe me mija kafshë-bagëti.
E teta, kam lexuar
gjëra edhe më të dhimshme nga vuajtësit e këtyre marshimeve, por me thënë
drejtën, asnjëri nuk ka vuajtur nga shqiptarët apo në Shqipri, dhe gjithsesi
viktima ishin luftëtarët dinjitoz dhe qytetarët e varfër e të pakrah, atdhetarë
të vërtetë, ndërsa asnjë officer apo nëpunës i lartë, zotni finsnik, pasanik i
dalluar, asnjë[ klerik (svestenik), deputet apo misionar i huaj nuk del të ketë
pësuar. Është e vërtetë se njerëzit e tillë të priviligjuar si të huaj e vendës
ndaheshin nga turmë-kolona. Ata i bartnin me qerre, me kuaj, apo kur iu afruan
Liqenithkodrës me varka drejtpëdrejt i çonin në vend-destinim. Kjo e vërtetë me
therr edhe sot.
E nënta,
ndërlidhur me pikën më sipër edhe kjo shpërngulje cilësohet si golgotë e
vërtetë e serbëve në Mal të Zi. Çakorri u quajt Bjeshka e vdekjes (Çakor
–planina smrt)- Sladjana Zariq) meriton sgumë respekt. Shpërngulja
varësisht nga pozita shqërore ka zgjator 10 deri 20 e sa dite, .Thuhet se në
këtë rrugë vdiqen 240.000 njerëz, ndërkaq në Shkodër (Shqipri) kaluan 90.000,
përkatsisht 112.550 ushtarël që do të thotë se qënka nisur nga Peja
kolona prej 352.550 ushttarë e civilë, më shumë se gjysma paskan vdekur në këtë
rrugë të Mal të Zi, jo në Shqipri. Sidu qi ta marrësh, me
sherr a pa sherr është quajtur jo crnogorska as srpska po albanska
golgota - albanske muke i patnje (golgotë
shqiptare - ankthe e vuajtje shqitare) !!! Pse ende po
quhet ashtu, apo jo?!
E dhjeta, sido që
të ketë qenë, të priveligjuarit kalonmin më lehtë. Kështu më 8 dhjetor, nga
Peja qenka nisur është nisur grupi i nëpunësve dhe misionarëve, të ciët i
kishin usqim me vete, atyre u hapnin rrugë çetat speciale të ushtarëve, që ata
të kalonin më shpejt, ndërsa rrugës vdisnin civilë e ushtarë të mjerë, sepse
për ta nuk kishte përkujdesje fare, prandaj dikush i privilegjnuar arrinte në
cak për 5 ditë, dikush për 15 e dikush për 20 ose edhe nuk arrinte fare.
Për këtë tragjedi, gjithkujt do t’i vinte keq, sepse, në këtë rrugë do të
vdesin patriotë, civilë e ushtarë të ushtrisë së shpartalluar.
E njëmbëdhjeta,
kjo periudhë e tërheqje-shpërnguljes, 3 dhjetor 1915- janar 1916, ne të gjitha
burime kryesore serbe enciklopedi e wikipedi quhet periudha më tragjike e
Golgotës shqiptare (albanska golgota), mashtrim a lajthitje e madhe
(velika zabluda) të quhet edhe më me mbiemër-atributin shqiptare,
pasi nuk kemi të bëjmë as me vend Shqipri (Albani) as me gjuhë
shqipe (albanski jezik) as me shqiptarë (albanci), po kemi të bëjmë me viktima,
ushtarë e civilë të popullit serbë (zhrtve su srpski vojnici i
civili) në shtetin malazez (i to u Crnu Goru), apo jo?!
(2) Rreth
papërshtatshmërisë së atributit albanska
në termin
serbisht Albanska golgota
Për të qenë
paraqitja më e plotësnë në këtë analizë së pari po e paraqitim kuptimin e
ndërkombëtarizmës golgotë-a (ankthe e vuajtje – muke i
patnje) e pastaj bëjmë fjalë rreth papërshtatmerisë së mbiemrër-atributit albanska në
termin albanska golgota, ku me shembuj
konkretë nga burimet përkatëse serbe do të sprovohet, qoftë
kuptimi imagjinativjologjik , qoftë s efektu senantik lajthitës të këtij termi.
a) Rreth kuptimit
të ndërkombëtarizmës Golgotë-a dhe identifikimi i pesë
golgotëzimeve gjatë
shpërnguljes së madhe të serbëve 1915-1916
1. Mbi kuptimin e
ndërkombëtsarizmës Gojgot-a
Fjalë-termi Golgotë-a është
ndërkombëtarizëm (gr. Golgotha, hebr. Gulgolta) – trekëmbësh vend i ekzekutimit
me vdekje: 1. kodër e vogël te Jerusalemi, në të cilën, sipas besimit krishtar,
është kryqëzuar Krishti; 2. fig. ankth,.vuajtje, turturë, travajë.
Me fjalë të
tjera, aram. gulgultha -kafka, 1.vend ku priteshin koka, vend ku
ekzekutoheshin dënimet me vdekje; 2. fig. vend mundimi (mundimtore), vuajtje të
mëdha, tortura, travaje - të një njeriu, grupi njerëzish apo të një kombi.
Për arsye praktike fjalë-termin golgota,
në termin serbisht albanska golgota po e zëvendësojmë me dy
fjalë sinonime në shqipe: ankthe e vuajtje, ndërsa në
serbishte: muke i patnje:
Shq. Golgota
shqiptare - ankthe e vuajtje shqiptare,
Serb. Albanska
golgota – albanske muke i patnje.
Përkatësisht
Shq. Golgota serbe
- ankthe e vuajtje serbe
Serb. Srpska
golgota - srpske muke i patnje
Meqë në punimin tone kemi të bëmë vetëm me ankthe e
vuajtje serbe (srpske muke i patnje), në bazë të asaj që analizuam më sipër e
përgjithësisht konsatatojmë se gjatë periudhës së Shpërnguljes së Madhe Serbe
kemi identifikuar 5 golgotëzime të serbëve (5 golgotizacija srba), që po
i paraqitim tash fill që është në përputhje me trajtë-termin që e përdor
z. Bogdan Sekendek në punimin me titull: Albanska Golgota
- od Srbije do Krfa.
2. Mbi
identifikimin e 5 golgotëzimeve serbe (5 identifikovanih golgotizacija
srba) gjatë periudhës së Shpërnguljes së Madhe Serbe, 1915 -1916
a) Golgota e madhe gjatë procesit të
Shpërnguljes së Madhe Serbe ndodhi në vitet 1914-1916
që u manifestue me ankthe e vuajtje serbësh (muke i patnje
srba). Ndërkaq golgotëzimi i parë (Prva
golgotizacija) ndodhi në periudhën, 6-15
tetor 1915, kur populli ishte në zallahi, për humbjet në fronte që nuk
reshtnin, andaj në panik edhe filloi të shpërngulej në masë dhe qeveri e mbret
nuk kishin në dorë situatën. Ky golgotëzim apo si golgotë e parë e
Serbisë ndodhi në zemrën saj. Kujto viktimat: Prej 800.000
ushtarëve, 300.000 të vdekur në luftë. 94.000 të zhdukur, 67.000 të zënë
robë.
b) Golgotëzimi
i dytë (Druga golgotizacija) kap periudhën 15 tetor 1915 – 25
nëntor 1915, kur sulmi bullgar këputi çdo shpresë shpëtimi e
ndërlidhjeje me aleatët në Selanik, atëherë Komanda supreme në pajtim me shtet
e mbret pas mbi një muaji ankthe e vuajtjesh (nakon
mesec dana muke i patnje) mori vendim për ikje jashtë në
Shqipëri e Mal të Zi. Goltëzimi i dytë ndodhi në Kosovë (territori i
Serbisë). Në Kosovë 77. 000 vdiqen rrugëve, pa strehë
c) Golgotëzimi
i tretë apo golgota e vërëvërtetë, me shumë ankthe e
vuajtje (muke i patnje) që është më tragjikja, më me shumë viktima:
nga i ftohti, uria, lodhje-cvilitja, mungesë strehimi, dëshpërimi i thellë,
depërtimi shumë i vështirë gjatë rrugëtimit Pejë-Çakorr-Podgoricë-Shkodër, kap
periudhën, 6 dhjetor 1915–18 janar 1916, Kjo golgotë III
serbe ndodhi në territorin e Malit të Zi. Viktima: 240.000
maleve të Malit të Zi.
ç) Golgotëzimi
i katërt serb kap periudhën nga 25 nëntor 1915, gjatë
depëtim-shpërnguljes së turmë-kolonave në Shqipri dhe vendosjess së
përkohshme pranë portave në bregdetin shqiptar, dhe
zgjat deri në përfundim të evakuimit të tyre, 18 prill 1916. Këto ankthe
e vuajtje ndodhën në Shqipri, shënuar si viktima del shifra afro 60
mijë të vdekur, shifër kjo e fryrë. Ngase në Shqipëri nuk jna
evidentuar vdekje nga uria, po nuk përjashtohen vdekjet si
shkak-rrjedhojë së sëmundjeve e të pësimeve të përjetuara para se
të vendoseshim në kampe edhe pse jo të përshtatshme në Shqipri. Pati të tillë
që patën menduar që shqiptarët do të hakmerren për gjaqet e pa zgjidhura nga
ushtria serbe gjatë pushtimit dhe tërheqjes nga viti 1912 deri
1915, po kjo nuk ndodhi, arsye e thjeshtltë. Egzistonte bindja se Zoti imjaft i
kishte dënuar! Madje numri i të vdekurve në spitalin në rrethinën
e Shkodrës, assesi nuk duhet shënuar ndodhur në Shqipni, po në Mal të Zi,
sepse gjithandej e kushte të shtrirl pushtetin Mali i Zi. Po ashtu edhe për
vdekjet në Fier, nuk mund të fajësohen shqitarët, sepse pushtetin e
kishte Italia, e cila m[ë në fund edhe kishte e evakuar me mija
tëmurë dhe i kishte shëruar në Itali. Vërtet, Shqipria nuk mund të fajsohet
për rrugët dhe pse nuk ishte ml e pasur, sepse pse Turqia e la ashtu, apo
j o???,
d) Golgotëzimi e
pestë, kap periudhën pas
evakuimit nga Shqipria gjatë periudhës 15 janar deri 18 prill
1916 dhe vendosja në vende të treta, Greqi (Korfuz) dhe Bisert
(Tunizi) e gjithandej, ku ushtarë e civilë serbë kanë pësuar jo vetëm ankthe
vuajtje po edhe vdekje masive edhe nga slmundje deti apo vdekje masive me varre
kaltoroshe, mjafton të kujtohet ishulli Vidos, dhe Biserte, raste
kuzr mungonte përkujdesjeje mjekësore, Kështu nga numri i evakuar , apo
jo?!
Dhe vërtet ndër
këto 5 golgota mund të themi se turmë-kolonat serbe të vendosura në
Shqipëri edhe pse si miq të paftuar më së lehti i kanë përjetuar ankthet e
vuajtjet e golgotëzimit, këtë do të përpiqemi ta argumntojmë në nënkreun e
tretë. Tani pyesim pse kjo periudhë tragjike 1915-1916 e Shpërnguljes së madhe
serbe (civilë e ushtri serbe) nga Serbia në Korfuz (Period Velikog
povlacenja srba (srpske vojske i civila) od Srbije do Krfa) në
literaturën serbe është mbuluar me termin Albanska golgota e
jo siç është dashur Srpska Golgoda dhe një veprim i
tillë, është bërë në shenjë falenderimi(!!!), apo ishte e është lajthitje
e qëllimshme me sherr, le të vlerësohet. Për ne, ky term në kontekst paraqet papërshtatshmërisë
logjike e gjuhësore, prandaj marr guximin me diskutue, duke kërkuar ndihmë në
radhë të parë nga studiuesit e standardologët serbë, të cilët nuk mungojnë dhe
të cilët i vlerësojmë lart.
b) Rreth
papërshtatshmërisë së përdorimit të atributit albanska ne termin
Albanska golgota me theks verifikimi i lajthitjeve te disa
shembuj konkretë
Meqë në çdo gjuhë
çdo fjalë që hyn e mbetet apo del nga përdorimi ka arsyen e vet, qoftë në
stilin nutral, qoftë në atë figurativ. atëherë pyesim ku qëndron arsyeja e
përftimit të atributit pikërisht albanska: Albanska Golgota
e jo Srpska golgota pasi siç e pamë e do të shohim të
gjitha tekst-përkufizimet te shembujt konrkretë nga të gjitha vend golgotëzimet
(Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipri, Korfuz e tutje) pasi kemi të bëjmë me
Shpërnguljen e Madhe serbe 1915-1916 kërkojnë sqarim apo revidim. Me fjalë të
tjera konteksti në shqip e serbisht kërkon të përdoret, jo Albanska gogota
(shqiptare apo albanska) po Srpska golgota ngase, siç e pamë, ankthe e
vuajtje (muke e patnje) kishin pësuar vetëm serbët (sami srbi) jo
shqiptarët.
Sido që të ketë
qenë, sot për sot, vazhdimi i një përdorimi të tillë na duket
absurditet, mashtrim i madh (velika zabluda) apo jo?! Kjo le
të vlerësohet.
Së këndejmi, ne
për të lehtësuar punë nga disa shembujt karakteristik të gjuhës serbe i
përkthyem në shqip tekst përkufizimetr përkatëse, ku deë i qartë defekti logjik
i shprekjes.
1) Disa shembuj
sipas stilit neutral e të tjerë
a. Shembuj sipas
stilit neutral me tekst-përkuf izime të dhëna kuturu (paushall):
a1, “Albanska
Golgota” je ustaljen naziv za povla?enje, odnosno proboj srpske vojske
preko Albanije tokom Prvog svetskog rata.
Përkthimi i shqip:
/Golgota
shqiptare është përftuar si term për shpërnguljen, përkatësisht depërtimin e
ushtrisë serbe mbëtej Shqiprisë gjatë Luftës I botërore./
Gjithsesi ky
konstatim është shumë i paqëndrueshëm si përkufizim nocioni edhe si përcaktim
vendi, lajthitje kjo që pavërtetësia e saj del dritë me diell në
plotësim-arsyetimin që jepet në tekst-përkufizimin vazhdues:
Povla?enje srpske vojske i izbeglica preko vrleti
Albanije pokrivenih snegom je
zapo?eto u zimu 1915 godine. Tokom ovog
tragi?nog povla?enja, usled hladno?e,
gladi, bolesti i borbi sa Albancima, je
stradalo više od 240.000 ljudi.
Përkthimi shqip:
Tërheqja e
ushtrisë serbe dhe e ikanakëve malshkrepave të Shqipnisë të mbuluar me borë
pati filluar në dimrin e vitit 1915. Gjatë kësaj tërheqjeje tragjike për shkak
të të ftohtit, urisë, sëmundjes dhe luftës me shqiptarët, pësuan me jetë mbi
240.000 njerëz (serbë)/
Siç e pamë nga
rrugëkalimet e tri turmnë-kolonave serbe, nuk ka pasur fare shpërngulje
malshkrepave të Shqiprisë. Ka pësuar kështu vështirësi vetëm turmë-kolona e
tretë në Bjeshlët e Çakorrit të Malit të Zi, ku vërtet pati viktima nga i ftohti,
uria, lodhje plogshtia, por jo nga vrasja e shqiptarëve, apo jo?!
2. “Kao naziv “Albanska
Golgota”, odn. “put smrti” i izreka “Niko nezna sta su muke
teshke
dok ne prodje
Albaniju peshke”, nastale za vreme povlacenja odnosno proboja srpske vojske,
u zimu 1915 god., vrleti Albanije gde su ostavili kosti 240 hiljada srpskih
vojnika i civila.
Përkthimi shqip:
Si
term Golgota shqiptare ose rruga e vdekjes, si dhe
shprehja: Kush s’kupton ç’asht vuajtje e randë pa u kalue Shqipnia
kambë, që linden gjoja gjatë tërheqjes, përkatësisht depërtimit të
ushtrisë serbe nëpër mal-shprepat e Shqipnisë në dimrin e vitit 1915, ku në
mlshkrepat Shqiprise lanë eshnat 240.000 ushtarë e civilë serbë.
Edhe shprehja edhe
atributi rruga e vdekjes “put smrt” në stilin neutral nuk kanë të bëjnë fare me
e rrugëtimin brenda Shqiprisë, po me kalimin mbëtej të maleve të Pejë-Çakorrit
(Mali i Zi), apo jo?!
3, Zla
kob nadvila se nad kolonama koje sa s mukom probijaju preko Pashtrika
i Koritnika,
Prokletija … Sneg pokriva mrtve i umorne. ?apori kurjaka i Arnauta, i jata
zloslutnih gavrana postaju njihovi pratioci.
Përkthimi shqip:
Kob i zi
vështronte nga lart kolonat, të cilat me mund depërtonin dhiareve të
Pashtrikut,
Koritnikut,
Bjeshkëve të Namuna … bora mbulonte të vdekurit e të lodhurit dhe lukunia e
ujqve dhe e shqiptarëve dhe tua ugurzezë e korbave ishin përcjellësit e tyre.
Edhe ky pëshkrim
patetik, sa i përket realies është shumë absurd, sepse askush nga kolonat as
këndej e aq më tepër andej në Shqipri shpatijeve të Pashtrikut, Koretmikut,
Bjeshkëve të Namuna …as atëherë asa kurr nuk ka shkelë fare ndonjë shpërngulës
në muajin dhjetor në kohë fgurtunas, apo jo?Absurditet ky, apo jo?!!!
Gjithsesi siç e
pamë gjatë trajtimit të depërtimit të tri turmë-kolonave në Shqipri asnjëra nuk
ka kaluar nëpër malshkrepat e Shqipërisë (vrleti Albanije), po rrugëve të
rrahura, atëherë jo vetm kjo, por të gjitha të dhënat e tjera që figurojnë në
tekstet relevante të deritashme të Serbisë, ilustruar edhe me ndonjë insert
filmi e ku ta dimë, janë lajthitje absurde që duhen menjanuar
menjëhershmërishst për hir të së vërtetës dhe për hir të përmirësimit e
raporteve shqiptaro-serbe, siçpo kërkon bota e qytetëruar, apo jo?!.
Madje,
fatkeqësisht , absuditete të tilla ndeshim edhe në disa tekstet në gjuhën
shqipe të hartuara nga padija ose të përkthyera nga serbishtja. Këtë
që sapo e thamë le ta dijë bota, e sidomos bota serbe, e në mënyrë të veçantë
studiuesit e rinj serbë e shqiptarë, që pa verifikim mos të vazhdojnë të
gëlltisin apsurditete e trillime si ndonjë insert filmik se gjoja kolonat e
ikanakëve serbë më 1915 paskan pësuar në mal-shkrepat e Shqipërisë, përtej
Pashtrikur, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemuna!!! Dhe aq më keq gjoja edhe nga
vrasja e shqiptarëve???!!!
Kuptohet se të
gjitha teksts-përkufizimet nga shembujt e mëspërm janë trillime, shprehur
kuturu, jashtë logjikës së shëndoshë, por figurojnë sit ë vërteta në burimet
relevante zyrtre në serbishte, a dihet kjo anomali nga intelektualët serbë, apo
jo?!
b. Edhe tre
shembuj tjerë
1. Sigurisht këtë shebull që e
ndeshëm në një Wikipedi, ku doli trajta Srpska golgota u
Albaniji (Golgota serbe në Shqipri), ose variant tjetër: Golgota
preko Albanije!!!-(Golgota mbëtej Shqiprisë,) janë trajta të
përkapshme, por logjikisht del e nevojshme për sqarim plotësues, dhe vetëm me
kaq koncepti nuk del i plotë, ngase siç e pamë nuk ka ndudhur golgotë
serbe vetëm gjatë kalimit në tokën shqiptare.
2. Zgjon interes edhe ky konstatim: Te
muke neki su poredili sa
Hristovom, a
Albaniju pozvali: “srpsko albanshkom golgotom!!!”.
Përkthimi shqip:
Vuajtjet e tilla
dikush i ka krahasuar me vuajtjet e Krishtit, ndërsa Shqiprinë e ka
quajtur Golgotë shqiptare serbe (!)
Ky krahasim
hap qasje të re vështrimi ndaj çëshjtjes, ashtu si edhe shembulli vijues:
3. “Izvlacenje srba preko Albanije ostalo je u
sprpskoj tradiciji zapamceno kao
albanska
golgota, koja zaista bila golgota Srbije.
Përkthimi shqip:
Kalim-depërtimi i
serbëve mbëtej Shqiprisë në traditën serbe ka mbetur në kujtesë si golgotë
shqiptare, e cila, në të vërtetë ishte golgota e Serbisë.
Te dy shembujt e
fundit do të jenë të bëgjetshëm në analizën tonë për njohjen dhe të shtruarit e
problermit në të mirë të ndriçimit dhe zgjidhjes së gjenezë-problemit në këtë
pike të raporteve shqiptaro-serbe tek ne, që do ta prekim më poshtë si sugjestivitet.
c) Shembuj
drejt zgjidhjes normale të çështjes
Gëzon fakti që
edhe studiuesit serbë, aktualisht kanë vërKejtur defektin kuptimor nga
tradita të termit Albaska golgota (Golgota
shqiptare) e përdorur në vend Srpska Golgota (Golgotë
Serbe). Në këtë drejtim dallohen në shkrimet e tyre disa studiues vendës e të
huaj. Kështu si francezi Tomson Luj, i cili Povlacnje
iz Srbije (Shpërngulje nga Serbia), tetor-dhjetor 1915 e quan Srpska
golgota (Golgotë Serbe), pastaj kështu kanë vepruar K.
Aleksandar e T. Dragan, Srpska Golgota, istorija i kultura secanja (Golgota
serbe histori e kuilturë kujtese).A. Nikolic, Golgota srpske vojske
i civila (Golgota e civilëve dhe ushtarëve serbë), Nurko Joviq, Marko
Jokic, e të tjerë.
2) Sugjestivitet
rreth arsyetim-përkapshmërisë së përftimit të atributit “albanski”
në gjenezën e
termit “albanska golgota” në serbishte
Shembujt e
mësipërm semantikisht na japin mundësinë të futemi mbëtej në të kuptuarit e
perseptim-ndritçimin e këtij problem, rreth përdorimit në serbishte të
termit albanska golgota (golgotë shqiptare) në vend Srpska
golgota (Golgotë serbe), term ky, i cili sotpërdot në krahasim me
barasvlerësin në gjuhën tonë mund të quhet defekt logjiko-gjuhësor -
absurditet. Në këtë kontekst janë tre faktorë që nga qasje-prekja e të
cilëve mundet mbase me dalë filli i gjenezës së këtij termi të shpifur në
serbishte ndoshta në fillim spontanisht por ndërkoh është manipuluar qëllimisht.
1. Prekje e
interpretimit nga qasja mitiko-fetare e emërtimit albanska golgota
Te ne zgjoi
interes pikërisht konstatimi “Vuajtjet e tilla dikush i ka krahasuar me
vuajtjet e Krishtit, ndërsa Shqiprinë e ka quajtur Golgotë shqiptare serbe” që
ngjarjes i jepte natyrë fetare: që ato ankthe e vuajtje janë
krahasuar me vuajtjet e Krishtit, ndërsa Shqipria është
quajtur metaforikish golgotë vendshërbesë ankthesh e vuajtjesh, ku vuajtje a
vuktimize tragjike ndodhën nga i ftohti, uria, lodhje, raskapitja, në dhjetorin
e vitit 1915, kur paskan vdekur mbi 240.000 ushtarë e civilë serbë. Atëherë
për ne nuk del e diskutueshme që termi golgotë do të jetë
përftuar nga klerikët ortodoksë serbë, siç ishte edhe i ndrituri Prota Kostiq,
i cili edhe ndodhej në vatrën golgotëzimit në Rugovë e Bjeshkët e Çakorrit, ku
këtë dukuri vuajesh serbe e e quan golgotë dhe njëhezai
i shpreh falenderim Zotit për rugovasit të cilët nuk po hakmerren, ngase tani
vetëm 10 të mund t’i thernin, si lepujt, të gjithë serbët e
lodhur, por nuk dime, kush i pari e shtoi epitet-atributin albanska?
E marrim me mend
që Albanska golgota ishte term i shqiptuar nga dikush nga
klerikët serbë të devotshëm që ka besuar atë që shkruan në Librat e Shenjtë se
nuk është në cilësinë e Zotit shkatërrimi i popujve, siç po i ndodh tani
popullit serb, por nuk përjashtohet dënimi i Zotit (Bozhja kazna!) për
mekatet që ka bërë populli serb konkretisht kundër albanëve (shqiptaëve). Dhe
kështu Zoti (Bog) mëkatarët i dënon me fuqitë e natyrës: me termete, zjarre,
nxehtësi përvëluese, mungesë ujë, me acare e ngrica, por lejon si sprovë denimi
edhe vuajtje të njeriu ndaj njeriut, kur njerëzit e tilla hyjnë nën regjinë e
regjimin e satanit. Prandaj nga kjo psikozë fantazmë mund të jetë përftuar edhe
atributi albanska: Albanska golgota, dukuri e formëzuar si i
fantazmë apo figurë-dukuri e shndërruar metaforikisht në mjet
dhune për paudhësitë dhe pashpirtësitë e tyre
zbatuan kundër albanëve (shqiptarëve) nga elita e shtetit dhe e
Pravosllavës serbe që ga fillimi i shek XIX në Pashallëkun e Beogradit,
vazhduan edhe më egërsisht më 1877 në Arnautiostanin Verior nga
SAnxhaku i Nishit e gjithandej, por edhe para tre vitesh më 1912,
gjatë pushtimit të Vilajetit të Kosovës, prandaj, po me të të njëtin mjet, bile
edhe më rëndë me të ashtuquajturAlbanska golgota Zoti po ua kthen
vuajtjet serbëve bumerang (grushtakreje). Ky lloj dënimi si Ndëshkim i
Zotit (Bozhja kazna) është i njohur te ne, te serbë e shqiptarë. Për
pranim-përvetësimin në opinion të këtij termi formalisht nuk dimë sa mund të
ketë ndikuar në mënyrë të tërthortë vepra e studiuesit vjenez Leo
Freundlich me titull: Albanien’s Golgatha (1913), angl
Albaniens Golgatha, shq.Golgota Shqiptare, serb. Albanska
golgota, ku veç presionit për shpërngulje, u
vranë pa provokuar kënd, mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës.
Kështu opinioni
serb në psikozën e tij si dënim nga Zoti (Bozhja kazna) e pëvetësoi
termin Albanska golgota si figurë-dukuri fantazmë për të shprehur
ankth-vuajtjet e veta gjatë asaj Shpërnguljeje të Madhe, dukuri e ngjashme
vuajtjesh si e shqiptarëve më përpara, apo jo?!
Kështu pra Zoti po
hakmerrej me atë masë dënimi ndaj serbëve për mëkatet që u kishin bërë ata
shqiptarëve, hakmarrje kjo e cila po zbatohej nga dorë-grushti shtetëror
satanist: bullgaro-shvabo-maxharë.
2) Prekje e
interpretimit nga qasja historike e emërtimit Albanska golgiota
Konstatuam që
Golgota e vërtetë nuk ka ndodhur në Shqiprinë e sotme, po në Bjeshkët e
Çakorrit (të Pejë-Podgoricës) që në tekst-përkufizimin e parë serbisht ishin
definuar “malshkrepat e Shqiprisë (vrleti Albanije), mirëpo ndërkohë u
identifikua se ato ishin mal-bjeskkët e Çakorrit.
Kështu lexues i
nderuar, tash dolëm te qasja historike e problemit. Sugjerohet se këtu në
Çakorr (të Malit të Zi) u përftua emërtimi Albanska golgota, apo jo?!! Pse
albanska e jo crnogorska ose srpska? Ka shpjegim. Dihet pa u ngjit në kohë tek
Ilirët, dardanët, që nga mesjeta në zonën e Kosovës së sotme e rreth saj
këmbeheshin emërtimet Albania / Servia (Serbia). Kështu, që
në atë kohë në anë të Kopaonikut përmendet një kishë si Albanska crkva
(Kishë albane). Pastaj vlen të kujtohet Albanska prizrenska
liIga (Lidhja shqiptare e Prizrenit) e në këtë
kuadër Albansko-Cnogortski sukob oko Plava i Gusinje (Lufta
shqiptaro-malazeze për Plavë e Guci), madje edhe okupimi i këtyre viseve nga
Mali i zi që ndodhi para tre vitesh më 1912. Së këtejmi, jo vetëm ka gjasë po
është plotësish e mundshme që nga vuajtësit nuk ka mundur me u zhdukë nga
kujtesa e vërtteta historike që Çakorri u takonte mal-bjeshkëve shqiptare (Albansk
planina) që figuraivisht u quajtën këtë rast ankthe e vuajtje serbe
si shqiptare para tri vitesh -srpske muke i patnje kao albanske pre
tri godina! Përkatësishjt mertimi u përdrdor për aq sa zgjati
Shpërngulja e Madhe: Pra një mundësi e një dukurie t tillë e tillë
ka Por sa ka motiv sot një përftim i tillë i shpifur
homonimik, le të vlerësohet, apo jo?!
3) Prekje
sfiduese, pas vitit 1918, nga tradita politike ekspasioniste serbe,
rreth manipulimit
me emërtimin “albanka golgota”
Është shumë e
rëndësishme të zbardhet fakti pse te një shembull mbi këtë temë, siç e
pamë, tekst-përkufizimi delte kështu:
“Kalim-depërtimi i
serbëve (izvlacenje srba) mbëtej Shqiprisë në traditën serbe ka mbetur
në kujtesë si golgotë shqiptare (albanska golgota, e
cila në të vërtetë ishte Golgota e Serbisë.(Golgota Srbije).
Pyesim për çfarë
tradite të përbashkët apo vetëm serbe në raport me atë shqiptare është
fjala?
Ne, sugjeruam që
gjeneza albanska te Albanska golgota mund të
jetë përftuar, qoftë sipas psikozës fctare mitike si fantazmë, qoftë asaj
historike, po për mendimin tonë me një përftim të tillë, ndërkohë, pas vitit
1918 është manipuluar për arsye politiko ekspansioniste, veçori e nacional-
shovinizimit serb, kur në analiza edhe ky term qoftë me zgjerim apo
specifikim kuptimi, është shfrytëzuar dhe, nëse nuk gabohem, ende
po shfrytëzohet intensivisht jo në të mirë të mbiemër-atributit shqiptare me
kuptim neutral. Kështu ndërlidhur me nocionin Shpërngulja e Madhe
Serbe (Veliko povlacenja srba) me golgota shqiptare (al
golgotë serbe) shprehet koncep-procesi “Prelaz preko vrleti Albanije” (depërtim
në malshshkrepat e Shqipris) më vonë specifikohet në “Prelaz preko Çakora –
planina smrti, (depërtim mbëtej Çakorrit –si mal-bjeshkë e vdekjes dhe
përfundon në “Albanski pakao, (ferr
shqipërie), përkatësisht kuptimi ndërlidhet me depërtimim-shpërnguljen e
cilivilëve dhe eshtrisë: nga Serbia deri në Korfuz 1915-1917,
i cili si Ishulli i shpëtimit (Otok spasa) përshkruhet si fundi i
procesi-dukurisë ankthe-vuajtjes si Albanska golgota, por
njëherazi Korfuzi cilësohet Ujdhesa e tragjedisë serbe (Otok
srpske tragedije).Me këtë po dua me thënë që si sprovë që koncepti Golgotës
shqiptare (Albanska golgota) nuk del në malshkrepat e Shqipnisë, madje as
t[ Çakorrit, po kap 5 vend-golgotëzimet, siç dëshmojnë titujt e shjkrimeve edhe
të autorëve të ndryshëm si, Bogdan Sekendek, Albanska Golgata
od Srbije do Krfa, përkatësisht sipas z. Zoran Jakshiq Albanska
golgota od zavsetka II balkanskog rata do Solunskog
fronta 1913 -1918, ku koncepti i proces-dukurisë së Shpërnguljes
përfundon në Frontin e Selanikur, kur Serbia pastaj do të flasë me gjuhën e
Kralevinës Jugosllave 1918. Po i pëmenmd edhe punimet e zotërinjve: Milos
Kovic, Od Srbije do Krfa – put albanke golgote (Prej Serbie në
Kofuz-Rruga e Golgotës shqiptare), Marko Lekic, “Od pakla Albanije usledila
tragedija na Krfu! (Nga ferri shqiptar pasoi tragjedia e Korfuzit),
prej nga kuptohet që pas sigolgotës ferr Shqipri Golgota në
Korfuz doli një e keqe më e rëndë se ajo në Shqipri!
Në të vërtetë,
edhe pse në vepra nuk flitet qartë për 5 golgotëzimet si u përidentifikuan prej
nesh, nga përmbajtje e ndodhive e tyre përforcohet gjykimi ynë.
Vërtet, pas vitit
1918 tash Serbia flet me gjuhën e Kraljevinës jugosllave. Albanska
golgota si term në vend të harrohet apo pasivizohet, ajo përkundrazi
bëhet objekt manipulimesh, duhe i ndajmbathur të dhëna të rreme, të fryera.
Mjerisht është shfrytëzuar, jo për përmirësimin, por për keqësimin e raporteve
ndënacikonale shqiptaro-serbe.
Si është
shfrytëzuar e po po vazhdon të shfrytëzohet tradicionalisht për të keq edhe kjo
pikë nga disa ekstremistë ka prova, të shumta, prandaj kërkojmë nga Kisha
Pravosllave Serbe (SPC), si edhe Akademia (SANU) dhe gjithsesi e patjetër nga
Qeveri serbe që me organizmat përkatës për me shpëtue veten nga mallkimi i
Zotit, nga hilet e manipulimet e ekstremistëve nacional shovinistë mos të
lejojnë që edhe me këtë term thelmimet brezi i ri serb.
Gëzon fakti që bota e re intelektuale e Serbisë e ka kuptuar manipulimin. Ne
për mos lënë dilemma në vijim po i japim disa vëreja si përgjigje
psew duhet plrorur për koncptin në shqyrtim jo albanska golgota, po Srpska
golgota, si Srpska dobrota/.
(3) PSE aktualisht
atributi “Albanska” në TERMIN E SHPIFUR
në serbishte
“ALBANSKA GOLGOTA”, patjetër
duhet
zëvendësuar me “SRPSKA”
Në përmbyllje të
analizës sonë, pasi kjo çështje e pazgjidhur po pengon shumë në raportet
shqiptare-serbe, ne në disa pika, po përpiqemi me dhënë përgjigje, pse
aktualisht atributi albanska në termin e shpifur në
serbishte albanska golgota, duhet zëvendësuar me trajtën srpska:
E para, edhe pse
sugjerohet se atributi albanska te termi Albanska
golgota në serbishte fillimisht mund të ketë pasur motiv përftimi në
aspektin mitiko fetar si denim i Zotit (bozja kazna) apo edhe atë
historic, ngase Rugovë –Çakorr –Baran jna quajtur
vargnale shqiptare (albaske planine) sqë pëe
ne kjo as që diskutohet pasi del jasht temës sonë, Për ne sot sot
për sot semantikisht trajta albanska golgota del trillim
alogjik i shpifur, ngase golgota në shqyrtim në
kuptim neutral e figurativ nuk është shqiptare dhe as nuk ka
lidhje me gjuhë shqipe, me shqiptarë e Shqipni, po ishte golgotë serbe dhe
normalisht duhet quajtur Srpska Golgota.
E dyta, nuk është
konstatim i vërtetë siç thuhet kuturu në burime shkrimore serbe kushtuara
konceptit1915, se termi Albanska golgota, pra me atributin albanska gjatë
Shpërnguljes së Madhe serbe qenka përftuar në mal-shkrepat e Shqiprisë së
sotme, sepse përftimi i atij termi ka shpjegim dhe topikë tjetër.
E treta,
termi golgotë si vend vuajtje mundimesh ka qenë i njohur më
parë sidomos nga popat serbopravosllavë, por gjatë kësaj Shpërnngulje të Madhe
Serbe, ku dalin të identifikuara 5 vend-golgotëzime të vërteta (Serbi, Kosovë,
Mal të Zi, Shqipri, Korfuz të Greqisë e gjithandej), kur serbët pësuan golgotë
të dhembshme në të gjitha 5 vend –shtetet e golgotëzimeve, nuk dime pse tërë
koncepti i kësaj shpërnguljeje u emërtua arbitrarisht me term-trajtën albanska
golgota në vend Srpska Golgota. Ne na duket që ky veprim
ishte emërtim me sherr, për të ngarkuar atributin albanska me atë funksion që
nuk e kishte dhe duke u ikur vend golgotëzimet e ngarkonin tërthorazi Shqiprinë
gjoja si vend i vuajtjeve të serbëve, të cilët si kompensim duhet pranuar
shtrirjen e sundimiit të Serbisë për zbutje-edukimin e shqiptarëve si
njerëz fantazmë të implikuar metaforikisht në njëfarë mënyre në golgotimin
serbëve, apo jo?!
E katërta, deri
këtë vit ishte fshehur e vërteta, që si golgotim më i veçantë kishte
ndodhur gjatë shpërnguljes së madhe serbe në vargmalet e Pejës: Rugovë- Çakorr
- Baranë – Andrijewvcië (Mali i ZI) në nëntor-dhjetor 1915, e jo në
mal-shkrepat e Shqiprisë së sotme ku gjoja atje paskan vdekur nga nga i
ftohti, uria, cvilitja e lufta me shqiptarë, për afro 20 ditë,
afro 245.000 ushtarë e civil serbë-, pra numër pushall që nuk e kontestojmë,
por sa i përket luftës me shqiptarë po del një
inskenim, një akt akuzë (optuzhnica) pa kurrfarë prove, e sajuar
nga nacional-shivinizmi serb, apo j o?!
E pesta,
ndërlidhur me pikën e mësipërme që gjatë tërheqje-shpërnguljes serbe me
shqiptarët, nuk ka pasur luftë jo vetëm në malet e Rugovë-Çakorrit e gjithandej
nga Kosova e Shqipëria, por edhe në vise të tjera nga kalonin ose
qëndronin turmë–kolonat serbe po e sjellim për ilustrim Urdhuresën e
Shtabit suprem të Ushtrisë serbe me këtë përmbajtje:
/ Traze se da pri prolaska kroz Crnu Goru i Albaniju,
po svaku cenu sprece -placke i nered te time otkloni neprijatnost saveznickoj
Crnoj Gori i moguca pobuna Arbanasa./
Përkthimi shqip:
Kërkohet nga
ushtria që gjatë kalimit mbëtej Malit të Zi e Shqiprisë, me çdo kusht të
pengohen plaçiktjet e çdo parregullsi, në mënyrë që mos të krijohet pakënaqësi
te aleati ynë Mali i Z dhe
nga shqiptarët mos të provokohet ndonjë kryengritje kundër nesh.
Dhe ç’është e
drejta le tlë vlerësohet sa ka kontribuar Urdhëresa e tillë që mos provokohen
shqiptarët.
E gjashta, fundi i
fundit , ishte si ishte, tash në kohën tone, dihet mirëfilli se me u përmend
emri i një kombi për të keq pa kurrfarë prove, siç del termi albanska
golgota është ofendim i rëndë ndërnanacinal (velika naconalna uvreda),
madje është edhe veprim deskriminues, apo jo?! Së këndfejmi, nga
hulumtimi ynë del se term-trajta albanska golgota ka shërbye
dhe po shërben jo vetëm kundër raporteve të mira formale shqiptaro-serbe, por
edhe kundër interesave shkencore e kulturorore shqiptare e përgjithësishst,
Shembuj inskenimesh ka të shumtë, siç ishte inserti filmik gjoja e luftës me
shqiptarë gjatë asaj periudhe golgotimi.
E shtata,
ndërlidhur me pikën e mësipërme, do të pëmendim bojkotimin e dy veprave
dokumtuese shkencore proshqiptare me titull Golgota Shqiptare, bojkotim ky i
bërë mjeshtëlrish me homonizim:
Së pari, po e ripërmend rastin e veprës së studiuesit
vjenez Leo Freundlich, i cili më 1913 botoi
librin me titull Albanien’s Golgatha angl Albaniens
Golgatha.), (shq.Golgota Shqiptare, serb. Albanska
golgota), i cili veç presionit që bënin serbët
gjatë pushtimit të Kosovës e Shqprisë më 1912 për shpërnguljen e shqiptarëve
argumenton se ishin vrarë nga ushtria serbe pa provokuar kënd, 25 mijë
shqiptarë të Kosovës. Të jem më të qartë, nëse e kërkojmë librin e Leos në
internet nën titull qoftë në origjinmal, qoftël në version shqip apo serbisht
ku vktima iishin shqiptarët, në faqe interneti dalin me qinda tituj të
autorëve serbë me këtët tiull albanska golgota ose golgota
shqiptare, ku viktima dalin serbët në vitete 1915-1917.
Së dyti, edhe vepra e Ismet Jonuz Krosit,
kushtuar vuajtjeve shqiptare nga serbët e promovuar në Zagreb (Kroaci) më 23.
09. 2019 me titull shqip Golgota shqiptare e kroatisht Albanska
Golgota, po ashtu në internet të dy titujt, shqip e kroatisht dalin të
humbur në pyllnajen e shembujve homonimikë në gjuhën serbe. Pyesim: Është ky
sherr me rrugë, apo jo?!
E teta,
opinionisti ynë i zellshëm Fadil Lepaja, në një punim cilësor shkruar serbisht
merr si shembull ekzodet dhe i krahason shprehimisht me golgota, në serbishte
detyrohet ta shënojë versionin Albanska golgota 1915 ndërsa
për shqiptarët pasi ishte e zënë albanska e shënon në
versionin Golgota albanaca 1999, ku përsëri mbetet
paqartësi përjithësisht tek atributi albanska në
vend srpska (golgota), apo jo?!
Fundja, vetëm
zhbllokimi e këtyre dy veprave dhe i opinionistit nga homonimia formale
shkrimore e reale përmbajtësore e titujve kërkohen logjika që çëshjtja të
zgjidhet siç e kërkon mendja e shndoshë e të shprehurit normal në stilin
neutral.
E nënta, nuk dime
kush nga faktorët e Serbisë e ka përkrahur deri më sot përdorimin arbitrar të
termit albanska golgota: Kisha (SPC), e cila vërtet ka pasur
autoritet të serbët, shteti më organet e veta apo Akadamia (SANU) në krye
me standaologët, të cilët nuk i mungojnë serbishtes, të cilët edhe i
vlerësoi shumë. Sidoqoftë, presim që këta faktorë të shtetit serb ndër të
tjera të shqyrtojnë e zgjidhin edhe këtë pike të diskutueshme, e cila ndoshta
fillimisht ishte dukuri- lajthitje e paqëllimtë, e shpifur nga padija, tani të
marrin nismën ta korrigjojnë këtë anomali që në vend albanska ta
përdorin e rekomandojnë srpska: Srpska golgota.
Së këndejmi,
besojmë që standaologët e gjuhës letrare serbe do ta zgjidhin si duhet
këtë çështje të lehtë për ta, por të rëndësishme për shkencën dhe për
përmirësismin e raporteve shqiptaro-serbe.
P. S.
Në vend të
përmbylljes po japim dy kujtim-rrëfesa atraktive që i kam dëgjuar nga aktorët e
vërtetë pjersëmarrës në këto lufta nga fshati ynë .
Së pari, im at, Muharrem Uka, i cili as Luftës
së Zhurit paska ikur në Shkodër, të cilën, si punëtor i lire krahu, e kishte
vizitur edhe më përpara. Atje ndodhej kur Shkodra pushtohet nga Mali i Zi dhe
ky si refugjatë në besë të Malit të Zi, i dorëzohet Serbisë. Kral Petri e
amniston, por e regruton ushtar. Baba tregonte që ndodhej diku në frontin me
Bullgarinë. Në sulmet e para Serbia u mundue me qëndrue. Për me i dhënë zemër
ushtrisë për me qendrue, pati ardhë afër frontit vetë Kral Petri, i cili
premtoi që nga Selaniku së shpejti Bullgarisë, do t’i shkyhej barku nga aleatët
e forte të Serbisë. Mirëpo meqë kjo nuk ndodhi dhe morali te ushtarët, sidomos
te na që nuk ishin serbë kish ra, Na kqyrshim qysh me gjrë vang me
dezertue. Kështu një rast kur një ofiscr më dha urdhër që me Bebë
Gjinocin me shkue me zanë një pritë shumë të rrezikshme për me
ngadalsue përparimin e bullgarëve, deri sa të tërhiq en serbët. Unë
u shtira kinse s’po marrë vesh serbisht. Ai u mllefos, filloi me më na
sha, madje me më ra. Kish të drejtë edhe me na vra. Unë nuk e durova i rashë.
Kështu u kacafytëm. Bebë Gjinoci, i cilii ishte i fuqishëm më ndihmoi. Të
dytë e lame oficerin të llomitun. Pak gjallë. Me Bebën, mbasi e denim sa kah i
bjen Gjilani u nisëm fshehtazi. Për disa ditë jo pa mundi, mbërrijnë
nëpër shpia, po mbetëm kaçakë. Unë kaçak mbeta edhe pasi iku Krali në
Shqipni, se edhe Bugari lypke me na marrë ushtarë. Ushtar e morën kojshin
tone Maliqin e Ukës. Kush nuk i dorëzonte armët apo nuk dëgjonte me
shkue ushtar ia internonin familjen. Kështu i ndodhi familjes së Bajraktarit të
Bodakovës, e cila tri vjet ka qenë e internuar në Zajeçar. Ndërkohë bullgarët e
burgosën bacin Mustafë, villain tim më të madh dhe e derguan në Kërçovë, ku
ndërtohej hekurudha.
Së dyti, kah iku Kral Petri për
Shqypni i morën me vete dy serbjanë të katundit tonë , Petrin, burrin e
Stanijes, dhe Kolën e Simës, Petri nuk u
kthye. Kola u kthye sakat në një dorë. Ish plague në Frontin e Selanikut.
Stanija edhe Kola kanë gëzuar pensionin e Luftës së Madhe.
Në anën tjetër të Frontit të Selanikut, në vijën bullgaro-gjermane, siç
tregonte mixha Maq, vendi ku kishin istikamet ishte butësinë. Gjylet e topave
të anglezo-francezëve qiponin pranë, formonin gropa. Na kalonin në ato gropa
dhe kështu mbetëm gjallë. Kjo ka ndodhë disa ditë, po kur fcrcat Gjermane
luejtën pak vendin, forcat bugare e lëshuen krejt priten. Mixha Maliq pas
dy javë rrugëtiimi vjen në shpi. Para tij ishte u kthye mixha Mustafë.
Ishin kthye edhe familjet e internueme.
Kështu më 1918 u
rikthye pushtet-regjimi i Serbisë, tash me emrin Jugosllavia e Kralit, regjim
ky, fundin e të cilit e kam përjetuar më 1941 si fëmjë, në moshën tetëvjeçare,
por për këtë shtet –regjim , për këngët e tij patriotiko-nacionaliste
e për marrëniet me shqiptarët në punimin vijues.