Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Në rrethin e trembëdhjetë të Sadik Bejkos
E diele, 29.09.2024, 06:55 PM
NË RRETHIN E TREMBËDHJETË TË SADIK BEJKOS
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
“Në rrethin e trembëdhjetë” e Sadik Bejkos, nga vëllimi poetik “Letër
Hamurabit” (1997), është një krijim kompleks që ndërlidh elemente të
ekzistencializmit, simbolizmit dhe absurditetit në një temë aktualiteti jo
vetëm shqiptar. Shkruar në një kohë trazirash sociale e politike në Shqipëri,
poezia reflekton mbi drejtësinë që kërkohet e nuk gjendet dhe padrejtësitë që
përndjekin individin në shoqëri.Përmes një tribunali imagjinar, poeti shfaq
ankthin dhe dilemat e tij, duke u shndruar në
gjyqtar të vetëdijshëm për pafuqinë e vendimeve që merr. Bejko, ish i
dënuar nga regjimi monist (pa gjyq), përdor këtë poezi si formë reflektimi dhe
proteste ndaj realitetit, ku drejtësia mbetet iluzion dhe fajtorët dalin
gjithmonë të fituar. Poezia ngre pyetje për kuptimin e drejtësisë dhe vendin e
individit në një botë të dominuar nga absurditeti dhe padrejtësia dhe jep
mesazhin ekzistencial, sipas të cilit: njeriu është i dënuar të jetojë në një
botë ku drejtësia dhe kuptimi janë shpesh të pa arritëshme dhe përpjekjet për
t’i fituar ato janë të destinuara të dështojnë dhe harrohen.
I-Le
ti lexojmë artistikisht vargjet e poezisë së Sadik Bejkos, ku vargu i parë: ”
Në një tunel/në rrethin e trembëdhjetë/kam ngritur një tribunal pambarim” shfaq
një absurdi-tet logjik të qëllimshëm, pse :
-Fraza
“Në një tunel” shfaq një hapësirë të mbyllur që përfaqëson absurditetin e
gjykimit në mungesë të drejtësisë. Tuneli simbolizon një ambient të errët dhe
pa dalje, një hapësira metaforike, të ngritur nga poeti (kam ngritur) ku ai përballet me vetveten në një betejë të
ndërgjegjes, ndërsa “tribunal pambarim”në kontekstin e poezisë shpreh idenë se
gjyqet janë të pafundme,gjë që reflekton absurditetin e jetës ekzistencialisht.
Ky tunel metaforik është një hapësirë ku drejtësia është iluzore dhe tribunali
shpirtëror është i destinuar të jetë i pafund dhe pa arritje, një cikël i
pambarim dështimesh e fatke-qësish.
-Fjala
e parë, “rrethi” të sjell instiktivisht në vemëndje rrathët e ferrit të Dantes,
por me ndryshimin se te ai janë nëntë rrathë, ndërsa Bejko flet për rrethin e
trembëdhjetë, duke nënkuptuar diçka më të thellë, më të lemerishme se ferri i
Dantes. Ndërsa në "Komedinë Hyjnore" rrethi i 9-të i ferrit është
vendi ku gjenden mëkatarët më të mëdhenj, tradhtarët, që vuajnë në akull (jo në
zjarr), çka simbolizon ftohtësinë e tradhtisë, Sadik Bejko, duke krijuar një
rreth të trembëdhjetë, zgjeron konceptin
e ferrit në një kuptim më ekzistencial dhe të personalizuar. Në këtë rreth të
tij, nuk janë vetëm mëkatarët ata që vuajnë, por ca më tepër është dhe ai vetë,
intelektuali dhe njeriu që kërkon drejtësi në një botë ku sistemi nuk e ofron
atë.
Realisht
ky rreth nuk është hapësirë klasike e ferrit, por është vend brenda psikikës së
poetit, ku ai është gjyqtari, i akuzuari, dëshmitari dhe viktima, ku ai
vazhdimisht gjykon padrejtësitë, por pa arritur të ekzekutojë vendimet. Ndaj ky
rreth për Bejkon, është një ferr, një gjendje e vazhdueshme torture mendore, ku
ai ndjen ankth për shkak të padrejtësive që përjeton në shoqëri. "Nën
ankth e makth që zgjat, me peshore në dorë" shfaq situatën ku ai përpiqet
të balancojë drejtësinë.
-Përdorimi
i numrit trembëdhjetë në poezi nuk është rastësor, pasi ai është i njohur në
shumë kultura si një numër ters, që ndjell fatkeqësi dhe shoqërohet me një lloj
frike. Në poezi, trembëdhjeta është simbol i një hapësire ndëshkimi, ku
absurditeti dhe pafuqia janë pjesë e përditshmërisë. Për këtë arsye dhe vargjet
sugjerojnë një gjendje (të përje-tshme)
ankthi, ku nuk ka as shpëtim, as zgjidhje. Përdorimi i numrit trembëdhjetë
lidhet jo vetëm me një ndjesi personale të poetit për padrejtësinë e përjetuar
në monizëm, por edhe me fatin e përgjithshëm të shoqërisë, ku as drejtësia nuk
mund të vendoset dhe as shpresa për përmirësim nuk shihet. Si numër,
trembëdhjeta nënvizon absurditetin e situatës, madje dhe duke krijuar një
kontrast të fortë mes dëshirës së poetit për drejtësi dhe realitetit ku
ndodhet. Duke rilexuar këtë numër në
titullin dhe vargje, shohim se kjo zgjedhje e bërë nga Bejko shton dimensionnin
fatalist të poezisë, lidhur me përjetimin e padrejtësisë si diçka që ka rrënjë
të thella, jo vetëm në sistemin shoqëror, por edhe në vetë fatin e jetës. S’di
pse gjatë leximit të kësaj poezie e parafytyroj Sadik Bejkon duke mbajtur mbi
supe këtë numër, si Krishti kryqin e tij në ecjen drejt Golgothasë.
Rrethi
i 13 i Bejkos është një gjendje ekzistenciale, një luftë shpirtërore për
drejtësi në botën tonë, por që Bejko e ka nisur qysh në rini dhe e vazhdon dhe
sot. “Si një prift i thinjur në kishë”
ai vazhdon e përpiqet të vendosë drejtësinë, duke mbajtur në dorë një peshore,
simbol i drejtësisë së braktisur, në vend të Biblës, të cilën nuk e përdor dot
në qëllimin e saj. Vargu: "Me tru në erë, me peshoren në dorë jap vetëm të
drejtë", shfaq një përpjekje të
dëshpëruare të tij.
-Të
ve në mendime vargu: “kam ngritur një
tribunal pambarim” dhe pyet veten: a ka të drejtë poeti Sadik Bejko të marrë
rolin e një gjykatësi (moral), duke vendosur drejtësi në një tribunal
(shpirtëror) të ngritur nga ai vetë, si një përgjigje ndaj padrejtësive që e
rrethojnë? Duke ditur se poetët janë viktimat e para të çdo sistemi shoqëror,
por ata janë edhe gjykatësit më të drejtë të tij,(ndonëse vendimet e tyre nuk
kanë të bëjnë me asgjë fizike), Bejko ka të drejtë të ngrejë tribunalin për të gjykuar. Këtë përgjigje unë
e gjeta dhe te fjala e Lasgush Poradecit thënë Kadaresë: “poeti ka përgjegjësi
për gjithçka ndodh dhe kurdoherë që ndodh”. Mbështetur te përgjegjësia qytetare
e tij dhe përgjegjësia si poet, Bejko është në të drejtën e tij në ngritjen e
tribunalit. Ndërsa për sa i përket marrjes së kompetencave të gjykatësit unë do
ju thoshja se ai përsëri është në të drejtën e tij si poet e qytetar të ngrejë
(në psikikën e tij) tribunalin dhe të gjykojë shkelësit e ligjit, nxitësit, por
së pari veten e tij, siç shprehet te vargjet:” Jam vetë i akuzuari dëshmitarët,
publiku…/ Vendimet i jap e aty më mbesin / letrat i mbulon myku”. Veprimi i
Bejkos nuk është përvehtësim i funksionit zyrtar, ky veprim buron nga
përgjegjësia si poet, më tepër se nga përvoja personale për vendimet e
padrejta, edhe pse ishte pikërisht kjo përvojë që i formoi ndërgjegjen kritike
ndaj sistemit të drejtësisë.
Duke
patur parasysh faktin që poezia është shkruar në vitin 1997, kohë kur Shqipëria
ishte në kaos si pasojë e rrëzimit të firmave piramidale, poeti dëshmon
realitetin e mungesës së shtetit, ligjit dhe drejtësisë. Shoqëria ishte zhytur
në anarki, me grupe të armatosura që kryenin krime: grabisnin banka, rrëmbenin
njerëz etj., ndërkohë që institucionet shtetërore nuk ekzistonin të vendosnin rregull. Pikërisht në këtë
kontekst, Bejko vendos veten në rolin e gjykatësit për të ngritur zërin kundër
padrejtësisë.
-
Poeti, duke e vendosur veten në rolin e një gjyqtari në një tribunal imagjinar,
mund të shprehë ndjenjën e pafuqisë së individit përballë një sistemi të korruptuar dhe të
pandershëm. Vargjet si "I fitoj të gjithë gjyqet në tribunal, por… të
ndëshkuarit- të lirë; fajtorët? prapë fitimtarë," shprehin një realitet,
ku fajtorët, ata që përfituan nga kaosi, jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por
vazhduan të ngjiten në majat e shoqërisë. Ironia thellohet se: edhe në
tribunalin imagjinar, drejtësia mbetet e parealizuar, pasi "letrat i
mbulon myku". Në këtë mënyrë, poezia shfaqet si një formë proteste kundër
absurdite-tit të një sistemi ku drejtësia nuk funksionon për njerëzit e
zakonshëm, duke qenë njëkohësisht dhe ironi ndaj viktimave të cilët, mbetën pa
drejtësi në kaosin shoqëror. Sa keq që
ky përfundim është më shumë se thjeshtë në psikikën e poetit. Sigurisht që
poezia e Sadik Bejkos, me vargjet e cituara shpreh një universalitet të thellë,
pasi ato (vargjet) kapërcejnë kufijtë e një konteksti specifik historik apo
shoqëror dhe përbëjnë një reflektim mbi drejtësinë e padrejtësinë që shoqëron
ekzistencën njerëzore në botë. Ato paraqesin një pamje të errët të botës, dhe
ky univers moral nuk është thjesht realiteti shqiptar i viteve 1997, por një
koncept që ka gjetur jehonë në letërsinë dhe filozofinë botërore, duke i dhënë
poezisë një dimension të përjetshëm.
-Nuk
është e lehtë të jesh gjyqtar në tribunalin e Bejkos, ja, dëgjojeni çfarë thotë
ai: “Nën ankth e makth që zgjat,/me peshore në dorë,/ndëshkimi im vetëm ther”,
pra Bejko jeton në një ndjenjë ankthi a makthi, duke zhvilluar një luftë të
pafundme (me veten) për drejtësi. "Me peshore në dorë" simbolizon
përpjekjen e tij (të vazhdueshme)për të ruajtur ekuilibrin dhe drejtësinë, por
ndëshkimi i tij "vetëm ther"
pse vendimet e tij janë të drejta,ndonëse të padobishme.Ironia është se
poeti i fiton gjyqet në tribunalin e tij shpirtëror, por vendimi mbetet i pa
vlefshëm, i pa ekzekutueshëm sepse të ndëshkuarit janë të lire dhe fajtorët
"prapë fitimtarë", paradoks ky që tregon absurditetin dhe pafuqinë në
një botë ku ligësia triumfon.
-Vargjet
"Bëjnë jetë, bëjnë paret...ata. / Popullojnë majat dhe rrugën. / Qeshin
nga lart, më nxjerrin gjuhën" pasqyrojnë realitetin social, një kontrast
të fortë midis padrejtësisë sociale dhe forcës së korrupsionit me popullin.
"Ata" janë simboli i atyre që kanë fituar pasuri me mënyra
antiligjore dhe vijojnë të ngjiten në majat e shoqërisë, pra“ata” bëjnë para,
krijojnë pasuri, përfitojnë të mira materiale. Pasuria e përfituar padrejtësish
ushqen dhe arogancën e nënvlerësimin e “atyre” për njerëzit e ndershëm:
"Qeshin nga lart, më nxjerrin gjuhën" në një akt përçmimi, kjo pse
ata, "lart," ndihen të paprekshëm. Interesant është vargu i fundit,
"një huq i rinisë" i cili vlen si një e dhënë biografike e Bejkos,
pse idealizmi për drejtësi i ka lindur në rini, si besim i palëkundur, që me kalimin e kohës i
është kthyer në obsesion, ndoshta i
kotë. Ndaj shfaqet dëshpërimi i tij,
lodhja e një jete, pasi e kupton se ky "tribunal" iluzion i rinisë së
tij, ka mbetur ideal i parealizu-eshëm. Sa për ngushëllim për poetin, ky varg
përmban edhe një ndjenjë nostalgjie për idealet e rinisë, duke bashkuar në
vetvete dëshpërimin dhe iluzionet e humbura.
II-Poezia
e Sadik Bejkos është poezi komplekse, që klasifikohet si psikologjike,
simbolike e metaforike, pse këto tri shtresa janë ndërthurur e pasurojnë
interpretimin e saj në nivele të ndryshme.
Poezia
është psikologjike, pasi thelbi i saj është një përballje shpirtërore, një
tribunal imagjinar ku poeti gjykon veten dhe shoqërinë. Ajo reflekton një
gjendje ankthi, zhgënjimi dhe vetëakuzimi, duke pasqyruar një luftë shpirtërore
përballë padrejtësive të botës, eksploron psikologjinë e individit në një cikël
të pafund akuzash dhe dënimesh, që nuk realizohen në botën reale. Këtu, poeti
tregon përpjekjen e tij për të mbajtur një ndjenjë drejtësie morale,
pavarësisht se realiteti përreth është kaotik dhe i padrejtë.
Poezia
është edhe simbolike, pasi ajo shprehet me simbole që japin kuptim të
thellë.Psh, tuneli është simbol i mbylljes, errësirës e mungesës së daljes,
përfaqëson bllokimin shpirtëror dhe psikologjik të individit. Numri
trembëdhjetë është simbol që lidhet me tersin, fatin e keq, madje dhe këtu
përfaqëson realitetin e pashpresë. Peshorja shfaqet si simbol i drejtësisë,
ndonëse në këtë kontekst ajo shndërrohet në objekt koti,pa fuqi për të ndikuar
në botën reale. Pra, në tërësi, poezia
përdor simbole për të përçuar idenë e absurditetit të drejtësisë në ë botë të
padrejtë, duke e çuar poezinë në një qasje me rrymën e simbolizmit modernist.
Kjo
poezi shprehet me një gjuhë thellësisht metaforike. Tribunalet, gjyqet,
peshoret, dhe vetë rrethi i trembëdhjetë janë metafora për betejën shpirtërore
të poetit me konceptin e drejtësisë morale. Tribunalet e tij (imagjinare) janë
përpjekjet (e tij) për të vendosur drejtësi në
botën e padrejtë, ndërsa realiteti ironikisht përmbys përpjekjet,duke
treguar se dhe kur individi përpiqet të mbajë një sens drejtësie, bota nuk
ndryshon dhe fajtorët “triumfojnë”.
III-Duke
patur parasysh dhe sa më sipër, poezia e Bejkos shfaqet në qasje me rrymën
ekzistencialiste brenda modernizmit, dhe kjo për disa arsye të dukëshme:
Një
nga karakteristikat kryesore të ekzistencializmit është përballja me
absurditetin e jetës dhe mungesën e kuptimit të qartë në botë. Në poezi,
tribunali imagjinar i poetit është një përpjekje për të vendosur drejtësi, në
një realitet ku drejtësia nuk ka forcë. Kjo përplasje mes përpjekjes për të
gjetur sens drejtësie në një botë kaotike është
tipar themelor i ekzistencializmit.
Duke
krijuar një tribunal në mendje, poeti shpreh një përpjekje për të vendosur
rregull, por realiteti është i përmbysur,një situatë që pjell absurditetin.
Vargjet si “I fitoj të gjithë gjyqet në tribunal, por… të ndëshkuarit- të lirë;
fajtorët? prapë fitimtarë” reflektojnë ndjenjën e pakuptimtësisë, tipike për
letërsinë ekzistencialiste, ku individi ndien se çdo përpjekje e tij është e
parëndësishme.
Ekzistencializmi
përqendrohet në izolimin dhe vetminë e individit, në këtë poezi heroi është i
vetëm, ndonëse është njëkohësisht gjyqtari, i akuzuari dhe dëshmitari, ai në
thelb përball veten me një ndjenjë izolimi. Vetmia është një element
ekzistencialist, ku individi përballet me vetveten dhe ekzistencën e tij.
IV-Figurat
artistike në poezinë “Në rrethin e trembëdhjetë” të Bejkos si metaforat,
simbolet, imazhet dhe personifikimet janë thelbësore për ndërtimin e kuptimit
ekziste-ncialist. Këto elemente letrare ndihmojnë në krijimin e një bote
simbolike dhe abstrakte, ku individi përballet me absurditetin dhe kotësinë e
jetës. Por le të shohim se si secila
prej këtyre figurave kontribuon në përforcimin e ideve ekzistencialiste:
Simbolet:
-Simbolikisht:"rrethi
i trembëdhjetë" përfaqëson një hapësirë të izoluar, vend ku individi
përjeton ankth dhe vetëgjyqësi dhe i qaset si
referencë ferrit. Poezia e vendos subjektin lirik një "rreth të
trembëdhjetë," që është simbol i vuajtjes së pafund, duke forcuar ndjenjën
ekzistencialiste të kotësisë dhe izolimit."Në një tunel, në rrethin e
trembëdhje-të / kam ngritur një tribunal pambarim."
-Tribunali
është simbol i drejtësisë, por në poezi, ai bëhet simbol i kotësisë e
dështimit. Poeti gjyqtar (edhe i vetvetes) vazhdon të dënojë pafundësisht dhe
drejtësisht, por drejtësia e tij nuk ka asnjë efekt. Ky tribunal duke qenë një
krijim psikik nuk e ndryshon dot realitetin. Vargu: "Vendimet i jap e aty
më mbesin, / letrat i mbulon myku." tregon se drejtësia nuk realizohet,
duke simbolizuar absurditetin ekzistencial.
-Peshorja,
simbol i drejtësisë, është tjetërsuar në këtë poezi. Në vend që të sigurojë
drejtësi ajo "ther", duke sjellë ndëshkim dhe dhimbje. Ky simbol
thekson ironinë dhe kontradiktën që individi përjeton në përpjekjen për të
vendosur një drejtësi që nuk zbatohet. "Me peshore në dorë, ndëshkimi im
vetëm ther."
Metaforat:
Metafora:”Me
tru në erë" përfaqëson problemet mendore të individit. Truri është simboli
i arsyes dhe mendimit logjik, ndërsa "në erë" përçon idenë e kaosit,
humbjes së kontrollit. Ky imazh shfaq çrregullimin ekzistencial të individit që
nuk gjen një kuptim të qartë në botë, ku metafora mbështet idenë ekzistenciale
se individi është i dënuar të jetojë në një botë pa elemente të qartë kuptimi.
Metafora
e priftit të thinjur përfaqëson individin e vuajtur në një kohë të gjatë duke
predikuar drejtësinë. Ky prift është simboli i një personi të moshuar, të
ndërgjegjësuar se përpjekjet e tij janë të pafrytshme. Metafora e priftit
thekson ndjenjën ekzistenciale të lodhjes dhe dështimit në përpjekje për të
gjetur kuptimin në jetë. "Jam i moshuar, prift i thinjur në kishë, / dhe
s’heq dorë nga ky tribunal në mendje, … një huq i rinisë."
Personifikimet:
-Fajtorët
janë personifikuar si të fuqishmit e shoqërisë, "popullojnë" majat,
zotërojnë pushtetin, janë të paprekshëm nga drejtësia, duke përforcuar ndjenjën
e absurditetit ekzistencial të individit që përpiqet të luftojë padrejtësinë.
"Bëjnë jetë, bëjnë paret... ata. / Popullojnë majat dhe rrugën."
-Myku është personifikuar për të simbolizuar
kalimin e kohës dhe harresën. Drejtësia e shkruar në letrat e tribunalit është
mbuluar nga myku, tregon se gjithçka që shkruhet brenda këtij tribunali mbetet
e harruar, pa vlerë. Personifikimi i mykut tregon kalbjen dhe rrënimin e
idealeve dhe aspiratave të drejtësisë në botën e realitetit. "Vendimet i
jap e aty më mbesin, / letrat i mbulon myku."
Imazhet:
-Imazhi
qëndror I poezisë: ”Në një tunel, në rrethin e trembëdhjetë” krijon ndjesinë e
izolimit të plotë dhe errësirës. Ky imazh është një metaforë për gjendjen
psikologjike të individit që ka humbur rrugën në kërkim të drejtësisë dhe
kuptimit, që thekson krizën ekzistenciale.
Imazhi:
”Letrat që mbulon myku” është ekzistencialist, pasi shpreh ndjenjën e absurdit
dhe pakuptimësisë, karakteristikë e kësaj rryme. Myku (i personifikuar)
simbolizon kalbjen e harresën, përfaqëson dështimin e drejtësisë në aspektin e
ekzekutimit të vendimeve. Këto “letra që i mbulon myku”, tregojnë kotësinë e
veprimeve të njeriut në botë ku drejtësia dhe përpjekjet për të ndrequr gabimet
përfundojnë të braktisura e të
harruaraa.
Ndërkohë
imazhi: ”Fajtorët që popullojnë majat dhe rrugën”:shfaq një pamje shumë ironike
e vizuale. "majat" simbolizojnë pozitat shtetërore, ndërsa
"rruga" përfaqëson njerëzit e thjeshtë. Ky imazh krijon kontrast mes
individit që përpiqet të sjellë drejtësi dhe atyre që, ndonëse të fajshëm,
shijojnë jetën pa pasoja.
Mund
të vazhdojmë me figurat artistike dhe të provojmë se janë ndërlidhur me idetë
ekzistencialiste, duke krijuar një ndjenjë ankthi dhe shpesh janë të mbushura
me ironinë e drejtësisë së munguar, absurdin e ekzistencës dhe pamundësinë e
individit për të gjetur kuptim në një botë të mbushur me kaos dhe padrejtësi.
Simbolet, metaforat, personifikimet dhe imazhet që krijon Bejko në poezi forcojnë përvojën
ekzistenciale, duke i dhënë kompleksitet perceptimeve të tij për botën dhe
vetveten
V-Në
krijimtarinë moderniste të Bejkos, poezia "Në rrethin e trembëdhjetë"
përfaqëson një arritje të re dhe të rëndësishme për disa arsye.
Së
pari, poezia dallohet për thellësinë e saj ekzistencialiste, një karakteristikë
kyçe e modernizmit. Poezia nuk përpiqet të japë përgjigje të qarta dhe as të
propozojë zgjidhje konkrete për padrejtësitë që shfaq,por përqëndrohet tek
absurditeti i gjendjes njerëzore , ndjenjat e izolimit dhe ankthit, të cilat
janë tipare të forta të modernizmit. Kjo trajtohet përmes gjyqit absurd që
poeti organizon brenda mendjes së tij, një tribunal imagjinar ku ndëshkimet
janë iluzion dhe drejtësia e pamundur të realizohet.
Së
dyti, struktura dhe figuracioni i poezisë përfaqësojnë distancim nga format tradicio-nale. Bejko
përdor vargje të lira dhe stil të fragmentuar që reflekton kaosin e
paqartë-sinë e kohës. Është kjo thyerje me formën klasike që i jep poezisë një
ndjenjë moderne dhe përçon energji të
re, ku ndërthuret liria e shprehjes dhe zgjedhja e vetëdijshme për të
shmangurnjë strukturë të ngurtë poetike.
Së
treti, përdorimi i simbolizmit në mënyrë moderne e bën poezinë arritje të rëndësi-shme në krijimtarinë
e Bejkos. Simboli i "rrethit të trembëdhjetë" nuk është thjesht një
element i izoluar, por një metaforë e thellë për humnerën ku drejtësia dhe
moraliteti janë rrëzuar, madje ky simbol përfaqëson zgjerim të mëtejshëm të
kufijve të kuptimit dhe shtyn lexuesin të mendojë përtej konvencioneve.
Së
fundmi, Bejko kritikon shoqërinë përmes një gjuhe poetike plot metafora e
simbole, duke krijuar një poezi që nuk është thjesht një produkt i kohës së
tij, por një reflektim universal mbi padrejtësinë dhe absurditetin. Pikërisht
kjo aftësi për të përmbledhur kohën dhe mbajtur një reflektim personal e bën
poezinë e tij arritje të re në poezinë moderniste shqiptare.
VI-Poezia
"Në rrethin e trembëdhjetë" e Sadik Bejko-s ka rëndësi të veçantë në
poezinë shqipe, jo vetëm për forcën e saj ekzistenciale dhe simbolike, por edhe
për mënyrën se si trajton temën e drejtësisë dhe padrejtësisë, një tematikë e
ngulitur thellësisht në historinë shqiptare. Kjo poezi shquhet për stilistikën
e saj të fuqishme, gërshetimin e elementeve të simbolizmit, metaforës dhe
personifikimit për të krijuar hapësirë
unike të gjykimit moral dhe shpirtëror.
Vlera
e saj qëndron në aftësinë e Bejkos për të ndërtuar një tribunal të brendshëm,
një tribunal që ekziston (në psikikën e tij) përtej gjykatave fizike, duke
reflektuar realitetin shqiptar plot me vuajtje dhe padrejtësi. Poezia, duke
përdorur një gjuhë të ngarkuar me figura letrare, sfidon lexuesin të shohë
drejtësinë jo si një koncept të fiksuar ligjor, por si betejë personale dhe
universale.
Për
më tepër, poezia bën një ndërthurje të forte (e të heshtur) mes përvojës
personale të autorit dhe realitetit të përgjithshëm shqiptar në periudha të
vështira. Si një akt i qartë proteste kundër padrejtësisë së strukturave
shtetërore, Bejko i jep kësaj poezie një rëndësi të veçantë në historinë e
letrave shqipe, duke e shndërruar në një simbol të qendresës intelektuale ndaj
shtypjes dhe padrejtësisë.
Poezia
pavarësisht se nuk përmban optimizëm të drejtpërdrejtë apo "dritë në fund
të tunelit," mund të shihet si një akt i thellë, proteste, rezistence dhe
shprese në vetvete. Në një realitet ku drejtësia është iluzore dhe padrejtësia
mbizotëron, vetë fakti që poeti arrin të krijojë dhe të artikulojë këto
shqetësime përmes artit mund të konsiderohet një formë e shpresës. Nëse
drejtësia nuk mund të gjendet në botën juridike, atëherë poezia bëhet bota,
hapësira ku padrejtësia denoncohet dhe ku individi, pavarësisht mungesës së
dritës, arrin të dëshmojë të vërtetën e tij. Vetë krijimi i poezisë është një
mënyrë për përballimin e absurdit dhe
ruajtur një qëndrese shpirtërore, edhe në errësirën më të madhe.
Sarandë, shtator 2024
SADIK BEJKO
Në
rrethin e trembëdhjetë
Në
një tunel,
në
rrethin e trembëdhjetë
kam
ngritur një tribunal pambarim.
Jam
vetë i akuzuari dëshmitarët, publiku…
Vendimet
i jap e aty më mbesin,
letrat
i mbulon myku.
Nën
ankth e makth që zgjat,
me
peshore në dorë,
ndëshkimi
im vetëm ther.
I
fitoj të gjithë gjyqet në tribunal.
por…
të ndëshkuarit- të lirë;
fajtorët?
prapë fitimtarë.
Bëjnë
jetë, bëjnë paret... ata.
Popullojnë
majat dhe rrugën.
Qeshin
nga lart, më nxjerrin gjuhën…
Jam
i moshuar,
prift
i thinjur në kishë,
dhe
s’heq dorë
nga
ky tribunal në mendje,
…një
huq i rinisë.
Në
tribunalin tim s’marr pranga,
litarë,
xhelatë a burg.
Me
tru në erë, me peshoren në dorë
jap
vetëm të drejtë.
Këtu,
në tunel,
në
rrethin tim të trembëdhjetë.
Nga libri "Leter Hamurabit" 1997