E premte, 11.10.2024, 10:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Erë tjetërsimi

E diele, 29.09.2024, 06:50 PM


Gani Pllana

ERË TJETËRSIMI

Rrezik

Me gjithë të mirat

Po kundërmon edhe erë tjetërsimi

Rrëmujë në çdo cep të pafund

U ruajt me shekuj trungu vertebror

Po sot bujaria e njerëzia si më rrallëkund

Ku po vemi gjaku im arbëror

Ngado

Lëvizje fytyrash çehrengrysura

Çdo moshë veshje që çorodit

Si të humbur ere nëpër stinë

Shaluar fatalitetit anakronik

Pranë dritës perde po zënë sytë

Dikur

Rreth sofrave të bashkuar

Vëlla me vëlla e miqësisht

Zbardhte bukur ajo ditë

Sot sikur nuk njihemi dot

Rrallëkush qoftë dhe në vizitë

Tani

Gjuhën që flasim e përflasim e përziejmë

Çuditërisht si snobë modernë e "krenarë"

E vërteta u gëzuam shumë për lirinë

Harruam edhe ndonjë kujtim idilik të vrarë

Por dëm të harlisemi mbi plangun e shtëpinë

Veçse

Njeriu ynë me tokën përgjakur

Nuk do ta harrojë veten kurrë

Pa erë tjetërsimi a përçarjeje

Herët a vonë me po atë detyrim

Zemrat do të rrahin si dikur

Për të nesërmen ndezur në dashuri

Për trajektoren e gjatë në ëndërrim

MULLIRI I VJETËR

Para dy shekujsh

Mulliri me dy gurë Boletini

Bluante misër përbri lumit Ibër

Për Shalë e Drenicë

Për disa burra të largët

Mullixhiu me mustaqe

Përherë bënte konak

I mbulonte me pak rraqe

Po turbullimë shkoi mandateve

Mulliri u rrafshua me nxitim

Nga harbutët e karpateve

Edhe jazet mbeten jetimë

Sot mbi rrënoja dyshekullore

Gjurmëve të kaluara plot trishtim

Vetëmohueshëm ngrihet mulliri i ri

Rrotullohet çarku e përtypen moknat

Im e egër misri sikundër kohërat



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora