Kulturë
Albert Zholi: Vani Bojdani, intelektuali që ndoqi gjurmët e babait, Todo Bojdani që mori në dorëzim Radio Tiranën në 1944
E shtune, 28.09.2024, 06:44 PM
Vani Bojdani, intelektuali që ndoqi gjurmët e babait, Todo Bojdani që mori në dorëzim Radio Tiranën në 1944
Nga
Albert Z. ZHOLI
Pak
kohë më parë u nda befasisht nga jeta njeriu i mirë, inxhinieri i aftë dhe
biznesmeni i suksesshëm Jovan Bojdani. Një njeri që i kishte të shenjta
familjen, punën dhe shoqërine.U largua nga kjo botë krejt befasisht, duke lënë
në hidhërim të thellë bashkëshorten Teuta, që i qëndroi gjithmonë pranë me
përkushtim të pashoq, fëmijët Kristi e
Jona që i deshi pa fund, të afërmit dhe gjithë shokët, miqtë e kolegët e tij të
shumtë, të jetës e të punës.
Po
kush është Jovan Bojdani? Ai është djali i Todo Bojdanit, njeriut që ideoi
rrëmbimin e pajisjeve të Radio-Korçës gjatë pushtimit nazist, njeriut që ideoi
e realizoi bashkë me shokët e vet sistemin e radiondërlidhjes së ushtrisë
partizane Nacional-Clirimtare, njeriut që tha i pari "Ju flet
Tirana.." në mikrofonin e Radio-Tiranës, në emër të çlirimtarëve të
Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Aq njerëzor dhe plot respekt për traditën
familjare dhe veprën e të atit ishte Jovani, sa që krahas gjithë punëve të
tjera, iu përkushtua për vite të tëra, bashkë me shoqen e tij të jetës, Teuta
Preza Bojdanin, dokumentimit të plotë të veprës së Todo Bojdanit dhe gjithë
prejardhjes e vazhdimësisë familjare, në formën e një monografie, që
fatmirësisht u botua e ribotua në kohë.
Jovan
Bojdani ka staturë të lart në rradhë të parë si individ I mbushur me humanizëm,
plot sharm dhe tolerance, urtësi dhe vendosmëri për tu shkuar punëve deri në
fund. Lindur dhe rritur në Tiranë, ai kreu
shkollën e mesme 'Politeknikumi 7 Nnëntori' sot " Harry Ffulz"
për radioteknik nga viti 1970 - 1974. Gjatë periudhës 1975 - 1977 kreu
shërbimin ushtarak pranë repartit të Ndërlidhjes, ku, ndër të tjera, u shqua
edhe për aftësinë e jashtëzakonshme në dhënie&marrjen e kodeve të
radiondërlidhjes. Më pas mbaroi studimet e larta për inxhinieri elektrike 1980
- 1985, në Universitetin e Tiranës. Për vite me radhë punoi pranë
Laboratorit Qendror të Radios, ku gjithashtu u shqua për aftësitë e tij
profesionale, ndershmërinë dhe natyrën shoqërore e mirëkuptuese në marrëdhëniet
me kolegët e tij. Mençuria, aftësitë profesionale, vendosmëria, fuqia
argumentuese me qartësi dhe qetësi në komunikimin me të tjerët, ishin ndër
tiparet kryesore të Jovanit (apo Vanit, siç e thërrisnin me dashuri e respekt
të gjithë familjarët dhe miqtë e tij), që i mundësuan atij të krijonte nga e
para, duke bashkëpunuar me njerëz të
afërt e të besuar, një aktivitet ekonomik të suksesshëm që morri formën e
kompanisë BNT-Electronics. Në cilësinë e CEO të kësaj kompanie, Vani, si njeri
vizionar që ishte, e drejtoi atë me
sukses që nga krijimi saj në vitin 1994
e deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ai e
zgjeroi e pasuroi veprimtarinë e saj duke kapërcyer çdo pengesë,
objektive apo të sajuar, të ndeshur gjatë gjithë këtyre viteve. Kushdo që punoi
me Vanin është dëshmitar i cilësive të tij profesionale, drejtuese e njerëzore.
Në
botën e sotme shoqëria ndikohet shumë nga njerëzit që kanë të gjitha elementët e qytetëruar të një
individi të gjithëformuar. Dhe një model i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare do
të jetë Vani Bojdani. I thjeshtë, i dashur, korrekt, i ditur, vizionar, i qetë,
me kulturë, pa mllefe, mirënjohës deri në kufijtë e të pabesueshmes. Vani do
mbetet ai model që i mungon shoqërisë sonë të sotme ku xhelozia, etja për para
të pamerituara, intrigat, mosmirënjohja, fyerjet e të tjera si këto janë bërë fjala e parë në rrugë, në punë, në
shoqëri,...Një fjalë e urtë thotë " se figura e një njeriu merr vlera
reale në respektin që tregon ndaj prindërve". Nga puna e Vanit për të
shprehur nderimin e tij ndaj veprës së babait të tij, radiondërlidhësit të
famshëm Todo Bojdani, gjë që e përmenda të parën që në hyrje të këtij
shkrimi, mësova se sa borxhli jam unë
ndaj prindërve të mi. Jovani, i mbështetur fort në çdo hap nga bashkëshortja e
tij Teuta, punoi me mua dhe Sulejman Bashën 6 vjet resht për librin monografik
të babait të tij. Punoi me përkushtim, seriozitet, pa u lodhur sikur të ishte
një shkrimtar.
Todo
la tek Vani gjithë personalitetin e tij idealist. Babai Todo Bojdani dhe i biri
Vani Bojdani dëshmojnë vlerat më të larta njerëzore. Kjo trashëgimi e tyre lartësohet edhe më shumë në sytë e mi kur kur
sjell ndër mend historinë e trishtë ku djali i mbrapshtë i thotë babait:
"Baba, unë u bëra mbret! As tani nuk do më vlerësosh?! Babai që nuk përputhej
me mënyrën e marrjes së pushtetit, rrugët e ndjekura për pushtet, mos marrja në
konsideratë e fjalëve të tij, për sjelljen dhe virtytet njerëzore i thotë: Bir,
u bëre mbret, por nuk je Njeri! Mbret edhe mund të bëhesh me lloj lloj formash,
por të qënit njeri ka një formë, atë të mishërimit me vlerat më të larta
njerëzore".
Sot
në përditshëmri njohim dy kategori njerëzish, ata që bëjnë shumë zhurmë, dhe
aspak punë dhe ata që bëjnë shumë punë, rrinë në heshtje, por lënë gjurmë. Dhe
Vani bën pjesë në njerëzit e punës dhe të heshtur. Njeriu që lë gjurmë mirret
si etalon njerëzor. Ndaj thuhet se bota u takon atyre që lënë gjurmë dhe jo
njerëzve që bëjnë zhurmë.
Vani
iku duke lënë gjurmë të thella edhe te miqtë e shokët. Këto ditë unë pashë
njerëz të thjeshtë, punëtorë, teknikë, intelektualë me shumë emër, të të gjitha
shtresave të shoqërisë, që i gjenin fjalët e arta të zemrës për të shprehur
dhimbjen e madhe. Një dhimbje që na mëson se përse vlerësohet në këtë botën e
sotme katrahurë, njeriu i ndershëm, mirënjohës dhe i gjindshëm për çdo kënd.
Për ne Vani do mbetet shëmbëlltyra e familjarit, profesionistit, mikut e shokut
me vlerat më të larta njerëzore.