Kulturë
Bashkim Saliasi: Lëçitje në krijimtarinë e poetit Përparim Hysi
E diele, 29.09.2024, 06:50 PM
LËÇITJE NË KRIJIMTARINË E POETIT PËRPARIM HYSIT
Nga
Bashkim SALIASI
Gjatë pushimeve në
muajin gusht 2024, në plazhin e Golemit këtë verë të nxehtë, lexova librat që
më dhuroi autori Përparim Hysi, me titull “Çehovka”, të Shtëpisë botuese ADA,
botuar në Tiranë, nëntor 2021, “Më gjeni një rrobë për shpirtin”, poezi,
Shtëpia botuese ADA, Tiranë, dhjetor 2021, “Motrat tone dhe Qazim Mulleti”,
tregime dhe skica, Shtëpia botuse ADA, Tiranë, shkurt 2023. Në këto vepra të
poetit dhe prozatorit Përparim Hysi, gjen të pasqyruar jetën që na rrethon. Nuk
jam analist i veprave letrare sepse në profesion tim jam biolog, por më pëlqen
letërsia, figuracioni i figurave letrare dhe larmia e tyre, që përdor autori më
suprizojnë dhe më ndihmojnë dhe në krijimtarinë time. Nuk është e lehtë të
përshkruash krijimtarinë e poetit Përparim Hysi. Megjithatë sot mora
iniciativën të hedh në letër refleksionet e mia, bazuar në shënimet e mbajtura
gjatë leximit të këtij “Esenini” shqiptar, që çdo ditë me vargjet e tij sjell
jetë, relaks dhe frymëzim dhe leximi i poezive të tij, na shijon bashkë me
kafenë e mëngjesit.
E kam njohur
poetin Përparim Hysi në kushte komode në vitin 2018, kur i ndjeri Profesor
Murat Gecaj, më ftoi në kafe dhe me dashamirësi më thotë:
-Sot do të njoh me
një mikun tim poet nga Fieri, por rrënjët i ka në Vërzhezhë të Skraparit.
U takuam te një
kafe afër ish stacionit të trenit dhe aty njoha poetin Përparim Hysi, me
origjinë nga Vërzhezha e Skraparit, por
vendlindja e tij ishte fshati Petovë, zona e Libofshës, në Fier.
Jemi “baxhanak”, -
i them me shaka poetit Përparim Hysi, se edhe unë e kam bashkëshorten nga
Libofsha, nga fisi Bardhenj.
-Mos është motër e
Rrapi Bardhit, më pyet Përparimi?
-Po, i tregoi,
imeshoqe Angjelina është motër e Mina dhe Rrapi Bardhit.
-Me Rrapin ndjes
paste, kemi qenë koleg dhe miq, - ma kthen Papi.
Në një takim të
dytë, Përparimi u bë pjesëtar i inisiativës time me miqtë e shokët shkrimtar që
të pasuronim biblotekën e shkollës Vëllazërimi Babru-Fushë. Isha në vitin e
fundit të punës time në këtë shkollë. Në një mëngjes, më mori në telefon poeti
Përparim Hysi dhe më tregoi për vendin e takimit, afër ishstacionit të trenit.
Me vete nuk kishte marrë pak libra, por një qind e dhjetë botime të tijat dhe
nga autor të ndryshëm, vendas dhe të huaj. Pasi u takuam së bashku Përparimi u
shpreh; - Është kënaqësi që ju miku im Bashkim, keni ndërmarr një inisiativë të
tillë, që nxënësit të kenë lëndë të parë në shkollë për të lexuar, por nuk ka
rëndësi sesa lexojnë, se kjo varet nga mësuesi që i drejton në leximin e librit
letrar.
Me Përparim Hysin,
jemi takuar shumë herë dhe ai, kur arrin të botojë libra, na thërret dhe na
dhuron botimin e tij të radhës.
NË LABIRINTIN E KRIJIMTARISË SË POETIT PËRPARIM HYSI
Në këtë shkrim nuk
dua të bëj kritikën, por dua të shpreh impresionet e mija për këtë poet dhe
krijues profesionist, që krijimet e tia, e kanë burimin te gurra e popullit.
Ato janë si uji kristal, që buron nga nënëtoka dhe fshehin në vetëvete
vitalitetin dhe vlerat e gurrës popullore. Poeti, me një gjuhë të thjeshtë
letrare, arrin të kritikoi veset e këqia të njerëzve servil, që hanin e pinin
nwpwr familje dhe më vonë mendonin sesi të bënin gropën atyre. Por populli
thotë: - “Se e vërteta vonon, por kurr nuk harron”.
S’ka më bukur se
kujtimet e rinisë, thotw poeti Përparim Hysi, me një gjuhë të thjeshtë dhe me
një penë të artë qw i sjell lexusit “thagmat” që ndodhnin në ato vite…
Tregimet e Papit,
janë si rrëfenjat e njerëzve të mençur, që të mbeten në mendje dhe në tavolina
miqësh rrinë e i rrëfejmë si njw histori, që u kanë ndhodhur në jetë
personazheve që njohim. Në tregimin për kushëririn e tij Neshat Hysi,
personalitet kombtar, poeti Përparim Hysi, me një mjeshtëri dhe ngjyrim
artistic, ka arritur të skalit portretin e njeriut human dhe jo hakmarrës, që
ju lë trashëgim brezave. Secila kohë ka të mirat dhe të këqiat e veta, prandaj
njeriu duhet të jetë tolerant, miërkuptues dhe të fali për ndodhitë që mund ti
ndodhi në periudha të ndryshme të jetës.
I lidhur si mishi
me thoin me vendlindjen Përparim Hysi ka lindur në Myzeqe, në fshatin Petovë,
por nuk e harron vendlindjen e babit dhe gjyshit të tij, Vërzhezhën. Duke kaluar nga njëri tregim në tjetrin, sheh
frymën e mirëkuptimit, tw tolerancës dhe tw shpirtmadhësisë së poetit, që di të
fali dhe asnjëherë të mos mendoi të përfitoj diçka për vete... Në tregimin
“Kuskuta” të çon pas në kohë, por ne, brezi i atyre viteve, që kemi jetuar dhe
punuar në fshat, e njohim mirë filozofinë e kërkimit të llogarisë dhe tw
ndëshkimit që na priste, nëse nuk zbatohej direktiva e partisë… Poeti dhe
prozatori Përparim Hysi, skalit me penën e tij, tipe dhe karaktere që janë një
shkollë për brezat, që nisin punën, pas mbarimit të studimeve dhe largimit nga
jeta stundetore.
Sa gjë e bukur
është kur lexon dhe shikon që poeti Përparim Hysi, skalit si puna e mjeshtrit,
tipe dhe karaktere me të gjitha tiparet njerëzore të njerëzve të mirë dfhe
atyre që kryenin detyrën e sevilit. Në tridhjetë e shtatë tregimet e
Përparimit, spikatin figurat letrare si;
metafora, sarkazma, etj me një ngjyrim artistik të mirëfilltë letrar.
Lexuesi ka çfarë të mësoi nga përvoja e këtij poeti, që kurr nuk është pajtuar
me padrejtësitë. Në librin me poezi “Kurthi i Malit”, autori Përparim Hysi
dallohet për frymën dhe mesazhet që përcjell në çdo poezi, kur ndodhet larg
atdheut, në emigracion. Ja si shprehet nw poezinw: Sa rëndë
E rëndë është jeta në vend të huaj/ jo vetëm e rëndë, po pelin e hidhur/
mbi kurriz e kam provuar, po vuaj/ kush kurbetin vallë e ka shpikur?!
Mallkuar qoftë në jetë të jetës/ ditënetët në kurbet janë farmak/ dhe nuk
jam hiç larg të vërtetës/ po shkuruan dhe jua thotë, një plak!
Shpirti poetik i
autoit, vjen nën ritmin e kohës. Dashuria, ky mesazh hyjnor e shoqëron atë në
çdo poezi, duke nxjerr në pah virtytet njerëzore në çdo aspekt të jetës që
jeton.
Te poeti Përparim
Hysi, të bien sy përvoja e akumuluar ndër vite, të cilën ai e pasqyron mjaft
mirë artistikisht dhe ndihmon për ti bërë mendjet njerëzore sa më të ndritura.
Edhe përse poeti i ka kaluar të tetëdhjetat, ai përsëri vazhdon të shkruaj çdo
ditë, të cilin e bënë të veçantë ndër krijuesit dhe e bënë shëmbull të mirësisë
dhe vlerave shoqërore. Në të gjithë krijimtarinë e Përparimit spikat shpirti
luftarak dhe dashuria për jetën.
Poezia e Përparim
Hysit, është një ngacmim i fuqishëm, të cilën autori e derdh në vargje, ku
brenda saj ajo mbart emocion, ndjenjë dhe dashuri njerëzore. Nëpërmjet fjalës
së bukur shqipe, poeti Përparim Hysi çon te lexuesi, frymë dhe dashuri, forcë
dhe krenari. Fjala e ngrohtë, ngjyrimi dhe figuracioni i thjeshtë, figurat
letrare të përdorura dhe të alternuara
me ritmin, i japin krijimtarisë së autorit ngjyrim, që të ngjall emocion dhe
rrit adrenalinën.
I uroj poetit
Përparim Hysi, jetë të gjatë dhe suksese në krijimtari.