Kulturë
Hysen Ibrahimi: Drita Kosumi Syla - Kohë Vargjesh
E marte, 01.10.2024, 06:28 PM
Sot doli nga shtypi libri i titulluar ''Kohë Vargjesh'', i autores Drita Kosumi Syla, ku pata nderin të jam redaktor i kësaj vepre me poezi. U Shtyp në shtypshkronjën ''LENA GRAPHIC'', në Prishtinë.
Nga
Hysen Ibrahimi
Rruga
e krijimtarisë poetike e poetes Drita Kosumi Syla, tanimë është e dukshme, si
kontiunitet i pandërprerë me vlera letrare poetike. Vargjet e saja poetike të
para, si duket i ka pasur në shpirt qysh herët, që nga mosha e saj rinore, por
me botimin e tyre ajo del para lexuesve me librin e parë të titulluar ''Falma
ke?nge?n varg'', më 2015 dhe vazhdon me krijimtarinë e saj edhe sot e asaj
dite. Duke e lexuar veprën e saj ''Kohë Vargjesh'', përmbledhje me poezi, 2024,
shifet se sa me përkushim autorja sjell koloritin e ambientit duke e shndërruar
në poezi, si një talent i saj i dalë nga bota e sajë prej poetje. Ky horizont i
saj poetik konsiston te talenti, te aftësia e saj sepse kemi vërejtur se ajo
mirret me vargun poetik atë?herë dhe vetëm atëherë
kur ajo nga kurreshtja motivohet nga rrethanat e jetës. Poetja Drita, duke
shkruar vargun artistik për të prekur, për të njohur dhe pushtuar me vargun
ngjarje të reja dhe të pashkruara më parë.
Është
kjo një bredhje e imagjinatës së poetes, e imagjinatës së çliruar
mendjendritur, kur shpesh poetja në poezi shpreh emocionin dhe mendimin. Këtë e
shofim te poezia e saj e titulluar ''Kohë Vargjesh'', citat:
Në udhëtimin tim
Më bënë dritë ca vargje
Koha i pranoi si Diell
Kënga si rreze
Vargje blerimi
Ato për çdo stinë
Lulëzojnë, s’kanë
perëndim
Mesazhi
realist i kësaj poezie apo në vargun e fundit të poezisë, shquhet sidomos kur
poetja udhëtimit të saj me këngë si rreze, vargje blerimi, arrinë të prek
ngjyrat e kujtimeve të kaluara me botën e mbyllur të kujtimeve për çdo stinë.
Kureshtja krijuese e poetes, vlon nga mundësia e të krijuarit në qërim hesapesh
me vetvetën. Uni i saj, jo plotësisht i hapur me lexuesin, por përmes vargut
poetik ajo arrin ta përjetoj shqetësimin dhe synimin e kohës së saj.
Këtë
e shofim në poezinë e saj të titulluar ”NË VARGUN TIM”, citat:
Në vargun tim
Bart shumë kohëra
Shumë stinë
Por një kohë
Kurrë nuk perëndon
Kohës ia ruaj gjurmët
Këngët dhe fuqinë
Poetja
Drita, ashtu siç digjet me mall për vargun e saj, që bart shumë kohëra, shumë
stinë..., ajo njëkohësisht strehon në këtë botë iluzionin e saj përmes poezisë
dhe zbërthen shumë ëndrra të pazbërthyeshme nga përditshmëria, apo edhe nga e
kaluara e kohës kur poetja përmes vargut ia ruan gjurmët, këngët dhe fuqinë.
Poetja
Drita, rëndësinë e gjuhës shqipe nuk e sheh vetëm në qarkun e saj kombëtar, por
ajo edhe përmes poezisë shkruan për vlerën e gjuhës, për alfabetin e gjuhës
shqipe i cili ka lulëzuar në lagjën e saj
“Kodra e Trimave”. Zërin e kësaj lagjeje e nxjerr me të drejtë si një
triumf së bashku me mësimdhënëset, n, në poezinë e titulluar ”SHEMBULL
KRENARIE”, me rastin e 60 vjetorit të
SH.F. ”Zenel Hajdini”- Prishtinë.
Po
shkëpusim disa vargje nga kjo poezi:
Në lagjen time aty ku
jetoj
Quhet “Kodra e Trimave”
Alfabeti në këtë vatër
lulëzoi
Si kopsht me trëndafila
plot
Aty mësuan shkronjat e
para
Djem e vajza nipa e
mbesa
Nga kjo vatër dolën
Inxhinierë profesorë e
Doktorë shkencash
Mësimdhënëset: Nazife
Tahiri
Nazmije Jusufi-Muçolli e
të tjerë
I përcollën shumë
gjenerata
Janë shembull për edukim
Punuan me përkushtim
Si pushka që sjell
lirinë
Po kështu edhe këto e
Dhanë diturinë
Këtu
poetja Drita jep mesazhin përmes vargut, se populli ynë të ardhmën me të
shkuarën bashkon me shumë të drejtë si një ideal të pa ndërprerë si një vizion
i drejtë i rezistencës që nuk don të njoh asnjë pengesë për të ardhmën e
vendit. Vërejmë se te poetja në vargun e saj artistik, thirrja, lexo vargjet:
Vazhdimësi dhuroni
Atdheun krenar nga viti
në vit
Lartësoni
Asnjëher
thrrjet nuk dalin boshe, por si një thirrje me admirim, thirrje e fuqishme me
shpreje poetike dhe përmes gjuhës së fuqishme poetike.
Kjo
është një kërkesë e drejtë e për gjuhën shqipe të kën dimit, për alfabetin që
don ta paraqes si një thesar të kombit në të gjitha kohët edhe në ato të
shkuara edhe në ato kohë të ardhme, sepse shqipja duhet të ruhet, të shkruhet e
të këndohet.
Pra,
te poetj Drita, të arriturat e popullit shqiptar janë frymëzim i
pakontestueshëm që e motivojnë për të shkruar në vargun e saj artisik për
gjuhën shqipe, si gjuhë e zemrës, gjuhë e shpirtit, gjuhë e krijimit, gjuhë e
cila nuk mund të zëvëndësohet me asnjë gjuhë tjetër të botës.
Hysen Ibrahimi,
Prishtinë, 27 shtator 2024