Kulturë
Përparim Hysi: Distikë
E marte, 01.10.2024, 05:10 PM
DISTIKË
(cikël
me poezi,me dy vargje)
Nga
Përparim Hysi
1.Pse
lulet këtu,në emigrim,kanë kaq erë
Sa
në SHQIPËRI e ka një ferrë?
2,Ushtari dhe komandanti
U
hodh në sulm ushatari dhe u vra në betejën e parë
Komandanti
nën çadër,dafinat ka marrë.
3. Po harrova...
Po
harrova të ligën,të më nxjerrin njërin sy
Po
harrova të mirën,të m'i nxjerrin që të dy.
4. Gruaja dhe lulja.
Dhe
ngjan një grua me lulen,sa pika me pikën
A
s'thahen e fishken,të dyja,po nuk u vaditën?
5.PRESIDENTIN BILL
KLINTON
Nuk
kam njohur një PRESIDENT me karizmën tënde
Zemërmadh!Para
fajit:i sinqertë!Kështu ke mbetur në mëndje.
6.Diktatori dhe pëllumbi
Doli
para turmës dhe pëllumbin e paqes lëshoi diktatori
Pllumbi
fluturoi,krahët i mardhën dhe ra e ngordhi.
7. Gjahtar
A
ke menduar ndonjëherë,gjahtar,
SE
vetëm gëzohesh "duke vrarë"?
8.Qeni dhe
"miku"
Më
kafshoi një qen dhe më dhëmbi njëçikë
Më
kafshoi një"mik" dhe dhëmp imishpirt.
9.Një ish-deputet
Bobo,-ankohej,-kam
mbetur pa punë
Dhe
ngaqë qe deputet,paguhej triherë më shumë se unë.
10.Prifti dhe
priftëresha
Prifti
tregonte se ç'kish ndodhur në kishë
Priftëresha
molloiste pa qenë atje hiç.
Tiranë,30 shator 2024