E merkure, 30.04.2025, 10:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Gjithmonë humbës

E shtune, 05.10.2024, 05:36 PM


Mihal Gjergji

GJITHMONË HUMBËS

Mbeta humbës, gjithë jetën

Në pranverën e moshës,

më humbën ca fjalë të rralla. S’i kanë fjalorët.

S’kam ç’bëj,

do pyes të vdekurit, vetëm ata i dinë.

I humba njerëzit e mi, një nga një

Edhe këngët që mblidhja, në një mandile dore

Më humbën dhe ato

Po unë i dëgjoj. I këndojnë zogjtë, lisave në korije

Më donin kokëprerë, si Orfeu

E ndjej, gjysma ime ka vdekur

E përsëri, pema e gjakut do çelë lastarë,

edhe lule.

Buzëqeshjen ma vrau kjo udhë,

ku nderet trishtimi

Eh, udhët tona, me plagë e gjithë gjëmba!

Vetëm varfërinë s'ma morën, imja mbeti (!)

Ndaj bëra tastjerën, ku lodrojnë fjalët

E ndjeni muzikën?

Kthej kokën; turma është larg, shumë larg!

Po unë besoj, besoj te fjala

Vetëm ajo mund të bëjë ringjalljen!

Tiranë, Tetor 2019.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx