Kulturë
Nue Oroshi: Gjaku i Arbrit
E marte, 08.10.2024, 06:50 PM
Gjaku i Arbrit do të jeton edhe për shumë shekuj jo vetëm në trojet etnike shqiptare por edhe të mërgata e madhe atdhetare
(Fjalimi
i mbajtur në Hamburg të Gjermanisë me 27 shtator 2024)
Nga
Nue Oroshi
Të
nderuar pjesëmarrës zonja dhe zotërinj,
E
nderuara Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg zonja
Saranda Krasniqi-Osmani;
I
nderuar Konsull i Nderit i Republikes se Shqipërisë në Hamburg zotëri Kolë
Gjoka;
Të
nderuar ligjerues për të dy librat Sadbere dhe Avni;
I
nderuar veprimtar i palodhur i qeshtjes kombtare Xhelil Musa
Të
nderuar veprimtar shqiptar në Hamburg dhe rrethinë që për katër dekada e keni
mbajtur gjallë shqiptarizmën në Gjermaninë e Veriut
Sot
jemi mbledhur për të kujtuar vëllëzerit dhe motrat tona, prindërit tonë,
gjyshërit dhe stërgjyshërit tonë të cilët u vranë, u masakruan, u debuan dhe
eshtrat e tyre u gjuajtën nëper grrella e përrocka si dhe u bën ushqim për
kafshët e egra tash e një shekull me parë.Jemi mledhur sot për ti kujtuar
dhjetra e mijëra shqiptarë dhe shqiptare të cilët në periudhën historike 1912 e
deri në vitin 1999 përplotë një shekull me radhë u sakrifikuan dhe dhanë jetën
vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në trojet tona
etnike ku i thuhet bukës -bukë e ujit- ujë. Në këto troje ku nënloket tona
shqiptare na rritën me ninullat e djepit ku edhe në ato këngë i këndonin
trimërisë dhe atdhetarisë së të parëve tanë. Sot falë punës së vyer te 86
studiuesve shqiptarë në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga mërgata e
madhe atdhetare kemi para jush dy vepra enciklopedike me 1296 faqe.Në këto faqe
çdo shkrim është i faktografuem më një apo shumë ngjarje historike,më një apo
shumë masakra që kanë ndodhur në trojet etnike shqiptare.
Të
nderuar pjesëmarrës,
Ka
30 vite që mirrëm me botimin dhe përgaditjen e librave enciklopedik por
asnjëheër nuk e kam ndier veten më keq se kur në çdo rresht, në çdo faqe dhe në
çdo kapitull të librit lexon emra të shqiptarëve të masakruar barbarisht nga
Serbia gjenocidiale,kur sheh emra të fëmijëve nga mosha 6 muajsh e deri tek
pleqtë dhe plakat e moshës mbi 80 vjeçarë të vrarë e të therur me singi. Këtë
mund ta bëj një pushtues që është rritur dhe edukuar më politikën e
Qubrilloviqit, Rankoviqit, Millosheviqit dhe shumë kanibalëve tjerë që
asnjëherë nuk janë ngopur me gjakun e shqiptarit.
E
si të mos ndihet intelektuali i prekur në shpirt kur në shkrime, në këto libra
gjenë dëshmi se si ushtarët kriminalë serb në vitet e 1913 dilnin në gjah në
rrethinat e Tetovës dhe Gostivarit për të vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe më
pas krenoheshin me njëri- tjetrin se cili ka vrarë shqiptarë më shumë mbrenda
një ditës shtatë, nëntë apo njëmbëdhjetë. Është e pamundur të sjellim këtu para
jush të gjithë ato krime dhe barbari.
Është
e pamundur të mos të tradhëtoj loti kur nëna Dilë një mirditore pasiqë kthehej
nga Prizreni se bashku me djalin dhe tre mirditorë të tjerë nga Gjugja që
kishte ardhur t´ia blen pajën e nusërisë vajzës se saj në Prizren dhe kur
kthehët në Shqiperi pak pa mbërri në kufi i marrin djalin dhe tre
bashkëshoqërusit e tjerë dhe i vrasin që të katër para syve të nënës Dilë. I
hedhin në një gropë dhe i lën të pambuluar me dhe nuk ngihen me kaq. E marrin
nënën e shkretë e lidhin për një lisi dhe ashtu të lidhur për dy dite e dy netë
e lanë të kthyer me shikim nga djali i saj i masakruar dhe tre mirditorët e
tjerë. E si mos të ndjehët intelektuali i dridhur kur lexon një ngjarje në
Plavë ku 20 fëmijë shqiptarë nga mosha pesë e deri në dymbëdhjetë vjeçare të
uritur vraponin mbas pesë, gjashtë bukëve që kishin lanë ushtarët serb e
malazezë.
Dhe
kur shkojnë për ti marrë ato bukë ata ju hodhen katër apo pesë bombe dhe i
shëndrrojnë fëmijet në copa mishi. Kemi edhe qindra e mijëra raste të tjera të
masakruarve shqiptarë nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare.
Diçka rreth harresës dhe
moskujdesit tonë
Shpeshherë
ne shqiptarëve na ka kapluar sindromi i harresës në histori. Duke mos i shkruar
gjërat na kanë ikur shumë emra të shqiptarëve tanë që janë vrarë, janë
masakruar,janë gjuajtur nëpër pusa dhe nëpër detra.
Është
mirë që mundi i këtyre 86 studiuesve dhe gjaku i dhjetra, mijëra shqiptarëve të
vrarë në shekullin njëzetë mos të mbetët vetëm në librat dhe në shkrimët në
gjuhën shqipe por ato të përkthehën edhe në gjuhën angleze në gjuhën gjermane
dhe në gjuhë të tjera të botës. Ky gjenocid serb është gjenocid i paparë në
histori.Kanë ndodhur gjenocide edhe në vende tjera në mbarë botën.Por ky është
një gjenocid dhe terror i pandalur që ka ushtruar Serbia në trojet shqiptare.
Për një shekull asnjëherë nuk ka kaluar një dekadë pa ndodhur
vrasje,masakrime,dëbime, djegie të shtëpiave, dhunime dhe çdo gjë tjetër.
Në
fund dëshiroj të falënderoj organizatorët e kësaj akademie Konsullatën e
Përgjithshme te Republikës së Kosovës në krye me Konsullen Saranda
Krasniqi-Osmani, për organizimin e kësaj Akademie promovuese e cila nuk hezitoj
fare dhe u angazhua për ta bërë sa më madhështore këtë organizim.Konsullin e
Nderit të Republikës së Shqipërisë zotërinë Kolë Gjoka i cili jo vetëm që është
sot këtu i pranishëm por edhe është zotuar se promovimin e këtyre librave do ta
bëjmë edhe në festën e flamurit në Elmshorn, ligjeruesve që do të mbajtenë
fjalën për këto dy libra zonjës Sadbere Emshiu e cila ka dhënë një kontribut te
çmuar në organizimin e kësaj akademie si dhe atdhetarin dhe studiueisin Avni
Billali i cili ka 20 vite që është angazhuar pa pushuar ta ndihmoj dhe përkrahë
Shoqatën "Trojet e Arbrit" me organizime. Gjithsesi nuk mund ta
përfundoj këtë fjalë pa falënderuar shqiptarët e Hamburgut me rrethinë të cilët
për katër dekada me radhë kanë kontribuar në favorë të çështjes kombëtare ku si
fryt i këtij kontributi kemi edhe deputetin shqiptarë në Parlamentin e
Hamburgut zotëri Sami Musën.Dhe krejt në fundë e kemi për borgj gjenerata jonë
që të lëmë gjurmët në historinë shqiptare. Lënia e gjurmëve tregon se gjaku i
Arbrit do të jeton edhe për shumë shekuj jo vetëm në trojet etnike shqiptare
por edhe të mërgata e madhe atdhetare.Na u priftë e mbara!