Kulturë
Nue Oroshi: Rrokaqielli i këputur, zhburrnimi i të zhburrnuarve dhe qëndresa e femrës Shqiptare
E hene, 07.10.2024, 06:49 PM
Rrokaqielli i këputur, zhburrnimi i të zhburrnuarve dhe qëndresa e femrës Shqiptare
Nga Nue
Oroshi
Rrokaqielli i këputur shpeshherë flet me
diellin mistik. E dielli mistik gjithmonë këputej rreth realitetit i cili nuk
ka të bëj me diellin real që sa herë që rrezon është në të mirën e njerzëzimit.
Njerëzimi shpeshherë këputë hallka në mes të realës dhe imagjinarës ku këputën
fijet e penjëve që shpeshherë ngatërrohen në lëmshin i cili kërkon zgjidhje për tu drejtuar por prapë përfundon i
rreshtuar në mbrojtje të ftoftësisë të cilën e sjellin rrezet e henës të cilat
nuk shkëlqejnë asnjëherë.
Rrezët e
hanës gjithmonë janë si ata burra të zhburrëruar të cilët mbetën vetëm duke
shikuar punën e suksesët e tjetrit, dhe duke gjelozuar për punën që kryejnë të
tjerët me plot mund e sakrifica, por kurrën e kurrës nuk u banë burra të
vërtetë për ta parë realitetin në sy qoftë edhe realitet i hidhur. E në anën
tjetër kur shikon pjesën tjetër të medaljes në krahë të rrinë burra dhe gra
atdhetare të cilët janë të lidhur ngushtë me rrezët e Diellit. Ata dhe ato
asnjëherë nuk i kaplojnë hijet e hënës. Janë të lidhura fortë për diellin,
ajrin,tokën dhe nënëlokën.E në skajin e një burimi aty ku një krua sjell ujin e
pastër sillën e pshtillën vërdallë katranët (peshvagjitë)
për ta ndotur pak ujin e pastër të tokës Arbërore. Aty shpeshëher me kujtohet
dialogu dhe kërkesat e një djali të ri që i drejtohet nënës se vetë duke i
thënë: " Nënë e dashur pse të gjithëve ju këndohet
kënga e mua jo? Nëna i thotë i dashuri djalë puno e shikoj punët e shtëpisë se
atyre që ju këndohej kënga, janë marrë dhe mirrën me punë të tjera kombëtare. " Por Prenushi ishte punëtor, gjithmonë
insistonte që ti këndohej kënga. Një ditë herët në mëngjes ai duke prerë dru i
kërcen sëpata dhe i bie këmbës. E lëndon bukur shumë këmbën dhe vjen me vrap në shtëpi. Kur e sheh nëna e vet
në atë gjendje edhe pse kishte dhmbje ajo nga mbrendësia e shpirtit i nxjerr
këto fjalë: " O Prenush- Prenushi
i nanës tuj pre dru nër hije të hanës të kcej sakica e të ra kambës, ja kajte
vetit rrakatelin e samës. " E po sikur Prenushi të priste Diellin dhe të prente drutë nën rrezët e
diellit jam thellë i bindun se nuk do ta priste këmbën. Por është fatkeqësi se
shumë shqiptarë kishin pasë punuar nën rrezët e hanës dhe nuk e kishim pas
ditur. Ata tash deshën apo nuk deshën patjetër duhet të dalin në rrezët e
diellit dhe të arsyetohën
para shefave të tyre për pagesat që ju kanë kryer për ta dëmtuar çështjen
shqiptare tash e shumë vjet me radhë. E po çfarë janë burrat e zhburrnuem më
pyeti një mik. Çfarë e dallon burrin e vërtetë atdhetarë nga ata burrat e
zhburrnuem?! Burrat e zhburrnuem janë ata burra që asnjëherë nuk kanë qenë
vetvetja. Ata kanë
hedhur vallën dhe e hedhin serish në bazë të udhëzimeve qe ju jep punëdhansi i
tyre. Dhe quditërisht ata marrin punë çdo kund ata punësohen edhe të armiku
vetëm e vetëm për ti mbushur xhepat e tyre.
Kurrë
nuk u nginë të shkretit por gjithmonë mbetën të zhburrnuar me kokën poshtë. Ata
e mbajnë gjithmonë kokën ulur për faktin se asnjëherë nuk janë në gjendje ta
shiqojnë shqiptarin e vërtetë në
sy.Nuk mund ta shiqojnë për faktin se kanë punuar gjatë nën hije te hanës, por
si duket do të vjen koha kur do ti bien sakicë kamës dhe do t´ia kajnë vetit
rrakatelin e samës.E derisa flitët për rrokaqiellin e këputur dhe zhburrnimin e
të zhburrnuarve dua ti them edhe disa fjalë për femrat tona heroina. Shumica
prej tyre kanë punuar dhe po punojnë drejt për çështjen tonë shqiptare. Jo
vetëm Marie Shllaku që fjalët e fundit që i tha se Kosovë në çfarë gjendje të gjeta dhe sa te mjerë po te
la, Kosovë gjaku im tu baftë dritë. Por edhe shumë nëna tona heroina
ishin ato që i lindën dhe i rritën luftëtarët e Shqipërisë Etnike dhe ju thonin
kur shkonin që ta mbrojnë atdheun: Shko
bir shpejt se u
vonove-shko aty ku prehën zanat-se në mal do të prijnë Marku e Lleshi dy Kapidanat. Këto ishin fjalët e nënës së Gjon
Mëlyshit që e përcillte djalin në luftën antikomunsite. E heroinës tjetër
Bardhe Krosit ata të
zhburrnuarit komunista që luftonin kundër shqiptarve atdhetar dhe kishin në
krah rus e serb përveç torturave i dhanë edhe një kilogram kripë por nuk u
dorzua asnjëherë dhe nuk i doli asnjë fjalë nga goja. Kurse heronës Marie Tucit
kriminel Seiti e kishte futur në një thes me maqokun –ajo fjalët e fundit i tha:
''Nan' e
dashtun, sot po vdes
më kanë futur,
në një thes
lakuriq, tok
me një mace
më kanë mbyll,
në thes linace
N'burg të
Shkodrës, po m'del shpirti
po ma merr
nan', shef Seiti
jashtë thesit,
shqip po flasin
më shqelmojn',
e më godasin
ligësia, nuk
ka ngjyrë
shqelm në
bark, shqelm në fytyrë
Nënat tona heroina asnjëherë nuk e njohën nënshtrimin.Ato i rritën
fëmijët si molla në rrem i bënë dijetar dhe luftëtar dhe nuk ishin të
rastësishme fjalët e kriminelit Çubrilloviç i cili në prag të vdekjës tha „Fitoj nëna shqiptare".E derisa shikoj
rrezët e diellit shpeshherë në portretët e atdhetarve dhe atdhetarve me shfaqën
rrudhat e ballit, këto rrudha te trimërisë që personifikonin heqjet dhe
veshtirsitë që kishin kaluar gratë dhe burrat atdhetarë më rrinë gjithmonë në
mendje dhe me thërrasinë se gjatë tërë jetës duhet të qëndrosh vertikalishtë.
Sepse te shikuarit drejtpërdrejtë në sy çdo person pa tu trembur qerpiku i
syrit kur gjatë tërë
jetës e ke ruajtur vetën për të mos ra
pre e lakmisë së momentit, të japin forcë për ta vazhduar luftën dhe përpjekjët
deri në momentët e fundit të jetës. Kurse ata te zhburrnuarit që ishin kanë
mshefur nën hijën e hanës do ti përcjellin fjalët e nanës së Prenushit...Hajt
Prenush -Prenushi i nanës...