Kulturë
Ilir Muharremi: Bukuria
E diele, 06.10.2024, 06:50 PM
Bukuria
Nga
Ilir Muharremi
Bukuria
është një pasqyrë shumëanëshe, një përzierje racash dhe ADN-sh, diçka që ne të
gjithë luftojmë për ta arritur. Ajo është ajo që shohim, por edhe ajo që
ndjemë; ndjenjat tona janë vetë besimi ynë, dhe kjo ngre pyetje për natyrën e
saj. Lufta për të kapur bukurinë është një sfidë e vazhdueshme që pushton çdo
zemër dhe çdo krijesë.
Dukja
e saj është superiore, çdo detaj i ekzagjeruar: skalpi, flokët, vetullat, sytë,
mollëzat, hunda, buzët, mjekra pjesët e jashtme që formojnë imazhin tonë të
saj. Por, çfarë është bukuria përveç kësaj? A është ajo diçka më e thellë, një
heshtje e brendshme që kërkon vëmendje?
Në
këtë botë, bukuria është një vlerë që shpesh ngjall konkurrencë. Femra, fytyra,
simetria të gjitha këto përmasa e identifikojnë atë. Por a është bukuria
thjesht një përcaktim fizik? Ajo përmban në vete një kërkesë të natyrshme për
harmoni dhe ekuilibër. Shpirti ynë ndjenë aromën e bukurisë, duke kërkuar veten
në të.
Filozofët
mund të japin shumë përgjigje, por bukuria shpesh mbetet misterioze, e fshehur
pas një perde heshtjeje dhe ekzistence. Ajo gjen rehati në thjeshtësinë e saj,
pa ekzagjerime, nën simetrinë e natyrshme. Bukuria nuk është thjesht një akt
fizik; ajo është një gjendje ekzistence, një afërsi që e ndjen, por që vështirë
se mund ta shpjegosh.
E
bukura është më shumë se sa një imazh; ajo është dielli në perëndim, qielli që
kuqëlon nga drita e tij, një peizazh që krijon lidhje me natyrën dhe nevojat
tona emocionale. Rrezet e saj krijojnë kontraste që i japin jetë çdo gjëje
përreth.
Njerëzit
e ndjejnë nevojën për bukuri; ata e kërkojnë, e adhurojnë, dhe e shfrytëzojnë
atë për të gjetur kuptim në ekzistencën e tyre. Puthen për të, shtrëngohen në
emër të saj, dhe japin rininë për të. Martesat, një nga format më sublime të
bashkimit, shpesh lindin nga dëshira për bukuri.
Por,
a mundet kjo të zgjasë? A është bukuria një sunduese që e pushton gjithçka?
Mendoj se, për sa kohë jeta ekziston, ne do të përulemi përpara saj. Ajo është
një forcë që tejkalon çdo gjë nuk ka asgjë më të madhe se bukuria.
Bukuria
është një art pikturë, skulpturë, roman, poezi. Ajo tërheq gravitetin e jetës
dhe të natyrës, duke krijuar emocion dhe lidhje. Anashkalimi i saj krijon
vështirësi, sepse rrezet e saj janë më të forta se çdo sfidë.
Kështu,
le të rregullojmë bukurinë në forma që na prekin thellë, duke e përjetësuar atë
si një trashëgimi emocionale, poetike dhe filozofike.