E shtune, 09.11.2024, 12:41 AM (GMT)

Kulturë

Agron Tufa: Ka diç që pengon ta shoh perspektivën…

E marte, 08.10.2024, 05:49 PM


Agron Tufa

Ka diç që pengon ta shoh perspektivën…

Shpalosen vargmalet. Të largët. Të trishtë.

Njëra palë përgjumësh: vargmalet a unë?

Ka diç që pengon ta shoh perspektivën -

një perde që rrah ta shmang vazhdimisht.

Mjegulla majë malesh kthjellimin e mund;

shmang perden dhe prapë, diç prore përhumb

atje, nga vështrimi flatrim rreh të çajë -

kështjella kreshtash lartohen kurorë

të ngrehura si pirgje në tymin e bardhë -

ma fshehin enigmën pështjellë nën dëborë.

Çka fshihet atje që s'e arritkam dot?

Pse pamja largohet sa afrohem unë?

Gjithë perdet i gris: me sy mbyllur fort

kalëroj mbi kreshta si t'isha furtunë.

Tash dritë gurgullon nga angrrat e mia;

vetveten ndriçoj si t'isha varvashkë:

kur shuar të bie përfund nga stuhia,

vjen bora t’na kallë me enigmën bashkë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora